“Këmbimi i territoreve, hapi i parë drejt një Shqipërie më të madhe”

September 4, 2018 13:33

“Këmbimi i territoreve, hapi i parë drejt një Shqipërie më të madhe”

 

Nëse fillon loja e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, kjo nuk do të përfundojë këtu, thekson në intervistë me Deutsche Wellen, eksperti i shoqatës gjermane, DGAP për Deutsche Wellen.

Nga Anila Shuka

DW: Thaçi dhe Vuçiçi po planifikojnë të këmbejnë territore. Uashingtoni nuk është kundër. Pas bisedës me Donald Trump, kancelarja Merkel nuk ishte aq e njëkuptimtë në deklaratën e saj, sikurse më parë. Edhe Heiko Maas, ministri i jashtëm i Gjermanisë, në kuadër të takimit joformal në Gymnich tha vetëm se nuk ishte ide e mirë të ndryshoheshin kufijtë. Kjo tingëllonte më shumë si këshillë se sa si refuzim. Mos është Gjermania duke e zbutur qëndrimin e saj lidhur me kufijtë në Ballkan?

Milan Nič: Nuk do të shikoja patjetër nuancat. Qëndrimi i Berlinit është mëse i qartë. Gjermania ka qenë gjithmonë konsekuente dhe shumë e qartë lidhur me këtë çështje. Së pari, pas dyerve të mbyllura, gjatë takimeve të kancelares Merkel në Berlin me presidentin Vuçiç dhe presidentin Thaçi, dhe më pas me kryeministrin e Bosnjës. Ajo e ka folur këtë edhe me kryeministrin kroat Plenkoviç. Ndoshta nuk ka dashur t’i hedhë benzinë zjarrit duke bërë edhe një deklaratë tjetër, pas asaj të gushtit 2013. Por unë nuk shoh asnjë ndryshim te qëndrimi  i Gjermanisë. Janë të tjerë ata që kanë ndryshuar.

Për kë e keni fjalën?

Uashingtoni po se po. Deklarata e John Bolton për mendimin tim është një shenjë se amerikanët po shohin për alternativa, meqë nuk janë më të interesuar. Ata nuk e shohin rolin e Amerikës si udhëheqës. Ky është për ta një problem që i mbetet Europës. Më duhet të shtoj se Berlini është gjithashtu i zhgënjyer me rolin që kanë luajtur kohët e fundit komisioneri Hahn dhe përfaqësuesja e lartë e politikës së jashtme, Mogherini dhe presidenca austriake, duke e inkurajuar Serbinë dhe krerët e Kosovës të ecin në këtë rrugë. Ata thanë se një marrëveshje historike mes Serbisë dhe Kosovës është më e rëndësishme se detajet, pra, kufijtë. Por ky nuk ishte qëndrimi i unifikuar i BE-së. Ata thjesht prezantuan vijën diplomatike të Austrisë e jo atë të presidencës.

Përse Thaçi dhe Vuçiçi sollën propozimin e ndryshimit të kufijve?

Kur presidenti Thaçi ishte për vizitë në Berlin, ne e kishim të ftuar në DGAP së bashku me ambasadorin Ischinger, dhe Thaçi atëherë e përjashtoi qartë mundësinë e ndryshimit të kufijve. Ishte një gjë e mirë që e tha publikisht, por tani gjërat kanë ndryshuar dhe unë nuk e di se përse. Nga pala serbe është e qartë, se për ta ky ka qenë gjithnjë një opsion, qysh prej vitit 1999. Dhe tani presidenti Vuçiç thotë se njohjen e Kosovës mund ta justifikojë para opinionit publik duke marrë diçka si kompensim, pra, territor.

A është ky opsion realist?

Është realist nëse liderët vendas janë të vendosur ta realizojnë dhe aktorët kyçë të jashtëm, fuqitë e mëdha, do ta lejojnë. Por unë jam pak i shqetësuar se kjo histori nuk do të mbarojë me kaq.

Cili do të jetë efekti i saj?

Nuk është puna te korrigjimi i kufijve. Unë besoj se është një çështje komplekse. Është iluzion të mendosh se do të kemi vetëm një këmbim të vogël territoresh. Është e kuptueshme që është shumë tërheqëse në këtë pjesë të vogël të Ballkanit, kur kemi parasysh Kosovën e Veriut dhe Preshevën, por nuk do të mbarojë aty. Do të jetë një hap prapa që do të fillojë në Mitrovicë dhe të nesërmen do të ketë një ndarje të madhe të Bosnjë-Hercegovinës dhe ndoshta edhe të Maqedonisë. Dhe ka shqetësime edhe për negociata dhe marrëveshje paralele mes Prishtinës dhe Tiranës. Pra, me fjalë të tjera, në një periudhë kohe afatgjatë ky këmbim territoresh mbi baza etnike shihet si një hap drejt një Shqipërie më të madhe.

Milan Nič, ekspert i Shoqatës Gjermane për Politikën e Jashtme (DGAP) dhe i ngarkuar për studime në Qendrën Robert Bosch për Europën Qendore dhe Lindore. Një nga fushat e tij të ekspertizës është Ballkani Perëndimor.

a.s/dita

September 4, 2018 13:33
Komento

13 Komente

  1. Alban I September 4, 13:45

    Askush nga te huajt nuk e dine se ku I pikon shtepia shqiptareve dhe serbeve ne armiqesine e tyre 200 vjecare per ceshtjen e kufijve. Kete e dine te zotet e shtepise Vucic dhe Thaci. Korigjimi I kufijve midis serbeve dhe shqiptareve do t’i jape fund armiqesise se tyre shekullore, do te krijoje kushtet per bashkimin e krahines se Kosoves me trungun ame-Shqiperine, do te lehtesoje buxhetin serb, pasi do t’u prese zorren e parave ish-agjenteve shqiptare te Serbise ne Kosove dhe Shqiperi.

    Reply to this comment
    • fery September 4, 19:52

      Korigjimi i kufijeve mund te ndodhe pa asnji problem Alban por , paraprakishte duhet njohje reciproke mese Kosoves dhe Serbise kurse , para se te vije deri te njohja reciproke mes dy shteteve duhej te ktheheshin 1654 mbetje mortore te shqiptareve te vrare e te groposur ne varreza masive ne Serbi tashe e 20 vite..!
      Pasi te ktheheshin mbetjet mortore te 1654 shqiptareve te vrare nga varrezat masive ne Serbi do te mesoheshin emrat dhe mbiemrat e vraseseve dhe emrat e uredhrdhdneseve te shtetit serb dhe kjo do ta ndryshonte rrjedhjen e ngjarrjes sepse , do ta identifikonte shtetin serb si agresor qe ka kryer gjenocid dhe krime ne Kosove . Keshtu si thua ti Alban , keshtu po na dele se ne shqiptaret paskemi qene agresor andaj dhe duhet agresionin tone ta ia paguajme Serbise me humbje teritori kurse , kurse viktime po dele se tere kohen nga 1998 na paska qene shteti serb dhe udheheqesit e saje nga ajo kohe e vitit 1990 deri me sot ..!
      Per te mose u marre veshe se kushe i morri me dhune ata 1654 civil shqiptar, kushe dhe pse i vrau, pse i groposi ne varreza masive ne Serbi , kushe i dha keto urdhera dhe pse Srbija refuzon ti kthene mbetjet mortore te civileve te vrare shqiptar jane esenca e problemit mese Kosoves dhe Serbise dhe eshte celesi i gjithe celesave te nyjes se pazgjidhur deri me sot mes Kosoves dhe Serbise kurse Alban ….Une e theksova vetem nji fakt por , ka edhe shume fakte tjera te cilat duheshin te pasojne para njohjes reciproke mese Kosoves dhe Serbise dhe , pasi td reohen gjitha keto ateher pasojne njohjet dhe pastaj , sipas marreveshjes edhe ndryshim i kufijeve thojne regullat e luftes dhe paseluftes andaj , mire do te ishte nga tashe e tutje , para se te vendosesh te paraqitesh me ndonji koment , duhet te sigurohesh , ke njohuri per ate problematike apo , do te shkruash sa per te shkruar dicka ose , si ajo thenja , hajte ” ku rrafsha, mos u vrafsha “

      Reply to this comment
    • fery September 4, 20:30

      Qe nga shperberja e ish Jugosllavise Alban me 1991 , Serbija e mbane nen okupim nji ujedhese kroate mbi lumin Danub me emrin Shardngrdska ne siperfaqe prej 8.500 Ha por , Kroacija si antare e BE qe eshte , qyshe me 1992 ia ka be me dije Serbise se pa e kthye ajo ujdhesrn kroate nen juridiksionin kroat s ka pranim te Serbise ne BE , Alban , kurse ne shqiptaret po u dashka te falim teritore ne vend qe te mendojme Alban , si ti kthejne teritoret tona te okupuara me dhune , sepse Alban , sepse jemi i vetmi popull ne bote , qe jetoje te ndare ne 6 parcella

      Reply to this comment
  2. MH September 4, 15:17

    Po cfare mekati asht te arrihet qofte dhe Shqiperia e madhe.
    Po pse kush e zvogloi.Sepse kjo e madhja asht origjina e etnitetit kombetar Shqipetar.
    Beli duhet vete nderkombetaret ta arrijne me vullnetin e tyre per nji Shqiperi etnike kombetare.Nji etnitet qe e ka mbijetesen qe nga krijimi i “Big bengut” mbi toke.Kur shume e shume popuj jane zhdukur e shuar fare.Dhe keto qe mbijetojne nuk ia gjejne fillin origjines se vete.

    Reply to this comment
    • fery September 4, 20:12

      Kosova ” dhe Metohija ” sipas mendesise se kalbur serbe te mesejetes dhd sodit MH , eshte porosija qe ju japin hartuesit e memorandumeve cfarosese te shqiptareve gjeneratave te ardheshme serbe se Kosova eshte dhe duhet te mbetet koloni serbe pa shqiptar ngase, ” dhe Metihija ” e ka kuptimin e te qenit koloni serbe mbi teritorin e Kosoves
      Kurse,akuzat serbe per krijimin e Shqiperise se Madhe eshte ponjashtu term serb per te fshehur tendencen e vertete te hartueseve serb te memorandumeve antishqiptare mbi depertimin e shtetit serb mbi Kosoven dhe drejte brigjeve shqiptare te Detit Adriatik me c rrast do te krijohej Serbija e Madhe dhe , per te mose u penguar ne realizimin e ketij qellimi ata te paret na akuzojne ne shqiptaret se dojne ty krijojne Shqiperine e Madhe
      ( ti theme , sa s me ka thene )
      kurse , kurse bagetija shqiptare nuk reagon kunder kesaje akuze serbe dhe, heshte sepse , shteti serb ka menduar edhe per kete… shteti blene ne forma te ndryshme zyrtar shqiptar te nivelit te larte qe ata mose te kundershtojne keto deklarata te zyrtareve serb dmth. shqiptaret duhet te heshtin kurse , kurse heshtja edhte aprovim ..!

      Reply to this comment
      • mirel September 4, 22:03

        po ku do arrije Shqiperine e madhe ky duke falur shqiperite e vogla,,enderon me sy hapur
        Shqiperia po behet si puna e deles qe po e shqyejne ujqerit, ky do e beje te madhe, sepse po e thote nje serb
        serbi i mencur kerkon qe Shqipot ta japin vete veriun nga gezimi, domosdo, kur ka dhe kaq torollake.,

        Reply to this comment
  3. Gjorku September 4, 16:36

    Gjithçka sa flitet me tè gjitha opsionet pèr shqipètarèt, mè e mira do tè bèhet. Tè gjitha territoret e pèrfolura janè pjesè historike shqipètare dhe shkèmbimi i mundshèm nènkupton tè japèsh tokè shqipètare pèr tè marrè po shqipètare. Mè parè se serbia tè mbajè veriun, Kosova duhet tè nxjerè shumèn dhe vlerèn e dèmeve materiale e veçanèrisht njerèzore tè shkaktuara nga gjenocidi serb nè ’99 dhe atè njèqind vjeçare ! Politikanèt nè Kosovè nuk kanè pèrse nguten me korigjimin e kufinjve pasi, aty qèndron dhe bllofi i serbisè. Serbèt duan tè vènè vetulla por do tè humbin sytè ! Shkèmbimi i njerèzve dhe i territoreve èshtè kundèrsens i asajè qè shqipètarèt dhe europa dèshiron. Historikisht shqipètarèt kanè jetuar nè harmoni me popujt e tjerè, ndèrsa serbèt jo kurrè. Ndaj ata kèmbèngulin pèr ndarje etnike, nuk mund tè jetojnè dot nè paqe dhe harmoni me popujt e tjerè do tè nxjerin gjithmonè probleme….Europa duhet ti mbajè pèr disa dekada serbèt e mbyllur nè kufijtè e tyre etnike qè kishin nè vitin 1878 èshtè njè dènim qè do t’ju vlejè jo vetèm atyre por, do tè shikojnè se gadishulli do tè bèhet mè europè se vetè europa. Njè shqipèri e bashkuar nè njè europè tè bashkuar dhe serbi tè izoluar do tè jetè koha mè e bukur pèr tu jetuar !

    Reply to this comment
  4. llapi September 4, 18:32

    Si po zhvillohen punet e kryekaret qe kemi do behet Shqiperi e madhe sa plaku 80 vjeqar do e kaloj brenda dites kembe nga jugu ne veri

    Reply to this comment
  5. Nik September 4, 18:57

    Kur u bashkua Gjermania shqiptaret e priten me gezim. Bashkimi i Shqiperise dhe Kosoves ne nje te ardhme do te jete fare i natyrshem. Te gjithe te punojme per te bere shtet serioz dhe me qellim final bashkimin.
    Nik

    Reply to this comment
  6. Iliria e bashkuar September 4, 21:09

    Kjo nuk eshte arsye per te shitur Kosoven. Cohuni popull ne burg e ne grope tradhetaret.

    Reply to this comment
    • mirel September 4, 22:00

      jam dakort, por shikoje mire se ai qe jep intervisten eshte serb.
      kjo eshte interviste e porositur me dinakeri
      Shqipot budallenj qe marrin flake si kashta nuk i hapin syte te shikojne se serbi po i entuziazmon me fjalen bashkim
      Mashtrim me i madh nuk behet,
      Nuk behet fjale as per nje cm toke shqiptare qe ta japin serbet me deshire, por duan ta marrin duke futur ne valle vete shqiparet qe po gezojne si ca budallenj me siper
      Gjysma e entuziasteve jane mashtrues spiune dhe ata
      Plera te Thacit dhe Ramutit

      Reply to this comment
  7. DRENICA E KUQE September 4, 22:18

    Jo, e paske huqur fare, moj motër! Këmbimi i terrirtoreve shqiptaro-shqiptare eshte hapi final per krijimin e Serbise se Madhe ne token e pushtuar e te copetuar iliro-shqiptare deri ne lumin Danub…
    Pa shiko mos e ka humbur njeri turpin, qe ta gjejne “shqiptaret” e pafytyre!…

    DRENICA E KUQE

    Reply to this comment
  8. alphade September 5, 03:28

    S’ka as Shqiperi te Madhe dhe as Shqiperi etnike ! Ka
    vetem nje Shqiperi,ajo autentike. Te largohen grabitesit
    e plackitesit te ardhur nga vandalet aziatike e siberiane
    dhe shkaktuan fatkeqesine me te madhe Europes se Re,
    ndersa tani e quajne Europa Plake, e kerrusur nen pe-
    shen e rende te Huneve ,me ne krye Atilen apo Alarikun,
    Goteve, Ostrogoteve, Vizigoteve dhe me pas mizori Cing-
    Kis- Khani qe shkaterruen plotesisht Europen dhe sot kemi kete situate konglomeratesh popujsh me bastardi-
    min e identiteve europiane autoktone: pellazge,ilire,greke
    dhe romake,latine……!
    Edhe shqiptaret jane autoktone ne trojet e tyre dhe s’ka
    pse diskutohet se si do te jete Shqiperia ne te ardhmen.
    Ne kete shekull, “Shekullin e Dritave” dhe te “Yjeve” ,
    Shqiperise i takon te ngreje zerin e saj te emancipimit
    kombetar, per te kerkuar te drejtat e saj legjitime, te mo-
    huara ne Konferencen e Ambasadoreve ne Londer ne vi-
    tin 1913-te. Kjo padrejtesi duhet te korigjohet dhe sot jane pjekur kushtet: Shtetet e medha, pa Xhorxh LLoyd
    dhe Klemanso, si Amerika,Anglia,Gjermania, Franca ….,
    pavaresisht reminisencave jane ndergjegjesuar per pa-
    drejtesite e se kaluares. Retrospektiva historike dhe 14
    pikat e fameshme te te Madhit Willson qe deklaroi “VET-
    VENDOSJES SE POPUJVE”, lideret e fuqive te medha
    po i rikthehen kesaj teze per te korigjuar gabimet e me-
    dha historike. Te pakten keshtu mendoj une anonimi shqiptar.
    Me te drejte,te huajt qe jane profane ndaj njohjes se
    Shqioerise, do te shtrojne pyetjen: “More sa popullsi ka
    kjo Shqiperia ? Pergjigja eshte 2.8 milion banore,e shum-
    ta 3 milion banore ?! Sigurisht do te habiten me ata qe
    flasin per “Shqiperine e Madhe”, sidomos serbet dhe gre-
    ket ! Po te krahasohet me Serbine me 11 milion banore
    dhe Greqine me 8 milion banore do te qeshin dhe do te
    talken me “argumentet” qe shtrojne fqinjet tane per “Shqi-
    perine e Madhe” ,qe e Madhe eshte vetem nje alibi dhe
    mashtrim per nderkombetaret per te justifikuar shoviniz-
    min e tyre karshi Shqioerise dhe popullit shqiptar. Bota
    sot eshte bere shume e “vogel” ,fale mjeteve te komuni-
    kacionit dhe nuk mund ta mashtrosh kolllaj.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*