Këmbanat e kishës bien nën tingujt e muzikës së DJ Avicii

April 23, 2018 10:30

Këmbanat e kishës bien nën tingujt e muzikës së DJ Avicii

 

Këmbanat e kishës në Utrecht të Holandës kanë rënë nën tingujt e muzikës së producentit të njohur DJ Avicii, për nder të tij. 28-vjeçari u nda nga jeta ditën e premte më 20 Prill, ndërsa trupi i tij u gjet i pajetë në Oman të Lindjes së Mesme.

Këmbanat e kishës holandeze kanë luajtur 3 prej këngëve më të njohura të DJ-it me famë ndërkombëtare, “Wake Me Up”, “Without You” dhe “Hey Brother”.

Vëllai dhe dy motrat e 28-vjeçarit po organizojnë kthimin e trupit të pajetë në Suedi, në vendlindjen e tij. Dj Avicii, emri real i të cilit është Tim Bergling, vuante prej vitesh nga pankreasi akut. Megjithatë nuk ka ende informacion zyrtar për shkakun e vdekjes.

Autoritetet në Oman kanë mohuar që vdekja e producentit 28-vjeçar, të ketë lidhje me ndonjë vepër penale. Avicii do të mbahet mend për disa këngë që u bënë të njohura ndërkombëtarisht, si Wake Me Up, Levels, Hey Brother. Producenti i muzikës elektronike ishte nominuar për çmimin “Grammy”.


l.h/ dita

April 23, 2018 10:30
Komento

1 Koment

  1. nje antiturk i betuar April 23, 12:27

    Kjo nuk eshte gje fare , mua me pelqen kur ulerijne altoparlantet e xhamive ne oren 4 te mengjezit , ne ate gjuhen e pa kuptimte . S’ka gje me te bukur se ato ulerima , qe , per te treguar predominance islamike , hapet deri ne fund volumi i ulerimave . Zgjohen te gjithe nga gjumi ne oren 4 , te gezuar e te lumtur .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*