Kë donin të vrisnin tre killerat e Durrësit?

January 19, 2016 18:53

Kë donin të vrisnin tre killerat e Durrësit?

Gazmend Dervishi, Dritan Nikolli dhe Bruno Shehu janë tre personat që policia ka vënë sot në pranga pasi kishin planifikuar të kryenin një atentat për të ekzekutuar një person në fshatin Manëz të Durrësit.

Por ndaj kujt kishin planifikuar atentat ata?

Panorama thotë se në fshatin Manëz janë dy fise të cilat kanë një konflikt të hapur me njëri-tjetrin prej vitesh.

Njëri prej këtyre fiseve dyshohet të ketë thirrur, porositur dhe paguar vrasjen e një personi të fisit tjetër me të cilin kanë konflikt.

Por Policia zyrtarisht thotë: “Në thelb është një konflikt midis dy grupeve kriminale për prishje të pazareve në fushën e lëndëve narkotike dhe lidhet më një tentative vrasje midis tyre”.

Sot tre personat e paguar, kishin vendosur të kryenin krimin, dhe policia i ka kapur në flagrancë, teksa këta po qëndronin në gatishmëri.

Mësohet se në momentin e arrestimit, këtyre personave iu janë gjetur një armë automatike dhe 30 fishekë, 2 maska, 3 doreza dhe dy bidona me benzinë.

Kur kanë pikasur praninë e policisë, ata kanë braktisur automjetin dhe kanë vrapur më këmbë e janë futur në tokat bujqësore në Manëz.

Policia i ka arrestuar në një terren shumë të vështirë pasi kanë tentuar të futen në pyll.

Ata po mbaheshin prej një jave nën vëzhgim nga policia e cila kishte marrë informacione për një ngjarje kriminale të lidhur me këtë grup.

January 19, 2016 18:53
Komento

1 Koment

  1. N.VJOSA January 19, 19:18

    Policia shqiptare, edhe pse ne nje vend te inkriminuar thelle ,
    si pasoje e qeverisjes se mbrapsht te nje Rrumpalle dhe te nje Bixhozxhiu,
    po punon me sukses!
    Kush besonte se Lazaratit do ti kendonte kaq shpejt Qyqja?!…
    Te medha jane sukseset e policise shqiptare ne lufte kunder Krimit, edhe pse Krimi ne Shqiperi eshte shtruar kembekryq!…
    Policia shqiptare po e merr shpejt situaten ne dore dhe ndoshta shume shpejt Shqiperia do llogaritet nje vend i sigurte, si vendet e tjera!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*