“Ke mbetur polic”/ Debat i ashpër mes Murrizit dhe Lleshajt në Kuvend: E ke organikisht të pamundur të trashësh zërin me mua

October 29, 2020 12:02

“Ke mbetur polic”/ Debat i ashpër mes Murrizit dhe Lleshajt në Kuvend: E ke organikisht të pamundur të trashësh zërin me mua

Seanca plenare e kësaj të enjteje është shoqëruar me debate të ashpra mes deputetit Myslim Murrizi dhe ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Ishte deputeti Murrizi, që i ndërhyri nga vendi ministrit, duke i thënë të mos bëjë show me deputetët dhe policinë. Në kundërpërgjigjen e tij nga foltorja, ministri Lleshaj tha se deputetët janë të parët që duhet të japin llogari para ligjit.

Myslym Murrizi: Tre ministra në 30 vite, z.Lleshaj, kanë tentuar të bëjnë paradë dhe show me deputetët. Dy kanë ikur si sëpata pa bisht. Njëri që kërkonte të hiqte xhamat e makinave në oborr të Kuvendit, tjetri që bënte videoklip duke gjëmuar makinën e ministres Kodheli se gjoja nuk kishte rryp shoqëruesi, dhe akti i turpshëm juaj, i Ministrisë apo i drejtorit tuaj të policisë, shoferit dhe taksistit të Balilit, ishte ndëshkimi në derë të Kuvendit dhe prurja e policisë si në kohë të monizmit, të 2-3 deputetëve për të dërdëllisur para qytetarëve që ju që nuk pyesni për deputetët nuk ju bie mendja për qytetarët. Jeni shumë të vegjël për ta bërë këtë dërdëllisje, si ti, si ai shoferi i Eskobarit.

Sandër Lleshaj: Unë krahasohem vetëm me veten time dhe nuk besoj që mund të më bëni krahasime me asnjë njeri. S’e keni as atë tagër. Duhet t’ju them që policia nuk ka asnjë objekt të merret me deputetët, por policia as nuk njeh ndonjë hierarki përballë ligjit. Përballë ligjit, besoj që deputetët janë ata të parët që duhet të japin llogari.

Myslym Murri ndërhyn nga vendi.

Sandër Lleshaj: Jam ministër dhe po të them, në qoftë se ti kërkon të bësh politikë e të fitosh pikë me policinë, harrojë që mund të fitosh. As dua të jem i ngjashëm me ty. Polic ke qenë dhe polic ke mbetur. Po mos kujto se mund të fitosh pikë përballë policisë. Je polic, ke qenë polic dhe ke dështuar në policinë financiare dhe po të them që harroji këto intimidime ndaj policisë. Zbatoje ligjin sepse përballë ligjit ti je askushi.

Myslym Murri ndërhyn nga vendi.

Sandër Lleshaj: Mos u përpiq të trashësh zërin sepse e ke organikisht të pamundur ta trashësh, sidomos me mua. Ti s’e di se nga jam unë more!

 

o.j/dita

October 29, 2020 12:02
Komento

7 Komente

  1. Partia islamike e murros October 29, 12:53

    O tempo o mores,murro me ze si gjel i ngordhur,thote e di ti nga jam une…..
    Ti more injorant je nga balta e sylzotajt,qe edhe buallicat nuk rrine.
    Ti je rrit mes kafsheve,u bere dhe veteriner,por kafshe ke ngel,pavarsisht se saliu u mundua te qyteteronte si vetja….
    Ti je ai qe shaje policine dhe beje trimin…
    Apo je nga mongolia qe thua ,a di se nga jame une..

    Reply to this comment
  2. Jimi October 29, 13:22

    Ti je nga kallamishtet e Terbufi !

    Reply to this comment
  3. zani partizani October 29, 13:42

    O Zot, po perse ne Shqiperi edhe ata qe duhet te jene burra jane më kalamaj se kalamajte, eshte Parlamenti apo kopeshti pa drekë?

    Reply to this comment
  4. Niku October 29, 13:46

    Lleshaj ka të drejtë në këtë rast. Ky Murizi i LSI-së mund të bëjë vetëm për Kryetar Kooperative në Lushnje. Këtë kapacitet ka dhe kursesi si ligjbërës. Ky është niveli i deputetëve në Shqipëri, sa bëhen deputetë dhe nuk respektojnë ligjet që vetë i vendosin! Duan të bëjnë luftë politike me kundërshtarët, por fjalët që nxjerrin janë të nivelit fare të ulët.

    Reply to this comment
  5. demo October 29, 14:02

    Murrizi ka bere disa here skandale me policine rrugore

    Reply to this comment
  6. katarakti October 29, 17:49

    Kjo eshte tragjedia. U ankuam pêr Lenka Cukon, Pali Miskên etj etj. por na ranê pêr pjesê njê “kaçurrelas” qê i mbyste femrat me uiski, andej nga kooperativa e Macukullit(!), njê ish polic si Murrizi etj etj. U ngritên kêmbêt t’i bien kokês. Prandaj nuk bêhet ky vend. Edhe atê ish kamarierin e Rinasit, qê nuk di as tê mbledhê dhe as tê zbresê (!), e kemi sot kryetar opozite! Hapu dhé tê futem.

    Reply to this comment
    • ? October 30, 13:11

      Dakord, ama Lenka Cuko ishte Lenka Cuko, dmth debile, dhe Pali Miska ishte delengrenesi i tmerreshem pa tru. Puna eshte, me fal po kush na e ka fajin ty e mua qe ne krye na dalin gjithnje me koqet e kombit? Apo ne shfryhemi me ndonje koment dhe na duket se po themi gjera te mencura. O kakarakt, ky vend nuk ka nevoje per ca qe shkruajne komente koti. A ta mba bitha te dalesh ne fushe te mejdanit?

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim