Këmbimi i territoreve, deputeti gjerman: E pranojmë, por me një kusht

September 6, 2018 10:16

Këmbimi i territoreve, deputeti gjerman: E pranojmë, por me një kusht

Deputeti i së majtës në Bundestag, Stefan Liebich, shprehet se është kundër  këmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, por thekson se Gjermania do ta pranojë këtë propozim vetëm nëse vendet do të bien dakord me njëra-tjetrën.

Ai ka deklaruar në një intervistë për DW se kërkesa për këmbim territoresh është një politikë e gabuar, një politikë që kërkon të krijojë shtete monoetnike.

Liebich e ka vendosur më tutje theksin tek puna për heqjen e kufijve në kuadër të BE-së.

Teksa pyetet se ç’do të ndodhte nëse Serbia dhe Kosova do të binin dakord me njëra-tjetrën, Stefan Liebich është shprehur:

“Ne nuk jemi fuqi koloniale. Janë shtete sovrane dhe mund të vendosin vetë, nëse duan ta bëjnë, ne duhet ta pranojmë. Edhe më parë ka pasur raste të tilla, si për shembull kur Çekosllovakia u bë Çeki dhe Sllovaki, para pak kohësh u krijua Sudani i Jugut. Gjëra të tilla janë të mundshme, juridikisht korrekte dhe ne duhet t‘i pranojmë. Por unë personalisht mendoj se këto nuk i zgjidhin konfliktet e brendshme të secilit vend.”

s.a/dita

September 6, 2018 10:16
Komento

4 Komente

  1. korkodili September 6, 12:09

    mos shkembeni teritore pasi mund te hapni nje kontradikte si palestina me izraelin

    Reply to this comment
  2. Dulla September 6, 12:42

    Ne nje menyre apo tjetren, jeni fuqi koloniale. I gjithe ballkani eshte koloni e perendimit. Kolonializim modern.
    S’prodhohet gje, vetem konsumohet. Mbylluni rubinetin dhe te shikoni si te ulin breket te gjithe.

    Reply to this comment
  3. MH September 6, 13:19

    Perderisa ekziston ne gjithe boten e mireqenun marrveshja(bisedimet) dy palshe qe e praktikojne gjithe shtetet.Pse kjo marrveshja ndermjet Vucicit dhe Thacit ka ndonji gja qe nuk shkon apo nuk asht bisedime dy palshe.Njikohesisht pa anashkalue referendumin popullor.Ky i fundit do i vinte kapak hermetik marrveshjes.Nese bien dakort dhe qetesojne shpirtin keto te dy.C’i dihet botes te filozofoje pargjykimeve bajate si te ditun pa shtylle kurrizore.

    Reply to this comment
  4. Iliria e bashkuar September 6, 15:06

    Europa e mbaruar qe nuk di te thote JO per demet kunder shqiptarve. Kush ndan Kosoven eshte tradhetar dhe duhet …

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*