Anketa e KE: 81 % e shqiptarëve nuk mund ta përballojnë financiarisht një javë pushime larg shtëpisë

July 4, 2019 11:50

Anketa e KE: 81 % e shqiptarëve nuk mund ta përballojnë financiarisht një javë pushime larg shtëpisë

81% e shqiptarëve nuk mund të përballojnë dot një javë pushime larg shtëpisë.

Në një anketë të zhvilluar nga Komisioni Europian mbi Cilësinë e Jetës në vendet e Bashkimit Europian dhe vendet kandidate për tu anëtarësuar, rezulton se në krahasim me to, shqiptarët nuk mund të përballojnë dot as një javë pushime, madje në përqindje shumë më të lartë edhe se vendet e rajonit.

Kështu për shembull, në Malin e Zi vetëm 66% e të pyeturve janë përgjigjur se nuk kanë mundësi që të përballojnë një javë pushime, e ndjekur nga Maqedonia me 65%, Serbia me 60%. Ndërsa në Turqi, gjithashtu vend kandidat për t’u anëtarësuar, rreth 48% e të anketuarve kanë thënë se nuk mund të përballojnë një javë pushime larg shtëpisë.

Ndër vendet anëtare të Bashkimit Europian, vendet me përqindjen më të lartë janë Greqia me 68% dhe Rumania me 66%, qytetarë që kanë shprehur pamundësitë e tyre për të shkuar me pushime.  Nga grafiku vëmë re  se përqindja më e larte e njerëzve që kanë shprehur pa mundësinë për të shkuar me pushime janë në vende që cilësohen si top destinacione për turizmin si Greqia, Qipro, Portugalia dhe Kroacia.

Pushime vetëm për të pasurit

Individët me të ardhura të ulëta mesa duket e kanë harruar çdo të thotë pushime. 96% e të anketuarve që i përket nivelit të parë të ardhurave (më të ulëtat) nuk kanë mundësi që të përballojnë një javë pushime, duke mbajtur sërish nivelin rekord në të gjithë Europën.  Edhe për individët që i përkasin grupit të dytë të të ardhurave, janë më shumë se 90% që  janë përgjigjur se nuk përballojnë dot pushimet. Ndërsa individët që i përkasin niveli të tretë (nga katër që janë gjithsej) janë përgjigjur se në i përballojnë dot një javë pushime në 88% të rasteve.

Por ndryshe janë përgjigjur ato që i përkasin  nivelit të katër të të ardhurave. Sipas anketës së Cilësisë së Jetës rreth 48% e individëve të pyetur kanë thënë se nuk përballojnë dot pushime  dhe për këtë kategori Shqipëria nuk thyen rekord. Përqindjen më të lartë e kanë serbët, ku sipas anketës rreth 51% e tyre kanë thënë se nuk shkojnë dot me pushime.

Anketa nga  KE

Në Anketën e Cilësisë së Jetës 2016 janë mbledhur të dhëna të krahasueshme dhe të besueshme në të gjithë Europën, dhe për herë të parë janë përfshirë vendet kandidate si Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia.

Anketa në këto vende është zhvilluar në periudhën nëntor 2016 – mars 2017, me një kampion të zgjedhura rastësisht prej 1,000 banorësh për shtetet e vogla dhe 1300 banorësh për shtetet më të mëdha. Në të gjithë Europën janë zhvilluar në total 36,900 intervista.

e.t./dita

July 4, 2019 11:50
Komento

5 Komente

  1. Paret e shqiptareve i gezojn Femijet e salih berishesh metes bashes ,ne Plazhet me te shtrenjta te Botes July 4, 12:26

    s’kan nga te ken shqiptaret e shkret ,

    se kan 30-vjet qe shtetin e vjedhin te gjithe

    banditet e kriminelet politike qe kan ala surrat

    e kakarisin para kktij populli ,qe nuk ngrihet ti

    qi robt aty ku jane ti veri flaken Vilave e shtepive e makinave ti zhduki se jan kanceri shqiptareve

    kta te tre .Boshti i se Keqes Shqiptare

    Reply to this comment
  2. Arben July 4, 12:49

    Shqiperia uropiane, nga fitorja ne fitorje.

    Rrofte populli shqipetar, trim dhe heroik

    Reply to this comment
  3. Floriri July 4, 15:36

    Është me se e vërtetë. Në Shqipëri ekziston një varfëri ekstreme. Ku te huajt në sezonin veror I shikon nëpër restorante duke ngrënë e pirë dhe populli i shkrete vetëm shikon se nuk e ka me këtë mundësi.njerez që mezi kalojne muajin me 10.000 lek.. Dhe me e keqja është se asnjë së ve ujin në zjarr dhe as kujtohen për këta ta gjore për të bere diçka. Por vetëm politik personale të partive kush e kush te sundojë dhe të zërë postet në pushtet.

    Reply to this comment
  4. mirel July 4, 16:43

    Ne kohen e xhaxhit ankoheshim se nuk kishte autobuza per ti cuar njerezit ne plazh. Sot ankohemi se po na i marrin te gjitha plazhet per vete.
    Duhet paguar dhe per gurin qe e ka bere zoti ne breg per miliona vjet.
    Edhe zallin e kane privatizuar partite dhe pusht e caret

    Reply to this comment
  5. specialisti July 6, 14:01

    Anketa koti.
    Po si mund te pranohet kjo qe shkruhet ?
    Ne kohen e monizmit ishte kjo qe shkruhet sepse kishte plazhe ne Shengjin, Durres, Vlore e Pogradec, ku pergjithesisht shkonin me pushime intelektualet e pak puntore ( ne kampe).
    Tani ka plazhe qe nga Shiroka, Velipoja, Rana e Hedhur, Shengjini, Tale, Patoku, Gjiri i Lalzit, Hamallaj, Durres, Golem, Mali Rodit, Spille, Divjake, Fier, Seman, Vlore, Karaburun, Orikum, Dhermi, Sarande, Drimalle, Ksamil etj. Nuk shkon populli i zonave te beje plazh atje ?
    Vetem ne zonen bregdetare jane te ndertuara 130 mije apartamente qe perdoren per plazh nga pronaret e ketyre apartamenteve. Duke llogaritur qe cdo famile e madhe ka 10 veta, i bie qe te pushojne rreth 1.3 milion njerez, ose rreth 40 % e popullsise aktuale ne Shqiperi. Nga nje anketim qe kane bere agjensite turistike, pushojne jashte shtetit rreth 170 mije veta, duke shpenzuar jashte rreth 800 milion euro
    Sa per dijeni , ne sektorin shteteror buxhetor e jo buxhetor, jane te punesuar rreth 230 mije.veta, te cilet narrin nje muaj leje, kryesisht ne vere. Dhe thoni ju qe nuk perdorin familjarisht 1 jave per plazh ?
    Pra ato statistika ( anketa) nuk jane te verteta.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim