KE: Vendi të kryejë reformë në drejtësi

September 21, 2014 09:34

KE: Vendi të kryejë reformë në drejtësi

Komisioni Europian pret prej Shqipërisë që të kryejë reformën në sistemin e drejtësisë. Në një intervistë për Top—Channel, zëdhënësi Peter Stano, shprehet se nevojitet që vendi të kryejë reformën e gjyqësorit dhe atë të sundimit të ligjit. Sa i përket çështjes së Bankës së Shqipërisë, zëdhënësi i Fyles, thekson se kjo çështje është duke u ndjekur. “Ka patur shumë ngjarje gjatë muajve të fundit. Mbajtëm shënim çështjen e Guvernatorit të Bankës Qendrore dhe po e ndjekim atë nga afër. Por, ne nuk komentojmë në raste të tilla që janë në proces hetimi. Nevojitet që vendi të kryejë reformën e gjyqësorit, atë të sundimit të ligjit, reformën e administratës publike. Këto janë fushat e rëndësishme ku qeveria duhet të vazhdojë përpjekjet për intensifikimin e reformave, siç jemi shprehur disa herë, dhe një forum i Dialogut të Nivelit të Lartë është ngritur, ku ne merremi, rregullisht, me këto çështje”, deklaroi Stano.

“Këto janë çështjet, dhe e rëndësishme për ne është që të shohim se qeveria po bën përpjekje për të reformuar vendin në disa fusha dhe arrin rezultate në zbatimin e reformave dhe ç’është më e rëndësishme, qytetarët i shohin këto rezultate dhe se si zbatohen reformat e nevojshme”, vijon ai.

Më 29 Shtator, Stefan Fule pritet të vizitojë Tiranën, për të fundit herë në cilësinë e Komisionerit për Zgjerimin e Fqinjësinë. Raporti i Komisionit Europian mbi Shqipërinë, pritet të publikohet më 8 Tetor.

 

September 21, 2014 09:34
Komento

1 Koment

  1. DORJAN HITAJ September 22, 09:15

    KOMISINI EUROPIAN TE KETE PARASYSHE HISTORIN E XHA KOSMAIT KUR FLETE PER DRETESIN NE SHQIPERI.

    Jo shume larg por para nje viti.
    Ne nje fshate te nje qyteze jo shume large metropolit nisi fushata elektorale.U dynden shume parti te majta e te djathta per te siguruar nje vote .Voten e z.kozma.
    Kozmai eshte nje bure rethe te 60-ve.I nderuar dhe i respektuar nga te gjithe.Perfaqsuesit e [partive te ndryshme politike qe vizitoni fshatin mundoheshin ta joshnin me lloj lloj premtimesh per ti shoqeruar ata fushate pas fushate por ai nuk pranonte asnjehere…,thesin e miellit,5000 lekshin,apo premtimin per nje vend pune ne komune.
    -Dhe para 23 qershorit nje djale i ri baore i fshatit i cili kishte mbaruar studimet ne universitetit me te mire te kryeqytetit ishte kthyer dhe po bente fushet per nje parti te re te porsa krijuar .Nje parti patriotike pertej cdo imagjinate.Dhe ky djaloshe me naivitetit e tij ishte bere pjese e ideologjise se saj.
    Tani ,po trokiste te dera e z.Kozma icili kishte nje dobesi per te .qekur ishte femije…
    Pasi pershendeten ai nisi ti refeje per angazimin qe kishte mare per forcen me te re patriotike.Z.Kozma e degjone me kujdese dhe si asnjehere me pare pranon te behet pjese e nje takimi te kesaj force politike te organizuar si rendomte ne lokalin e fshatit.
    -Fjala mori dhene dhe te gjithe u njoftuan per pjesmarjen e xha Kozmait.
    Kure mbriten tek lokali pane qe i gjithe fshati ishte mbledhure .Organizatoret u entuzjazmuan tej mase sepse mendoni se ishte mbeshteje per ta por ne fakte ata ishin aty per Zoti.Kozma.
    Takimi nis.
    Pasi te gjithe flasin kush me shume e kushe me pak.Djaloshi biri i fshatit i jep fjalen xha kozmait.
    -Ju te gjithe me njihni dhe e keni te qaret se kushe jame .Jeni kurioze te gjithe te mesoni pse jam ketu sote.
    Une jame i biri Sanlies .Bije deshmori e cila punoni me ndershmeri 30 vjete ne koperative nga ai sisteme gezoi nje pencion mizerabel dhe une i them faleminderi te majtes se ma LEROI NENE 30 vjet….(te gjithe qeshin) dhe sote jame ketu ne vende te saje sepse nuk jeton me ..,( dhe preket syte nis ti lotojne ).
    Gjithashtu Jame dhe i biri i Ramiut i cili ishte bire kulaku dhe luftoi deri para dy vitesh qe u nda nga jeta per demokraci dhe nuk fitoji as tokat qe i la babai dhe i theme Faleminderit pluralizmit qe ma LEROI babane 21 vite ,(te gjithe buzeqeshin perseri),. dhe une sote jame ketu per te sepse ai nuk jetone me ..,(dhe perlotet perseri.
    -Me zelle te mathe nga sikleti biri i fshati mer fjalen.Ta lem te qetsohet Xha,Kozmain thote se u emocioniu .nga kujtesa e prinderve dhe u perlot.
    PorX xha kozmai i mere mikrofoni .
    -Jo more bire nuk u emocionova nga kjo dhe ,spo qaj nga hidherimi.Por duke pare ty te angazuar kaq bindeshem pas ketyre zoterinjeve e kuptova qe me erdhi radha mua tani ne pleqeri.
    Kjo ishte historia e Z,Kozma

    dorjan hitaj vlore

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim