KE apel Berishës: Dialogo me ish të përndjekurit

November 6, 2012 16:53

KE apel Berishës: Dialogo me ish të përndjekurit

Vdekja e ish-të burgosurit politik, Lirak Bejko ka tërhequr vëmendjen e Brukselit. Komisioni Evropian ka shprehur keqardhjen për vdekjen ish grevistit të urisë, duke theksuar se është shumë rëndësishme të mos inkurajohen akte të tilla ekstreme që sjellin humbjen e jetës. Duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve për mosreagimin e qeverisë ndaj komunitetit ndërkombëtar, i cili kërkoi dialog me grevistët e urisë për të shmangur ngjarje të tilla tragjike, Stano rikujtoi se edhe Komisioni Evropian ka kërkuar dialog në respekt të ligjeve e të institucioneve të vendit. “Ne e kemi thënë disa herë, po e ritheksoj, që ne kërkojmë një dialog të hapur midis individëve, shoqërisë civile dhe autoriteteve të vendit. Kjo duhet bërë duke respektuar kuadrin ligjor dhe institucionet e vendit. Ne po e ndjekim këtë problem nga afër për të parë se si do të shkojnë zhvillimet në vend”, u shpreh Stano.

Apeli i KE

Zëdhënësi i Komisionerit për Zgjerimin, Fyle, Peter Stano tërhoqi vëmendjen, se “është e domosdoshme të bëhen përpjekje për të vendosur dialogun” për të diskutuar problemet e ngritura nga ish-të burgosurit politikë, duke respektuar legjislacionin në fuqi dhe institucionet demokratike të vendit. Lirak Bejko kishte afro 20 ditë që luftonte me vdekjen në një nga spitalet e Barit në Itali, derisa mëngjesin e ditës së premte, trupi i tij nuk i ka përballuar më dhimbjet. Lirak Bejko ishte babai i dy vajzave, emri i të cilit u bë i njohur vetëm pas vetëflijimit, duke i vënë flakën vetes, gjatë grevës së urisë së ish-të përndjekurve, për të kërkuar dëmshpërblimin e viteve të burgut.

November 6, 2012 16:53
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*