Kazanova “shqiptar” i shkrimtares Mira Meksi!

May 11, 2019 16:22

Kazanova “shqiptar” i shkrimtares Mira Meksi!

Nga Bardhyl Ermini

Afro dy vite më parë në një të përditëshme, me nje titull thuajse triller “Pse gratë i vrasin pa vetëmbrojtur”, autorja e shkrimit rradhit disa shifra fatale lidhur me trajtimin e femrave. “Nga dhuna në familje, në botë çdo dy ditë vdes një grua, në rang botëror në çdo 5 gra njëra dhunohet, kurse në Shqipëri edhe më keq, dhunohet një grua në çdo 4 gra.

Në një nga emisionet e France 2, drejtuar nga legjendari Jean-Luc-Delarue, konkludohet se ‘Shtëpia është bërë sot një vend më i rrezikshëm se rruga dhe se vetë gratë nuk denoncojnë, nuk vetëmbrohen… askush nuk i mbron sigurshëm, as shteti, as ligji, as shoqëria… mbetet t’i mbrojnë veç Erinitë (shpirtrat femërorë hakmarrës), por edhe këto, me sa duket, janë të përgjumura…’ Pesëmbëdhjetë vitet e fundit në Shqipëri, pothuaj në asnjë rast, mjekësia ligjore nuk ka konstatuar shenja të vetëmbrojtjes, të luftës për të mbrojtur jetën, mbi trupin e grave të vrara nga bashkëshortet apo të dashurit e tyre.

Duket sikur ato i janë dorëzuar pa asnjë kusht vdekjes nga dora e atyre që kanë dashuruar, sikur i janë blatuar një vendimi të epërm. ‘Po ç’më duhet mua jeta pa të!’, janë fjalët që nuk rreshtëte së thëni një grua e re nga fshatrat e Prrenjasit, që i mbijetoi goditjeve me thikë të të shoqit, të arrestuar nga policia”. Shkrimi i mësipërm, ka për autore shkrimtaren Mira Meksi, e cila ka kohë, që klith mbi këtë temë, për dashurinë njerëzore.

Herë nën “Frosinën e Janinës”, pastaj në sallonet e Versailles, nën “Ngjyrën e kuqe të demave”, në betejat e gruas të madhe Teutes të Ilirisë, e deri në botën e misterëshme të aztekëve, duke ju falur Quetzalcoatl-it “Pa zemër në kraharor”, ndër qindra tregime, novela e përkëthime, e shohim atë duke ecur, duke gjyrmuar e duke rrëmuar me atë pendën e vet inteligjente e me fantazinë e saj, që rrafshon hapësira mijra vjeçare, duke i sjell ato ashtu si degë të lulëzuara, me një trokitje të lehtë, duke ju fryrë mu pas dritares tënde atyre aromat maramendëse.

Çfarë urrejtje e tmerrshme ndaj asaj që konsiderohet sundimtarja natyrale e kësaj bote, ndaj gruas! Nuk janë fjalët, nuk janë ngjyrat e “8 marsit”, nuk janë paradat, apo “one stop shop”-et, ato që rrëfejnë për këtë “krim”, në thonjëza për pasaktësi juridike, e pa thonjëza në jetën e përditëshme, brenda të cilës qysh prej lindjes të shoqërisë, vazhdon e vazhdon të qëndrojë mbi shpinën e saj këjo padrejtësi.

“Emancipimi i femrës është emancipim i shoqërisë”, ja nën këtë dogmë kemi lindur e me këtë do largohemi nga kjo jetë. Po pse kështu? Si është e mundur që një forcë e tillë si femra, shtrati i formimit biollogjik të shoqërisë njerëzore, forca që “instiktin shtazarak”, të ardhur prej dyqind mijë vitesh larg e ka kthyer në një qënje me ndërgjegje, të mund të ketë kaq pak peshë në këtë botë hipokrite? Me sa duket ende njeriu, (kujdes, njeriu!), domethene jo vetëm burri, por dhe vetë gruaja, ende nuk është shkëputur nga bota e kafshëve, ku vazhdon e vendos forca e jashtëme fizike e jo energjija e brëndëshme. Sepse vetë burimi i kësaj energjije, gruaja, akoma në tërësinë e saj, nuk e ka kuptuar ende se energjia që ajo akumulon duket sikur rritet me katrorin e dhunës që ushtrohet ndaj saj, energji e cila në gjendje latente, të fshehur, gërryen gjithëçka, deri edhe burimin e kësaj, feminilitetin.

Nuk më ka vajtur ndonjëherë në mëndje se mund të lexoja ndonjë libër për Kazanovën. E kam konsideruar te bollshëm atë që kemi parë në filmin e Federico Fellinit në kohën e antenave nën çati, mbi bazë të të cilit kam patur përherë parasysh një burrë “fantazëm” krejt në të zeza, që nën “errësirën” e viteve shtatëqint, krijoi legjendën e një aventurjeri, oratoria dhe “potenca” mashkullore e të cilit “trashëgoi” një emër, i cili edhe sot emërton meshkujt që “kullosin” lule më lule, pamvarësisht nga lloji apo era e tyre. Kaq!

Nuk paskish qënë e thënë që për këtë personazh të mësonim diçka më tepër. Sa ka ekzistuar ky personazh e sa ishte pjellë e fantazisë? Bëhet fjalë për vitet e shekullit te 18-të, kur pas Rilindjes, njerëzimi kurorëzon idetë dhe konceptet e saj në zhvillimin e përgjithshëm historik, shpërbërjen e plote te feudalizmit, ngritjen e gjithanëshme të borgjezis bashkë me afirmimi i kapitalizmit, periudhë këjo që kurorëzohet me Revolucionin francez të vitit 1789, që i “preu koka” monarkive absolute.

Nuk mund ti “shpëtonte” ky personazh i dyfishtë, ky mit i dashurisë enigmatike, pendës të shkrimtares tonë, e cila ka botuar këto kohë një libër ku “mbizotëron” novela e titulluar “Hakmarrja e Kazanovës”. Ky libër tashmë me siguri që është rradhitur në krejt nëpër bibliotekat personale e duhet të lodhesh fort për të gjetur ndonjë kopje të “haruar” në ndonjë librari periferije. Hakmarrja e Kazanovës? Po! Ja, në këtë  “kurth” e ka futur këjo “hetuese” e letërsisë moderne shqiptare, po të doni ballkanase, lexuesin e vet! “Hakmarrja e Kazanovës”! Hakmarrja e këtij “magjistari”, suksesi i të cilit për më tepër se dy qint vjet, ka okupuar qindra investigatorë, për të zbuluar kodin e suksesit të tij, manualin e të sjellurit ndaj femres, “Il manuale dell Amore”, mënyrën e triumfit mbi këtë “ kështjellë” mitike, ndaj të cilës çdo lloj “ushtrije” thyet.

Shqiptarët “ndoshta jane raca më e bukur në botë. Gratë janë të hijshme, vajzat arnaute janë shumë të bukura dhe kostumi i tyre është shumë piktoresk. Hijeshine e trupit e ruajnë më gjatë pasi rrojnë përjashta në ajër të lirë. Janë ato gra që në raste rreziku e nevoje shkojnë në luftë përkrah burrave dhe kurrë nuk dorëzohen për të mbrojtur nderin e tyre”. Janë fjalë këto, që mbi dyqint vite më parë Bajroni i shkruante të jëmës. E po mirë pra! A ka ndonjë ndjenjë më të lartë e të denjë për të mbajtur e riprodhuar këtë “racë më të bukur në botë”, përveçëse nje dashurie, rrënjët e të cilës ushqehen vetëm me shpirtra te çiftëzuar?

Le ta themi se, pikërisht këjo enigmë, riprodhimi i bukurisë të shqiptareve, enigma e “Manualit të dashurisë” e ka intriguar “keqas” shkrimtaren Mira Meksi, e cila “dërgon” në  “Trinity College”, në Toronto të Kanadasë profesorin e arkeollogjise të Universitetit të Tiranës Arbër Mazniku, pranë profesoreshës Sydney Fox, një nga gjuetaret më të mëdha të relikeve të lashta. Një “Manual”, me të cilin, me sa duket shkrimtarja kërkon që edhe shqiptarët të njihen me të, pa dyshim si një popull që ka aritur të mbijetojë shekujve, pikërisht nga instikti i vetë dashurisë, i cili ka ditur ta çlirojë atë nga prangat e lidhjeve primitive gjinore, nga ngjizja e kësaj ndjenje në mënyrë natyrale, e që e ka mbajtur këtë popull të pastër si krijesë. Ky është edhe çasti kur Kazanova bie krejtësisht nën “sundimin” e shkrimtares tonë, penda e të cilës e ka “kryqëzuar” keqas, nëpërmjet të “dërguarve”, prej të cilëve kërkon të vërtetën e “enigmës”.

Ta shohim! Një dyluftim i pabarabartë në fakt nga pikënisja e kohës, ndërmjet Kazanovës, i cili sipas “Grande dizionario enciclopedico” është një figurë me një veprimpatari të lartë letrare, “magjistar” dhe një nga aventurierët më të mëdhenj të gjithë kohërave, vepra kryesore e të cilit “Historia e jetes time”, e kanë vendosur atë ndër shkrimtarët e mëdhenj të 700-ës, një pararendës të prozës moderne, rreth të cilit janë bërë mbi 400 botime në 20 gjuhë të ndryshme; si dhe shkrimtares shqiptare, sot një nga “udhëtaret” më të spikatura shqiptare, “aventurat” letrare të së cilës fillojnë nga Ballkani, kalojnë Apeninet e Pirenejtë, vazhdojnë nëpër thellësitë e vargmaleve të Sierra Madre-ve të Meksikës të lashtë e përfundojnë në Andet argjentinase, hapësirën gjeografike të të cilave e ka mbuluar me faqet e dhjetra romaneve, novelave, tregimeve e mijra faqeve të përkëthyera nga gjigandet e kësaj hapësire.

A mund ti rezistonte tundimit shkencor arkeologu i ri Mazniku për të gjetur këtë manual? Ndofta duke e gjetur, mbase do ta zbulonte “melhemin” e shpirtit të këtij dashnori universal, të Kazanovës, e nëpërmjet këtij zbulimi mbase i afrohej të vërtetës rreth hipotezës, se përveçëse ky “Manual” është shkruar nën dritën e shpirtit, pamvarësisht errësirës të burgut, ay mund të definonte më së fundi atë çka Kazanova premtonte, se ekzistonte mundësija e asaj që e kishte paralajmëruar markezën d’Urfe, “për të rilindur në një tjetër trup, për ta mbarsë atë me vetveten”.

E si te mos luftosh deri në fund të zbulosh se çfarë përfaqësonte “dashurija e përjetëshme” për këtë njeri të çuditshëm, që sipas studjuesit të tij Cvajgut të madh, “bashkë me epokën, rilindëte edhe njeriun prej mishi e gjaku, i cili vlerësonte se sensualiteti i femrës nuk është bashkimi i saj me djallin, por është kuptimi i vërtetë i jetës, është ndjenja më natyrale, që lidhet drejt për së drejti me të qenurit femër”. Pa shikoni se si mendon Kazanova afro 300 vite më parë!

“Mungesa e dëshirës për seks është një mëkat kundër “shpirtit të shenjtë, kundër Zotit dhe kundër natyrës dhe se njeriu në çdo rast e në çdo kohë duhet ta çlirojë këtë ndjesi të tij trupore, ta mendojë atë si të lirë e të pafre”. Një qint vite me pas, Frojdi ariti te spjegoje njeriun, jetën dhe shëndetin e tij, pikërisht duke u mbështetur në devijancat nga normaliteti i jetës të tij seksuale, nga frenimet e saj, të cilat janë thuajse baza e teorisë të vet të mrekullueshme e në të njejtën kohë, ndofta baza më e rëndësishme e terapisë, nën të cilën kurohet bota mendore dhe e çekujlibruar e miljona njerëzve, që vuajnë tmerrin e sëmundjeve të rënda mendore.

Është thuajse e pamundur që të futesh nën “perandorinë” rracionale të pendës qëmtuese të shkrimtares Mira Meksit, e të mos arrish, atje ku ajo mendon se qëndron e vërteta e “përtëritjes të jetës”, në reaksionin e dashurisë nëpërmjet rikrijimit të personazhit, në këtë rast “rikrijimin” e Kazanovës që flet e mendon shqip. Ja se çfar thotë shkrimtarja mendjekthjellët, kjo mjeshtre e artit të të shkruarit shqip, për Kazanovën “e vet” tashmë, duke bërë të qartë pozicionin e saj, e bashkë me të edhe të botës të emancipuar, “… Ai është kryemjeshtër i artit të dashurisë, përshkruan … ku femra është perëndesha dhe mashkulli skllav i saj. Kazanova i adhuron gratë, admirimi, respekti dhe fisnikërija e drejtojnë në çdo veprim ndaj tyre. E ka të pamundur t’i jepet aktit intim, pa e dashuruar partneren. I fal gjithëçka dashurisë, jepet i tëri, shkrihet dhe digjet gjer në fund për të… E vetmja gjë që nuk fal dot grave që dashuron, është lirija e tij”. Le ta themi se me këtë rast, kemi thënë edhe thelbin e Kazanovës të Mira Meksit : “e ka të pamundur t’i jepet aktit intim, pa e dashuruar partneren”.

Seksi pa dashuri, është instikt. Kafshët nuk dashurojnë! Ndërkohë që dashuria është refleks i kondicionuar, një proçes që ka lindur paralelisht me njeriun e brenda tij, një ndjenjë që perfeksionohet bashkë me të, e cila në se do të pretendonim për “perfeksion”, për “dashurinë e përjetëshme”, ajo do të ishte edhe fundi i njeriut, si qënje me ndërgjegje, baza e jetës të të cilit është perfeksioni i përhershëm. Ashtu siç “sa më tepër dimë, aq më tepër rriten pikat e kontaktit tonë me të panjohurën”, ashtu edhe në dashuri, sa më thellë të zhytesh në universin e saj, aq më tepër shtohet hapësira e panjohur dhe e pafund mbi të. Sa më tepër ajo i afrohet krijimit e përsosjes të saj, aq më tepër ajo rrit rrathët e kërkesave, shumfishon qendrat e saj.

Atë ditë kur njeriu do të deklaroje se di gjithëçka, në këtë “ditë” mer fund edhe bota, jeta e njeriut në të. Në momentin kur njeriu nuk do vazhdoje më perfeksionimin e përhershëm të kësaj bote, nëpërmjet perfeksionimit të dashurise të burrit ndaj gruas, pra kur ai do të “deklarojë” se ka zbuluar formulën e “dashurinë e përjetëshme”, ai ka vendosur “dënimin me vdekje” të tij, fundin e botës. Ashtu siç dijet rriten dhe përsosja e tyre rrit zhvillimin e përsosjen e vetë kësaj bote, ashtu edhe dashurija rrit përsosjen e saj, nëpërmjet të cilës jeta e njeriut përsoset në përputhje me vetë botën.

Kujdes! Po flasim për çdo lloj marrëdhënie brenda “hemisferës” të dashurisë, e jo vetëm te një refleksi të saj, martesës. Kjo është edhe lejtmotivi aq inteligjent që “shkencëtarja” e fjalës shqipe Meksi i ka vënë për misjon Kazanovës të “saj”. Perfeksionimi i dashurisë vendosja e balancës të duhur të bazës të kësaj dashurije, raporti i saj me femrën, ky është misjoni i njeriut të barabartë me veten, me këtë krijesë të përsosur të natyrës, e cila i ka dhënë atij, dhe vetëm atij të drejtën për të ndërhyrë, për ta përmirësuar në mënyrë të vazhdushme, për ta “perfeksionuar” atë.

Në të kundërt, në se njeriu gënjen vetën, duke menduar se e njeh këtë natyrë, të cilës mund t’i vendosi deri edhe kufij, se mund të përcaktojë apriori sjelljet, jetën në intimitetin e saj, apo për më tepër të përcaktoje “dashurinë e përjetëshme”, ai nuk e ka më të drejtën ta vazhdojë, ta gëzojë këtë natyrë, jetën që ajo i ka dhuruar. Ja këjo është edhe “vendimi shkencor” i Mira Meksit, e cila në këtë mënyrë ka konsakruar këtë “formulë” të saj. Ndiqeni jetën e personazhit kryesor, shqiptarit që qëmtoi dhe e preku me dorë “Manualin e dashurisë” të Kazanovës dhe formulën e tij të “dashurisë të përjetëshme”, e do të bindeni se si shkrimtarja, që ka arritur në një perfeksion të mënyrës të të shprehurit në shqip, ka mbritur ndofta edhe në majën më të lartë, mbi të cilën duhet të synojë emancipimi i shoqërisë tonë : çdo lloj dashurije e pamerituar, mund të arijë të zotëroj vetëm trupin e femrës e jo dashurinë e saj. Sepse këjo dashuri ka fluturuar aty ku e ka vendin, “në botën e venecianit të saj”.

Por, për t’a lexuar me ndjenjën e shijes të vërtetë shkrimtaren Mira Meksi, do të rekomandoja lexuesin e respektuar, para se ta fillojë leximin e librit, këtë “Hakmarrja e Kazanovës”, të lexojë mundësisht tregimin “Lajthitje”, në fund të tij. Pasi i kalon përsëpari të njëzeteshtatë rreshtat e këtij tregimi, pasi i kthehesh edhe njëherë duke mos ju besuar syve, vetëm të tretën herë bindesh se  ke lexuar një roman të tërë.

Me të vërtetë roman! Tetë rreshta për ditën që kaloi. Trembëdhjetë rreshta për pjesën e jetës që kaloi, bashkë me këtë ditë. Dhe në fund gjashtë rreshta për tragjedinë më të madhe të jetës që vjen. Hiçit, kotësisë e pendesës të pavlerë, në se dy të parat nuk  kanë aritur të rregullojnë rritmin e jetës të vërtetë, dashurinë e merituar. Megjithëse para çdo gjëje tjetër, qëndron kushti që të gjendet ajo librari ku mund të ketë mbetur ndonjë kopje e këtij libri.

 

 

 

 

 

 

 

 

May 11, 2019 16:22
Komento

6 Komente

  1. Traplliqe injorantesh .nji shkrim qe i ngjan nji Corbe alla turka . May 11, 18:37

    Si nuk ju vjen zor ,qe perdorni emra terma te shquara te historise Botes se civilizuar ,
    nderkohe qe sdini te shprehni ate cfar mendoni .
    Bote idiotesh te pandreqshem .

    Eshte koha qe ne Shqiperi ti thohet Stop – Lajthitjes

    se te ashtuqujturve kritike apo shkrimtare .

    madje edhe ky mazllum qe ka bere e prure ktu kte shkrim ordiner nee cdo kendveshtrim .

    Spektaklin nuk e ben veshja e as reliket varur qafes se idiotit ,
    por dicka tjeter ,qe ju aty as nuk e dini e as keni per ta mesuar kurr
    sepse jeni thjeshte Sharlatan !

    Reply to this comment
  2. Traplliqe injorantesh .nji shkrim qe i ngjan nji Corbe alla turka . May 11, 18:38

    Si nuk ju vjen zor ,qe perdorni emra terma te shquara te historise Botes se civilizuar ,
    nderkohe qe sdini te shprehni ate cfar mendoni .ose deshironi te shprehni .
    Bote idiotesh te pandreqshem .

    Eshte koha qe ne Shqiperi ti thohet Stop – Lajthitjes

    se te ashtuqujturve kritike apo shkrimtare .

    madje edhe ky mazllum qe ka bere e prure ktu kte shkrim ordiner nee cdo kendveshtrim .

    Spektaklin nuk e ben veshja e as reliket varur qafes se idiotit ,
    por dicka tjeter ,qe ju aty as nuk e dini e as keni per ta mesuar kurr
    sepse jeni thjeshte Sharlatan !

    Reply to this comment
  3. kazanova shqiptare loool !!!!!!!!!!!! May 11, 19:29

    KRAHASIM OSEE ANALOGJI ME IDIOTE

    S’MUNDET ME TAKU NE ASNJI VEND TE BOTES

    DUKET QE KTE AUTOR TE SHKRIMIT APO SHKRIMTAR

    TA KEN PAS RREMBY DIKUR ALIENET E

    KEQPERDORUR / KEQTRAJTUAR

    KTO JANE SHKRIME SKANDALOZE VERTET QE

    NXIJNE ARTIN E LETERSISE

    SHKONI MER ME PAR VIZITOHUNI SE ME FILLU ME

    SHKRUJT IDIOTLLIQE

    ALLAH-ALLAH C’NA KA GJET ME SKICOFRENET

    Reply to this comment
  4. cere ka shkru ky Rryli ktu mer jahu ! May 11, 19:42

    hahahahahaha
    di ene Rryli me shkrujt Kazanova .
    kjo n’foto ,mos osht ajo shItsja e patave ke tregu katnarve ?
    shkruka ene kjo e ?
    hahahahahaha

    Reply to this comment
  5. demo May 12, 11:26

    Jo cdo idiot i thote vetes shkrimtar.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*