Përgjigjet që presin shqiptarët prej Nokës dhe institucioneve të shtetit shqiptar

June 6, 2016 10:54

Përgjigjet që presin shqiptarët prej Nokës dhe institucioneve të shtetit shqiptar

 

Av. Idajet Beqiri

 

Po bëhet një zhurmë shurdhuese nga pozita dhe opozita për kriminelët e politikës shqiptare, të cilët për 26 vjet me radhë dhunojnë, përdhunojnë, grabisin, vrasin, nëpërkëmbin haptaz liritë dhe të drejtat e qytetarëve, terrorizojnë dhe deri i gjenocidojnë shqiptarët.

Vendosja e pluralizmit politik në Shqipëri në dhjetorin e vitit 1990 e zuri tepër në befasi këtë vend dhe gjithë shqiptarët, sepse nuk solli në rrugën e natyrshme një opozitë shqiptare, por hodhi me katapultim, si gjoja “opozitë”, një bandë kriminale, e cila pasi ishte rekrutuar prej kohësh dhe kishte bërë shkollën e UDB së Serbisë, mori “frenat” e drejtimit dhe i bëri gjëmën për 25 vjet me radhë Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Kryeagjenti i Serbisë, Sali Berisha, të cilin shërbimi famëkeq i UDB e bëri edhe dhëndër, duke i dhënë për grua Sllobodankën (e cila më pas e ndërroi emrin dhe e bëri Liri), vajzën e Milicës, (agjentes së mirënjohur të shërbimit sekret serb, e cila e nisi punën dhe doli në pension duke punuar një jetë në ambasadën e Serbisë në Tiranë), krijoi, zgjodhi, emëroi dhe ende mban në postet kyçe një bandë që i shërben atij dhe qëllimeve të agjenturës të cilës ai i shërben, duke e lënë Shqipërinë herë pa qeverisje të saj, herë pa opozitë.

Sot nuk kemi opozitë. Kemi thjesht bandën antishqiptare të Berishës, e cila ka si mision të vetëm sabotimin me çdo mënyrë dhe mjet të gjithçkaje pozitive që bëhet në këtë vend, pengimin me çdo kosto të reformës në drejtësi dhe të të gjitha reformave të tjera, mosintegrimin e Shqipërisë në BE. Të gjitha këto bëhen në funksion të realizimit të misionit të Berishës për të përfaqësuar dhe përparuar interesat serbe, kundër interesave të Shqipërisë dhe qytetarëve të saj.

Mjafton vetëm fakti domethënës i këtyre ditëve të fundit të marrjes në mbrojtje të hapur të Flamur Nokës prej Sali Berishës dhe “koneve” të vogla që lehin për llogari të tij, për të vërtetuar atë që populli e ka formuluar me thënien e tij proverbiale “korbi, korbit nuk ia nxjerrë sytë”!

Flamur Noka nuk ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit faktin se ka hyrë ilegalisht në vitin 1991 në një territor që sundohej, kontrollohej dhe qeverisej nga armiku më i egër dhe më dëmsjellës shekullor kundër shqiptarëve dhe territoreve të tyre, siç ishte Serbia. Flamur Noka nuk thotë se përse shkoi në këtë territor duke kaluar fshehur kufirin shtetëror shqiptar. Nuk thotë se kush e nisi për të shkuar në thellësi të territorit që kontrollonte Serbia, me çfarë misioni shkoi, për llogari të kujt shkoi, çfarë çoi atje dhe çfarë solli prej andej.

Sapo “korja e plagës kanceroze” u prek, i pari që u alarmua dhe ndërtoi rrufeshëm alibinë e tij, madje edhe duke e proklamuar këtë alibi në mjetet elektronike dhe sociale, ishte Sali Berisha.

Sipas Berishës, Flamur Noka theu kufirin komunist shqiptar (në vitin 1991?!) dhe hyri në territorin e ish Jugosllavisë, duke rrezikuar jetën e tij! Kjo gjë dhe ky fakt nuk i kishte shkuar kurrë në mendje Flamur Nokës, si në kohën që e bëri aktin e arratisjes, por as edhe sot që u zbulua se çfarë ka bërë 25 vjet më parë. Dhe kur e bëri këtë kalim të paligjshëm të kufirit?! Pikërisht kur Berisha kishte marrë frenat e të ashtuquajturës “opozitë”, dhe që me ditë pritej të bëhej President i Republikës së Shqipërisë, republikë të cilën më pas, “de facto”, e bëri pjesë të pandashme dhe të influencuar në çdo aspekt të jetës prej Serbisë.

Foli i pari Berisha, sepse plaga kanceroze e fenomenit “Noka”, nxjerr infeksionin e rëndë kundërshqiptar të Berishës, zbulon të qënurit e tij agjent potent serb, hedh dritë mbi arsyet e vërteta pse Berisha e bëri Flamur Nokën ministër të Brendshëm në qeverinë e tij të viteve 2009-2013, për cilat qëllime dhe me çfarë urdhri.

Fenomeni “Noka” e tmerron Berishën, e ka lënë pa gjumë atë, duke nxjerrë kështu në shesh qëllimin e vërtetë se përse ky person organizoi 2 prillin e 1991 ku vrau 4 shqiptarë në Shkodër, pse bëri thyerjen e embargos së OKB për furnizimin me naftë dhe me armë të Serbisë, e cila kryente gjenocid në Bosnjë dhe më pas Kosovë, pse bëri 26 dhe 28 majin 1996, përse hapi depot e armëve dhe nxiti luftën civile me 7000 të vrarë e qindra të tjerë të gjymtuar në vitin 1997, pse bëri grushtin e shtetit në 1998, pse vrau mbi 26 veta dhe gjymtoi dhjetëra të tjerë në Gërdec, pse vrau 4 qytetarë të pafajshëm në 21 janar 2011 etj.

Ky vend nuk ka struktura të shtetit, nuk ka shërbim shtetëror informativ e nuk ka organ akuze. Ato janë vënë prej kohësh në shërbim të kryeagjentit të Serbisë Berisha, ndaj nuk kanë ndjeshmërinë më të vogël kombëtare, ligjore e morale për të mbrojtur dhe ruajtur Shqipërinë dhe shqiptarët, sigurinë e tyre kombëtare.

Nëse do të kishim institucione serioze të shtetit, të pavarura prej agjenturës serbe e greke, Flamur Noka duhet të thirrej dhe të jepte shpjegime të hollësishme se çfarë lidhjesh familjare ka me ish-gjeneralin e UDB së Serbisë, tashmë në pension, Myrteza Zhvinki. Ky person është arratisur nga Kukësi në vitet 1955 në Serbi, së bashku me vëllain e tij. Ky i fundit, domethënë vëllai i Myrtezait, nuk pranoi të bëhej agjent i UDB, dhe sot e kësaj dite jeton së bashku me familjen e tij në Paris. Ndërsa Myrtezai u bë agjenti me famë të madhe i UDB, duke i ngjitur shkallët e karrierës me shpejtësi, duke marrë gradën më të lartë të gjeneralit. A është Flamur Noka nipi i Myrtezait nga ana e nënës së tij? Kur dhe pse nëna e Flamur Nokës dhe gjithë pjesëtarët e familjes së saj prindërore e ndërruan mbiemrin nga “Zhvinki”, e bënë “Murati”?!

A është takuar Flamur Noka me dajon e tij Myrteza Zhvinki në Prizren kur “theu kufirin e shtetit komunist shqiptar”?!

A është takuar dhe çfarë ka biseduar ai aty në Prizren në “izolim” me Rexhep Beçën, po një njeri i afërt i Flamur Nokës, i arratisur edhe ai në Serbi, dhe kolonel i UDB së Serbisë?!

Çfarë porosish çoi dhe solli prej “izolimit” 40 ditor në Prizren, Flamur Noka për shefin e tij Sali Berisha?!

Dhe më në fund, pse dhe për cilat “vlera” profesionale, intelektuale dhe kombëtare e bëri Sali Berisha ministër të Brendshëm të Shqipërisë Flamur Nokën në vitet 2009-2013?!

Këto përgjigje presin shqiptarët prej Berishës dhe Nokës si dhe prej institucioneve të shtetit shqiptar, madje edhe prej kësaj mazhorance aktuale, e cila ose është vetë “e tredhur”, ose është e paaftë t’i qeverisë dhe t’i mbrojë shqiptarët dhe interesat kombëtare.

June 6, 2016 10:54
Komento

16 Komente

  1. N.VJOSA June 6, 12:25

    Llogjikë e hekurt!
    Por fakt eshte gjithashtu se Kryagjenti Sali Berisha kaloi nga duart e serbve, NË NJË ROL TË DYFISHTË NE DUART E CIA-S, MEDEMEK PER TE RREZUAR KOMUNIZMIN NE SHQIPERI, por Violina e pare kane qene dhe mbeten Serbet….Dhe pas tyre interesat ruse ne Ballkan.
    Shteti shqiptar u kthye ne inekzistent sepse frenat e tij , ne situata te turbullta, i mori Agjenti potencial dhe Kryekrimineli Berisha, duke u maskuar nepermjet te ashtuquajtures lufte kunder komunizmit, ai aktivizoi nje ushtri te tere mercenaresh qe i sherbyen ne rrugen e tij kriminale.
    Sot Berisha eshte kthyer ne barrieren kryesore, kunder shtetit dhe popullit shqiptar…
    Te habit fakti qe Partneri yne strategjik, SHBA, por dhe shtetet e tjera perendimore, te mos kene rene ne gjurmë te Agjentit Potencial te Serbve, thjesht per kamuflimin qe i ben Berisha veprimtarise se vet , gjoja si kundershtar i regjimit te meparshem….
    TË NDAHET SHAPI NGA SHEQERI…
    KUSH ESHTE SALIU I VERTETË DHE ROLI I TIJ PRO SERB DHE ANTISHQIPTAR !!!!…

    Reply to this comment
    • FLAMUR NOKA = MOLEKULE PARA BASH-BERISHES June 6, 14:57

      po cfare lesh llogjike e hekurt mor vjose..

      Mul Noka ESHTE SA NJE E NJE MILJONTA E DYSHES KRIMINALE TE BASH BERISHES

      E TRADHETISE KRIMINALE TE EDI RAMETES

      E HIPOKRIZISE KRIMINALE TE DIPLLOMACISE PERENDIMORE

      Edhe pse tema qe ka kapur Beqiri eshte jetike per fatin dhe te ardhmen e Shqiperise ajo nuk prek “nervat e atdhetarizmit” tek shoqeria civile & shqiptaret e ndershem qe ne nje fare menyre ju anash-kalojne si te pabesueshem Pse ?!
      Nqs se do krahesojme faktet..e perserris FAKTET qe vertetetojne 101% qe Berisha & djalli i tij Basha kane punuar dhe punojne per segmente thellesisht antishqiptare dhe nuk ka nevoje te themi jane agjente te cias-udb(ish)-asfalias-kgb-m16 apo gopi somes.
      Rendesi ka qe Berisha & djalli i tij Basha kane bere aq shume krime & tradheti sa nuk do mund te benin agjentet me te mire te botes…duke perfshire dhe kete doktorrin “TUAJ “kancerolog me emrin Feim/Flamur
      ———————————
      Ku eshte i “pabesueshem” zoti Beqiri.
      Edhe budallenjte e dine se per pas 1948 -1993 sherbimet sekrete dhe ato amerikane ishin me teper se vellazerore keshtu qe puna e ketij Mulit pervec kanalit sekret sekret ka qen dhe kanali sekret amerikan….pra zoti Beqiri mos bej rolin e budallait qe po ben namin per nje Mul qe eshte NUL dhe po hesht dyshen kriminale Bash-Berishe qe duken hapur se jane vene nga qarqe dhe lobe serbe ne washington dhe bruksel.
      Po ashtu dipllomacia euro-atllantike duke pare qe Serbia & Greqia kane nje pozicjon strategjik shume here me me rendesi se Shqiperia dhe me te ekspozuar ndaj influencave ruse….jane te detyruara ti bejne leshime grekut dhe serbit qofte dhe ne kurriz te shqiperise.
      Pikerisht per kete i duhen atyre nje klase politike si sali bash krimineli apo edi rama qe po ben tradheti kriminale duke u tallur ndyresisht me votat e popullit..qe e ka rrezuar tre here shtrigun berishe..dhe tre here “miqte’ tane i kane falur pushtetin qe nga 2 prilli 1991 e deri sot me breket e shukriut apo adoleshentin elvis roshi.
      keto rrjeshtat fundit kane 1 mijard here me teper se ajo qe mund te supozojme se Muli qenka agjent..
      cfare thote Izet Haxhia te pakten miqte nderkombetare pasi te debonin monstret berishe duhet ti kishin kerkuar falje shqiptare dhe jo ca ndihmese sekretare te ndihemsit zonja Nuland ti lutet sali kriminelit voto reformen..GIVE ME A BREAK thone amerikanet
      ———————————
      SI E PRUNE SERBET DHE LOBI SERB I AMERIKES SERBERISHEN NE PUSHTET
      Ish-badiguardi i Sali Berishës gjatë presidencës së tij në 1992-1997, Izet Haxhia, ka filluar të flasë duke shpjeguar shumë zhvillime të rendësishme që nuk janë perceptuar nga publiku gjatë asaj periudhe.

      Në një postim të gjatë në profilin e tij në Facebook, Haxhia shpjegon se kanë qenë serbët dhe lobi sërbo-amerikan tepër i fuqishem në atë atë që sponsorizuan Berishën dhe njerëzit e tij në fillimet e ngjitjes në krye të shtetit duke i siguruar mbështetje diplomatike dhe pjesëmarrje në konferenca të rendësishme ndërkombëtare.

      Ja çfarë shkruan Izet Haxhia: “Vizita e Berishes në USA në vitin 1992 u organizua dhe u përgatit nga shefi i CIA-s për Balkanin Jug-Lindor Dejvid Philips. Ky person njihet për lidhje te fuqishme me lobin serb në Amerikë bashkë me Zv. Sekretarin e Departmentit të Jashtëm Lorenc Igellberger, i cili kishte intersa ekonomike në Serbi me firmen Zastava. Zonjës Berisha ju dhurua një çek prej 10 mijë dollarësh nga ana e Philips. Kur u vendosëm në hotel në Crans Montana, tek suita e Berishes erdhi një përson që nuk e njihja dhe që Berisha nuk e prezantoi. Ka qendruar për rreth tre orë në suiten e tij. Në këtë takim ka qënë vetëm Berisha dhe gruaja e tij. Të nesërmen në sallën ku mbahej forumi mori fjalën edhe përsoni që në darkë kishte darkuar me Berishen. Nga prezantimi që ju bë nga moderatori forumit Carteron mësova se ishte ministri i jashtem Serb i Jugosllavise së mbetur. Mbiemri me sa me kujohet ishte Ivanoviç”.

      Haxhia e përforcon edhe më tej argumentin e tij se Berisha është ngritur nga serbët në pushtet duke thënë se Ivanoviç është parë në tribunën e mitungut të fitores së 22 marsit 1992. “Interesant është fakti se PD vërtet u krijua në shtepinë Gramoz Pashkos, por drejtuesit e ardhshëm që do të merrnin postet drejtuese dolën nga shtëpia e profesor Bujar Hoxhes, një shqiptar me origjinë nga Kosova, rezident i sigurimit të shtetit e shërbimit sekret serb. Ky njeri kishte një pushtet të fuqishëm tek Berisha. Nga ky person u futën në PD klanet e Dibrës me Gazideden e Zhulalin që ishin të lidhura me sherbimin sekret maqedonas”, – vijon ai duke shtuar se edhe ngjarjet e vitit ’97 u organizuan nga qarqet anti-shqiptare.

      Ai zbardh gjithashtu edhe dërgimin e naftës shqiptare ne Jugosllavi, ndërkohë që OKB i kishte vendosur embargo gjatë luftës së Bosnjes.

      “Perveç dërgimit të karburantit makines së luftës së Milosheviçit është bërë edhe dërgimi i armëve serbëve të Bosnjes. Kjo është bërë e kamufluar si trafik i armësh relike në drejtim të Norvegjisë, por në të vërtetë shkonin armë për serbët e Bosnjes. Nëermjetës në të gjithë këtë tafik ka qenë gjenerali Boban, që ka takuar disa herë Berishën tek Vila nr.4”, – përbyll Haxhia.

      Berisha ishte përfolur vazhdimisht se është mbështetur nga serbët dhe lobi sërb ne Amerikë për ardhjen në pushtet, por kjo është një akuzë e fortë e bërë nga një ndër njerëzit që e kanë shoqëruar kudo kreun e PD-së në levizjet e tij brenda dhe jashtë vendit në atë kohë.

      Skandali, një i huaj në Këshillin e Sigurisë Kombëtare
      Sali Berisha arriti deri aty, sa t’i besojë një qytetari të huaj sekretet e Sigurisë Kombëtare. Tashmë është e njohur për të gjithë një foto e vitit 2006, ku shfaqet biznesmeni serbo­boshnjak Damir Fazlliç në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë. Nuk u sqarua kurrë çfarë kërkonte ky personazh në atë mbledhje, në çfarë cilësie ndodhej një shtetas i huaj, aq më tepër një i akuzuar për përfshirje në afera kriminale në disa vende të Ballkanit, me lidhje të forta farefisnie dhe biznesi me një nga kokat më të errëta të shërbimeve sekrete e mafies serbe, Jovica Stanishiç.

      Fazlliç është fotografuar në mars 2006, një vit pasi PD kishte ardhur në pushtet, në krah të Tom Ridge, i kontraktuar si këshilltar i qeverisë së atëhershme shqiptare dhe kryeministrit Sali Berisha për çështje të sigurisë. Para “mikut tim” (kështu deklaroi publikisht Berisha gjatë një seance në parlament më 7 tetor 2008 për Damir Fazlliç­in) raportojnë njëri pas tjetrit, të gjithë ministrat më të rëndësishëm të qeverisë shqiptare.

      Reply to this comment
  2. N.VJOSA June 6, 12:26

    Llogjikë e hekurt!
    Por fakt eshte gjithashtu se Kryegjenti Sali Berisha kaloi nga duart e serbve, NË NJË ROL TË DYFISHTË NE DUART E CIA-S, MEDEMEK PER TE RREZUAR KOMUNIZMIN NE SHQIPERI, por Violina e pare kane qene dhe mbeten Serbet….Dhe pas tyre interesat ruse ne Ballkan.
    Shteti shqiptar u kthye ne inekzistent sepse frenat e tij , ne situata te turbullta, i mori Agjenti potencial dhe Kryekrimineli Berisha, duke u maskuar nepermjet te ashtuquajtures lufte kunder komunizmit, ai aktivizoi nje ushtri te tere mercenaresh qe i sherbyen ne rrugen e tij kriminale.
    Sot Berisha eshte kthyer ne barrieren kryesore, kunder shtetit dhe popullit shqiptar…
    Te habit fakti qe Partneri yne strategjik, SHBA, por dhe shtetet e tjera perendimore, te mos kene rene ne gjurmë te Agjentit Potencial te Serbve, thjesht per kamuflimin qe i ben Berisha veprimtarise se vet , gjoja si kundershtar i regjimit te meparshem….
    TË NDAHET SHAPI NGA SHEQERI…
    KUSH ESHTE SALIU I VERTETË DHE ROLI I TIJ PRO SERB DHE ANTISHQIPTAR !!!!…

    Reply to this comment
  3. Monika Kryezeza June 6, 13:03

    Berishen,Sllobodanken,Mlltezet,zenin e tere MULAT apo NOKAT i dine shqipetaret qe jane agjente te serbise PO NUK DINE agjente te kujt jane KA QI, BLUSHI e tere antishqipetaret e tjere ne parlamentin e ‘LESHIT’ te TOèPALLEVE qe nuk kane lene KOÇANE MISRI PA THYER!

    Reply to this comment
  4. nuk ka tym pa zjarr June 6, 13:24

    Pushtimi i shqiperise nga verioret eshte pushtimi me shkaterrues ne histori.
    Demet jane te pa riparushme. Pak rendesi ka nese denohencaoo jo keto monstra.

    Reply to this comment
  5. Arber June 6, 14:07

    Cfare pergjigje presin shqiptaret o Idajet?!!! Ti e ke dhene pergjigjen:

    Fenomeni “Noka” e tmerron Berishën, e ka lënë pa gjumë atë, duke nxjerrë kështu në shesh qëllimin e vërtetë se përse ky person organizoi 2 prillin e 1991 ku vrau 4 shqiptarë në Shkodër, pse bëri thyerjen e embargos së OKB për furnizimin me naftë dhe me armë të Serbisë, e cila kryente gjenocid në Bosnjë dhe më pas Kosovë, pse bëri 26 dhe 28 majin 1996, përse hapi depot e armëve dhe nxiti luftën civile me 7000 të vrarë e qindra të tjerë të gjymtuar në vitin 1997, pse bëri grushtin e shtetit në 1998, pse vrau mbi 26 veta dhe gjymtoi dhjetëra të tjerë në Gërdec, pse vrau 4 qytetarë të pafajshëm në 21 janar 2011 etj.

    Por Saliu , Dhenderri i Serbise, ka pushtetin legjislativ ne Shqiperi me Kalin e Trojes brenda, ka pushtetin e Presidentit, te Gjykatave, te Prokurorise, Shikut etj. Saliu eshte burre shteti sepse ai di te vrase dhe jo te beje gam-gam-gam! Cfaredo natyre te kete: diktatorial apo demokraci , shteti eshte dhune dhe jo batuta e propagande ne FB.

    Reply to this comment
  6. taksidari June 6, 14:28

    Ju lumte dora z. Beqiri !
    Avokat si ju i duhet popullit dhe vendit tone.
    Turp per ato qe u shkojne pas dhe mbrojne interesat e politikaneve tane.

    Reply to this comment
  7. fteri June 6, 14:38

    Më më vlerë dhe rëndësi në argumentet e të nderuarit Av.Idajet Beqiri është se nga të gjithë gjërat e tjera ruan shpirtin e bindjes ndaj ligjit.ndaj mungesës së drejtësisë në shqipëri..Oligarkia e kryekriminelit S.Berisha e ka bazuar në nocionin duke qënë I pa barabart në pasuri se vodhi dhe shiti një shqipëri ,këta janë të pa barabart edhe në të gjitha aspektet e tjera ,shikoi viëlat ,shikoi zyrën ,shikoi rrethin e miqëve duke filluar nga Fazlliqi deri tek rekrutimi i F.Nokës dhe agjentve të tjerëtnë shërbim rë serbisë.Kjo është paturpësia e filozofia e kësaj qeverisje 25 vjeçare dhe e kësaj klase politike e pa barabart në mënyrë absolute në çdo gjë.Dhe me paturpësi e përbuzje emrin deri ministër të brendëshëm F.Nokën këtë agjent vjetër të shërbimeve sekrete serbe.Për të gjithë këto duhet të merret një ndëshkim penal ,largimi dhe shkarkimi nga detyrat që mbajnë për të garantuar kriminelët se do të marrin atë që meritojnë.

    Reply to this comment
  8. Cufi June 6, 15:06

    Idajet edhe ju ju kane ndaluar me Mal te Zi me 1996.Ke dhene informacion per partite kryetare,sekretare adresa e shtepish cfare dije.Jo 40 por disa dite.Te ka pritur shiku ne Han te Hotit.Na bej nje shkrim se ke shume dsinformacion kale troje diaspore.

    Reply to this comment
  9. wb June 6, 15:22

    Ky artikull nuk eshte serioz. Duhet te ishte perqendruar ne pytjen a ishte i rekrutuar apo jo, e jo a ka takuar kete apo ate, individ te cilve Idajeti vetem emrin u ka degjuar. Ata kishin emigruar qe heret ne Evropen Perendimore e nuk kane pase lidhje me UDB-en ne 1991. Done te implikon artficialisht.

    Reply to this comment
  10. Xhelil Gjoni June 6, 15:37

    Z. avokat ke pasaktesi ne shkrim. Spiuni i shquar Rexhep Beca ka vdekur para janarit 1991, keshtu qe nuk kishte sesi ta takonte mulin e PD-se ne mars te vitit 1991. Fjalimin e lamtumires ne varrimin e Becas e ka mbajtur nje tjeter spiun i shquar shqiptar ne Kosove, Udbashi Selim Grosha. Avokat materialet e vjetra te fillimit te viteve 500 kontrolloji paraprakisht para se t’i perdoresh, jo per ndonje gje po kane kaluar 60 e kusur vjet dhe njerezit vdesin ore njeri, vdesin. Sikur Beca tge ishte gjalle nuk do kishte shans ta merrte ne pyetje Mulin ne Prizrten, sepse rasti i Mulit por edhe i disa hasjaneve e kuksianeve te tjere nuk trajtohej nga SDB-ja (as krahinorja as federativja) por nga KOS-i. Madje oficeret e KOS-it ne zonen kufitare perballe ish rethit te Kukesit vetem administrativisht vareshin nga Korpusi i Prishtines i JNA-se, ndersa per pune agjenturore vareshin direkt nga Anrmata e II e Nishit! Avokat lexo letrat e vjetra por perditesohu dhe para se te flasesh per rekrutim te Mulit te PD-se te pakten percakto drejt se kush e rekrutoi SDB-ja apo KOS-i!!

    Reply to this comment
  11. Çobani June 6, 16:19

    Natyrisht do te bejme komente. Por puna eshte se ku mbeshtetemi, cili eshte fakti strumbullar i problemit ne rastin e Nokes. Une, si Çoban e pa shume shkolle, them se ceshtja ka te beje me Sigurine Kombetare. Si eshte e mundur qe nje njeri, mbi te cilin rendon nje akuze (kerkush nga ne per te nuk mend te thote me siguri se eshte e vertete apo jo!) te behet Minister i Brendshem dhe me daljen ne Opozite anetar e deri nenkryetar i Komisionint te Sigurise Kombetare. Mund te thote ndokush se nuk u be hataje se ne ate Komison ka marre pjese edhe Fazllici vite me pare. Pa e quajtur fajtor Noken (por qe edhe nuk e perjashtoj, them se nje njeri me nje njolle te tille ende te paverifikuar, si qytetar, mund te militoje kudo por jo ne organet, sidomos eprore, te Sigurise ku kalohen materiale te rendesise se vecante!? Keshtu vetem i “varen ujkut melcite ne qafe.”

    Reply to this comment
  12. ALBAN DEGA June 6, 17:13

    Opinione

    CFARE I DINI SHQIPTARET O JU KRYE-KRIMINELET E SHQIPERISE !?

    – Gomare Hasi si Flamur Noka, lope Hollande si Lulezim Bashiqi, apo Feld- Mareshalle te UDB-es SE Beogradit si Sali Berisha… !

    – Partia shtet, Njeriu shtet apo Sovraniteti
    I Sovranit…. “Ne populli, Me popullin , Per
    Popullin” ?

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Jeni te kapur ne flagrance nga kamerat dhe syte, nga mendja dhe shpirti i sakatuar nje populli te tere
    1-duke vjedhur 500 e ca milione te Autostrades se Kombit…
    A e dine Shqiptaret se kane paguar nga gati 100 milione dollare ne vit vetem per interesin stratosferik 12 per qind te kredise tregtare pasi FMN dhe Banka Boterore nuk pranuan te jepnin kredi me interes te ulet nen 4 per qind!?Sipas eksperteve te tyre, kostoja e saj ishte teper e larte dhe e fryre per shkak te kusarise dhe korrupsionit Berisha- Basha e co? Vetem interes! Kusari e trefishte!!!
    2 – duke hedhur ne ere e masakruar 26, duke plagosur qindra gerdecare te pafajshem perfshi edhe foshnja ne bark te nenes e pleq ne buze te varrit !?
    A e dini se ky ” aksident teknologjik” i Gjin Gjoneve e Saliqeve shqiptare klasifikohet si Krim Kunder Njerezimit ?!
    3- duke ekzekutuar pa vendim gjyqi kater, duke plagosur dhjetra e duke torturuar qindra protestues te pafajshem shqiptare me 21 janar 2011, ne Bulevardin ” Deshmoret e Kombit” ku nuk kishte ekzekutuar as nazifashizmi e as komunizmi Shqiptar?!
    Krime kunder njerezimit dhe Konventes Nderkombetare te Gjeneves kunder Tortures te kapura me ze e figure nga deshmitaret me te padiskutueshem, nga kamerat e medias se lire e te pavarur shqiptare e nderkombetare!!
    4- duke fshire rregjistrimet e kamerave dhe serverin e brendshem te Kryeministrise qe u zbuluan nga maja e hetimit boteror syshqiponjat e FBI- se amerikane!
    5- duke kryer grusht shteti te mirefillte institucional me fyerje prej rrugaci Vicidoli Presidentin Bamir Topi dhe Kryeprokuroren e Republikes se Shqiperise Ina Rama per te penguar hetimet dhe per te fshehe krimin makaber ne flagrance atehere!
    6- duke perseritur grusht shtetin institucional safi vetem nje jave me pare kur me urdher te Mareshalit te UDB-se serbe dhe RIA-s – Agjencise Ruse te Informacionit,pjelle e kucedres sovjetike KGB te Putinit, Presidenti i PDSH-se Nishani, kreu i SHISH-it Ajazi dhe Kryeprokurori Llalla komplotuan kunder Kryeministrit, Kuvendit dhe Qeverise se nje milione votave!?
    7- duke mbrojtur nje Agjent te Milloshevicit dhe UDB- se serbe te kapur ne flagrance me dokumente me pohimin e nenshkrimin e vet si ish- ministri I Brendshem e deputeti i sotem i Sali Berishes, si korrieri i tij me ” Stanishicin, dajen e Damir Fazlicit, dhe vete Sllobodan Milloshevicit, qe e katapultuan ate ne krye te Shqiperise edhe me ndihmen e makartistit William Rajerson”, sipas fjaleve te ish- Presidentit te ndjere Ramiz Alia gjate visites se tij te fundit ketu ne SHBA.
    Flamur Noka eshte korrieri i Sali Berishes me UDB-en Serbe, por edhe me Podesten qe krahas PD-se lobon edhe per Beogradin!
    Jo pse Sales i ha Palla per nje hajvan si Muli por sepse ky di me shume se sa duhet per Berishen!
    Si eshte e mundur qe krye-kriminelet e Shqiperise Sali Berisha, Lulezim Basha, Flamur Noka na bejne jo vetem krye- telallin por edhe krye-prokurorin, krye- gjykatesin … e dekriminalizimit ne Shqiperi?
    Cka e dini shqiptaret more krye- kriminela te Shqiperise!?
    Gomare si Flamur Noka, lope hollandeze si Lulezim Basha apo Feld- Mareshalle te UDB- Serbe e Beogradit si Sali Berisha!?
    Dorezojuni vullnetarisht Drejtesise para Reformes sepse perfitoni uljen me nje te treten e denimit!
    Keta socialistet e Rames dhe Metes kushedi se c’kane “kurdisur” me Obamen, Bidenin, me e Drejtesine dhe FBI-ne amerikane me Ambassadorin Lu …. qe dine me shume per ju se ju per vete!
    Mos harroni se Zoti Lu vetem kulturen dhe durimin qe ia keni sosur e ka kinez!
    Por shpirtin,betimin dhe misionin e ka 24 karat amerikan… Edhe kur jane mbrapsht si ne Irak apo Libi, ata e cojne misionin deri ne fund!
    E Reforma ne Drejtesi qe ata kane nise eshte po aq e bekuar sa edhe nderhyrja per Lirine e Pavaresine e Kosoves.
    Ajo do ti sjelle jo vetem shtetin, por edhe sovranitetin shtetit Shqiptar. Nuk mund te kemi asnjerin as tjetrin sa te kemi ligj mbi ligjin impunitetin dhe Saliqin!
    Si Obama edhe Biden, edhe Kongresi edhe ambasadori Lu Jane betuar me dore tek Zoti e Kushtetuta amerikane!
    Ne kapakun e saj shkruhet ” Ne populli, me popullin, per popullin…!
    De jure pak a shume thote ashtu edhe ajo e Shqiperise!
    De facto ajo eshte kthyer ne ” Ne Saliu, me Saliun, per Saliun…l”
    Nga Kushtetuta e Partise- Shtet per 45 vjet eshte kthyer ne Kushtetuten e Njeriut- Shtet, Sali Berisha tash e me shume se 25 vjet!
    Populli eshte sovrani, me sovranin e per sovranin” Jo me kusarin e per tiranin!
    A mund te kete sovranitet pa rrenjet e shpirtin e tij sovranin?
    Mos harroni as Zonjen e nderuar Vllahutin! Ajo nuk eshte Dora Bakojanis e Athines!
    Eshte “Dora Hekuri” e BE-se!
    Ua kemi pru ne maje te hundes me keta krye- kriminele makaber qe i kane korruptuar edhe vete fjalet korrupsion e Impunitet me korrupsionin e impunitetin e tyre te tejskajshem!

    Sent from my iPhone

    Reply to this comment
  13. Rita June 6, 17:52

    Nje analize e c”drejte po te analizosh faktet !! Doktori se pari eshte martuar perpara vitit 1990 e sa per origjinen e se shoqes jane te shumte ne veri te te vendit te jene me origjine nga shteti fqinj !! Si pershembull diktatori i shuar tashme Ramizi !! Te gjithe ngjarjet e faktet e pas vitit 1990 jane te komanduara e diktuara nga plani i “Katovices ” per te vetmin qellim qe te arrijme sot te shikojme menxyren e katastrofen e diktatatures si nje te keqe te vogel perpara gjendjes kaotike e shkaktarruese te se sotmes !!! Mos ngatarroni me kot UDB apo tjeter sherbim te huaj ,,ata vecse gezohen nga deshtimet tona si shtet !! Dhe per kete fajtore jane politikanet qe qeverisin deri me sot !!! Dy dekada e gjysem e akoma s”kemi krijuar kushtetuten ,ligjet e plota sic i ka gjithe europa ,e bota sot !! Mjerisht nostalgjiket e sistemit monist nuk duan kurre qe te kemi politikane te drejte ,patriote e heronj per kete popull te vuajtur !! Historia duhet te ngelet per to me dy heronj ,,Skenderbeu e Enferri gjirokastrit !!! Doktori ishte dhe eshte nje robot i komanduar !!!

    Reply to this comment
    • KUSH E SHENJTEROI XHAXHIN E MADHERISHEM ?? June 6, 19:44

      ESHTE ” DELETED” QE NDERSA AMERIKA ZYRTARE U PAJTUA ME ARMIKUN ME TE RREZIKSHEM TE SAJ KUBEN E KASTROS…DHE JU TE VASHDONI KANIBALIZMIN E VITEVE 91-92 KARSHI KUFOMAVE TE HOXHES SIPAS PARAMETRAVE TE ANTISHQIPTAREVE BIBEROVIC RAJERSONOVIC
      ESHTE KRIMINALE SJELLJA KANIBALE MAKARTISTE ME ENVER HOXHEN KUR VETE ZOTI OBAMA SHKON NE VIETNAM DHE KA RESPEKT RECIPROK EDHE PSE VIETNAMI VRAU MIJRA AMERIKANE
      PSE KY VANDALIZEM ELEZBIBEROAMERIKAN PER ENVER HOXHEN ??
      KU ESHTE “FORCA” E SALI LESHIT ?

      1-Sipas dokumenteve te CIA-s te koheve te fundit…ilegalisht rajersoni me berishen kur behej gjyqi i kafeve negociuan pe FLORIRIN E LONDRES…biles ne nje mbledhje per kete ne KM berisha pyeste sa miljone dollare ti japim Rajesonamerikane per pronat qe i mori Hoxha pas 1945…..PSE JU GAZETARE NUK HULUMTONI PER KETE PANAMANE E RAJRSON BERISHES
      2-Ne rrugen e kombit eshte vjedhur mbi gjysem miljardi dollare me firmen e Lulit dhe Olldashit ku jane te perfshire ambasdorja MR ne shqiperi dhe Delli ne Kosove…..kerkoni PANAMANE TE RRUGA E KORBIT/KOMBIT
      3-Armatimi shqiptar ne 1991 kapte vleren MINIMALE per materialet e shiteshme rreth 30 miljard dollare….KUSH E MORI ELDORADON E ARMATIMIT SHQIPTAR ??

      Ne nje interviste dhene vone Bill Rajersoni ambasdori i pare amerikan (qe u kthye dhe nje mbret i plotfuqishem pas 22 marsit 1992) deklaroi se i kerkova Ramiz Alise qe te bente dekomunistifikimin sic bene gjermanet per de-nazistifikimin pas 1946..
      Besoj se ketu eshte thelbi i kesaj teorie dhe praktike THELLESISHT antishqiptare ( sot mund ta quajme dhe antiamerikane) qe e rrezoi ate shtet dhe perdhosi ate komb…
      Pikerisht kete detyre kreu “Toger Baba” i tyre duke:
      -i ngrene kockat enverit si kanibale (bashke me kadarenjte)
      -poshtroi luften nacjonal clirimtare ( ish aleate me USA)
      -injoroi meritat e rindertimit te vendit
      -perdhosi varrezat e deshmoreve
      -diskretitoi veteranet
      -shkaterroi ushtrine shqiptare
      -reabilitoi ish fashiste
      -e beri hero kombetar zogun
      -aplikoi teorine e shock-ut
      -na islamizoi dhe arabizoi

      -pranoi kolonelin janullatos
      -furnizoi me nafte milloshevicin
      -flirtoi me perversin Damir fazllic
      -poshtroi Fan Nolin..
      -ktheu shqiperine i Kolumbi te droges
      Pra keta me lart ishin KRIME KOMBETARE pa permendur krimet naziskine si 21 janari..remzi hoxha..gerdeci..haklajt etj etj
      ++++++++++++++++++
      Nga sa me lart konkluzioni eshte se ” nderkombetaret” mbrojne Sali kriminelin pasi ai ne menyre” te shkelqyer” duke vepruar si DEMON,SHTRIG,DEVIL,TRADHETAR,VRASES,KRIMINEL,PERVERS,MANJAK realizoi ate qe thame me lart..defuckomunistifikimin qe ishte me me shume se DIRTY JOB….dhe keto nderkombetaret jo vetem duhet te kerkojne falje per Salimonstren e tyre…duke gjetur gjetur menyra per pranga apo egzekutim..por dhte te demshperblejne ate popull moralisht per demet e Devilit Viqidolit.

      SOT KUR NJE MORRACAK VIQIDOLI DHE NJE “DRU ME PRE” PREJ KUKESI KANE PERDHOSUR NJE KOMB SIPAS NACERTANIES SERBE……A DUHET ME I MADH LAPIDARI PER ENVER HOXHES ??

      Reply to this comment
  14. Mark uk June 6, 18:47

    Po kujt i plasi se jeton ne nju jork.More pasaport per ti shpetuar ndeshikimit ne vitin 1990.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*