KED zhvillon më 15 janar mbledhjen e parë

January 11, 2019 17:11

KED zhvillon më 15 janar mbledhjen e parë

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të konstituohet më 15 janar, fill pas ngritjes së KLGJ-së dhe KLP-së. Ky Këshill pritet të zhbllokojë ngërçin e krijuar në Gjykatën Kushtetuese dhe të përzgjedhë kandidatët që plotësojnë kushtet për t’u bërë anëtarë të kësaj gjykate. KED pritet të drejtohet nga anëtari i Gjykatës së Lartë Ardian Dvorani, që është përzgjedhur nga parlamenti.

Gjykata Kushtetuese ka mbetur me një anëtar dhe ajo është gjyqtarja Vitore Tusha, mandati 9-vjeçar i së cilës ka mbaruar.

Në mbledhjen e parë të KED-së  pritet të marrin pjesë 7 nga 9 anëtarë që ajo duhet të ketë. Pas përzgjedhjes së tetë anëtarëve nga parlamenti, Bashkim Dedja u shkarkua nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit duke e çuar numrin në 7 anëtarë. Pjesë e KED që nis punën në 2019 janë kryeprokurorja Arta Marku, Ardian Dvorani, Medi Bici nga Gjykata e lartë, Fatjona Memçaj nga Gjykata e Apelit të Tiranës, gjyqtari Fatmir Islamaj, Gurali Brahimllari, Eriol Roshi dhe Klodiana Veizi.

Një tjetër pikë e rëndësishme e rendit të ditës në mbledhjen e ditës së martë është ajo për institucionin e inspektorit të lartë të drejtësisë, njohur si ILD.

KED pritet të shqyrtojë kandidaturat për këtë post, si dhe kriteret e përzgjedhjes së inspektorit që do të kontrollojë më pas institucionet e drejtësisë.

l.h/ dita

January 11, 2019 17:11
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*