Këmbimi valutor/Euro vijon e fiksuar në kuotën e 125.8 lekëve

July 12, 2018 14:18

Këmbimi valutor/Euro vijon e fiksuar në kuotën e 125.8 lekëve

Monedha e përbashkët europiane vijon të mos ketë luhatje në tregun vendas të këmbimit valutor edhe ditën e enjte.

E regjistruar në të njëjtat vlera me një ditë më parë, euro vijon të këmbehet për 125.8 lekë në blerje dhe 126.3 lekë në shitje.

Ndërkohë, një tendencë rritje me 0.3 pikë kundrejt lekut ka shfaqur ditën e sotme dollari amerikan, i cili blihet me 107.3 lekë dhe shitet me 108 lekë.

Ndërsa, në vlera të pandryshuara nga dita e djeshme është regjistruar edhe stërlina, e cila mbetet e fiksuar në kuotën e 142 lekëve në blerje dhe 143 lekëve në shitje.

Sa i takon valutave të tjera, dollari australian ka regjistruar një rënie me 0.2 pikë ndaj lekut nga dita e djeshme dhe është në kuotën e 79.3 lekëve. Ndërkohë, kanë mbetur të pandryshuara dollari kanadez dhe franga zvicerane, që këmbehen respektivisht për 81.5 dhe 108 lekë.

a.s/dita

July 12, 2018 14:18
Komento

1 Koment

  1. Arben July 12, 14:58

    EPO JA SE NA PRISHI PUNE TOYOTA YARIS.

    NA DUHET TE BLEJME TANI GJITHE LINJEN

    E AUTOMJETEVE NDONJE MARKE TJETER.

    MOS U MERZISNI, DO RREGULLOHET SHUME

    SHPEJT PUNA.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*