“KE vlerëson se Kosova ka bërë progres në shumë fusha”

April 19, 2018 17:32

“KE vlerëson se Kosova ka bërë progres në shumë fusha”

 

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha në një konferencë për media ka folur lidhur me Raportin e Progresit për vitin 2018.

Ajo  thotë se në këtë raport jo vetëm Kosovës por edhe vendeve fqinje i është kërkuar  të vazhdojnë me reforma në drejtësi.

“Raportin duhet ta shohim edhe nga aspekti krahasimor edhe vendeve të tjera ju është kërkuar të vazhdojnë reforma në drejtësi sikurse edhe Kosovës. Përshëndes hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë dhe kjo është shtytje edhe për Kosovën drejt asaj rruge”.

Sipas saj, ky raport veçon progresin në shumë fusha si në organizimin e zgjedhjeve të vitit 2017, ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit, në sistemin gjyqësor e në administratë publike.

“Komisioni Evropian (KE) vlerëson se Kosova ka bërë progres në shumë fusha. Progres konsiderohet ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, dhe zgjedhjet e vitit 2017 kanë qenë të organizuara mirë, përfshin progresin edhe në sistemin gjyqësor dhe administratën publike”.

Hoxha deklaroi se një ndër pikat e rëndësishme është njohja e progresit në luftën kundër korrupsionit.

l.h/ dita

April 19, 2018 17:32