KED pret vettingun e dy gjyqtarëve, gati lista për Kushtetuesen

July 5, 2019 10:04

KED pret vettingun e dy gjyqtarëve, gati lista për Kushtetuesen

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka gati listën e kandidatëve, nga e cila do të zgjidhen 9 anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është në pritje të rezultateve të vettingut për dy gjyqtarët e shkallës së parë të Tiranës, Anila Kristani dhe Ilir Mustafaj.

Gjyqtari Mustafaj ka dalë në seancë dëgjimore, por pritet të jepet vendimi përfundimtar.

Ndërsa për zonjën Kristani ende nuk është përcaktuar një datë konkrete për seancën e verifikimit.

Sapo të përfundojë vettingu, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të bëjë renditjen e propozimeve më të mira.

Janë dy lista me kandidatë për Gjykatën Kushtetuese. Ka nga ata që kanë aplikuar pranë Presidentit dhe nga ana që kanë aplikuar pranë Kuvendit. Por ka edhe kandidatë që kanë aplikuar pranë të dy institucioneve.

Kandidatët që kanë aplikuar te Presidenti i Republikës: Alban Brati, Avni Shehu, Besnik Muçi, Dedë Kasneci, Denar Biba, Gëzim Allaraj, Ilir Mustafaj, Ilir Panda, Kristaq Traja, Luan Dervishi, Petrit Kaja Rexhep Bekteshi, Theodhori Sollaku, Vladimir Gërmenji, Ardita Alsula, Elsa Toska, Regleta Panajoti, Rovena Gashi, Valbona Bala, Zhaklina Peto, Prel Martini, Sinan Tafaj, Ardita Buna Alsula.

Kandidatët që kanë aplikuar në Kuvend :Anila Kristani, Arta Vorpsi, Besnik Muçi, Çlirim Gjata, Dashamir Kore, Dedë Kasneci, Denar Biba, Elsa Toska, Gëzim Allaraj, Ilir Kadiu, Ilir Panda, Irena Nino, Kazhanxhi, Kristaq Traja, Rexhep Bekteshi, Sinan Tafaj, Sokol Hasani, Shpresa Beçaj, Theodhori Sollaku, Valbona Bala, Sinan Tafaj, Theodhori Sallaku, Vasil Bendo,  Fiona Papajorgji, Valbona Bala Avni Shehu, Marsida Xhaferllari.

Pikërisht nga këto lista do të zgjidhen 9 anëtarë për Gjykatën Kushtetuese e cila pritet të jetë funksionale brenda muajit korrik.

j.l./ dita

July 5, 2019 10:04
Komento

2 Komente

  1. CIRK NE KOLONI July 5, 11:37

    Ne KOLONI pretendohet te kete drejtesi

    Reply to this comment
  2. DALLTON July 5, 12:23

    Me Rovena-Gashin do te vendosni drejtesi o zoterinj “UJKU-QIMEN-E-NDERRON-POR -ZAKONIN-S’E-HARRON”.Vendosni njeres me reputacion dhe jo alabake si Xhezair -Zagari.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim