Ke rastin të bëhesh amerikani i Tiranës

Vasil Puci January 20, 2016 11:03

Ke rastin të bëhesh amerikani i Tiranës

Kështu e quajtën shqiptarët këtë mik të shtrenjtë të popullit amerikan, Charles Telford Erikson. Ai u lind në Illinois, për 30 vjet jetoi në Shqipëri dhe dashuroi popullin tonë në mënyrë të mahnitshme. Erdhi në vitin 1908 dhe u largua në vitin 1939. Lindi 2 fëmijë në Shqipërinë e tramautizuar ku një djalë ju aksidentua dhe i vdiq në duar.
Eriksonin duhet ta ketë njohur nëpërmjet leximit dhe
zoti Lu, se ka qenë punonjës i ambasadës amerikane
kur u lidhën marrëdhëniet. Unë do t’i tregoj Donald Lu-së
një ngjarje të vërtetë të Eriksonit që e shkruan me
dorën e tij në kujtimet që lexova. Rrugës për në Manastir me këmbë për 7
ditë, konsulli britanik i dha gazetën London Times që pasi
e lexoi, e hodhi në një shkurre. Por ç’ndodhi me
shqiptarin që e pa ku kishte kaluar Eriksoni. Ai shqiptari ishte komplet analfabet, por dinte diçka të rëndësishme, se ajo i takon një amerikani nga Tirana. Kështu e quajti, që vetëm ai di ta lexoi atë…. Ja ku e ke, dhe ja nxori nga gjoksi.
I dashur ambasador Donald Lu.
Ai takoi Uillsonin, ti Obamën. Ti e kupton sintezën e ngjarjes që të tregova. Reformën zgjedhore ju dini ta lexoni dhe bëni. Shqiptarët nuk dinë “të lexojnë”. Nuk kanë kaluar shumë vite për të vendosur shtetin e të drejtës. Unë njoh shumë shtete që miqësia amerikane i ka mësuar kombet për të mos u kërrusur.

Vasil Puci January 20, 2016 11:03
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*