KE nuk ndryshon projeksionet: Shqipëria, rritje ekonomike prej 3.9% në 2019 dhe 2020

February 8, 2019 22:06

KE nuk ndryshon projeksionet: Shqipëria, rritje ekonomike prej 3.9% në 2019 dhe 2020

Komisioni Europian ka publikuar raportin e fundit mbi projeksionet ekonomike, për vendet kandidate që synojnë të bëhen pjesë e unionit, për tremujorin e katërt të vitit 2018.

Ashtu si në projeksionet e vjeshtës, Komisioni Europian parashikon një rritje ekonomike prej 3.9% për Shqipërinë, gjatë këtij viti dhe gjatë vitit të ardhshëm.

Në kategorinë e zhvillimeve kryesore, Komisioni përmend vetëm protestën e studentëve kundër qeverisë, që çuan në shkarkimin e ministres së Arsimit, ministrit të Financave dhe Ekonomisë dhe gjashtë ministrave të tjerë.

Për sa i përket punësimit, krahu ekzekutiv i Bashkimit Europian deklaron se ky treg ndoqi tendencën e zgjerimit ekonomik. Përgjatë tremujorit të tretë të vitit të kaluar, rritja e përgjithshme e punësimit mes moshës nga 15-64 vjeç rezultoi në rritje me 1.8%, në rang vjetor, ndërsa punësimi në sektorit privat, me përjashtim të bujqësisë u rrit me 7.5%.

Ndër zhvillimet monetare, në raport thuhet se Banka Qendrore vijoi blerjen e monedhave të huaja, për të parandaluar mbiçmimin e lekut përballë euros, shkruan scan.

Në fund të dhjetorit 2018, leku u forcua me 7.36% përballë euros, krahasuar me dhjetorit e vitit 2017. Komisioni Europian konfirmon parashikimin e Bankës së Shqipërisë se, inflacioni do të shkojë brenda objektivit prej 3%, në vitin 2020.

Në kategorinë e zhvillimeve fiskale, komisioni përmend miratimin e buxhetit të vitit 2019 në parlament, që është i bazuar në performancën pozitive të vitit 2018, me një deficit fiskal prej 1.9% dhe një reduktim të borxhit publik në 65.5% të prodhimit të Brendshëm Bruto.

l.h/ dita

February 8, 2019 22:06
Komento

2 Komente

  1. Arben February 9, 12:29

    Ku jeni zagaret e PD DHE TE LSI.JU NUK RRINI PA HAPUR GOJEN QELBUR.ME SIGURI I KENI SHPRESAT TEK KRYEHAJDUTI PRESIDENT META SE SALA KA RRJEDH ME KOHE,VETEM LEH SI NJE QEN SE DHEMBET I KANE RENE.

    Reply to this comment
  2. Arben February 9, 14:06

    Me duken mashtrime per te mbajtur edrogen ne pushtet.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*