Këmbimi valutor, zhvlerësohet Euro në raport me Lekun

May 15, 2019 17:56

Këmbimi valutor, zhvlerësohet Euro në raport me Lekun

Në tregun e këmbimit valutor vendas, të mërkurën euro preku nivelin më të ulët në raport me lekun që prej fillimit të vitit.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro këmbehet sot me 123.26 lekë, rreth 0.08 pikë më pak se një ditë më parë. Ndërsa dollari amerikan ka forcuar pozitat me me 0,17 lekë duke u këmbyer me 109.95 lekë.

Sipas aktorëve të tregut oferta në euro në tregun vendas është e lartë, ndërsa kërkesa vijon të jetë e dobët çka ka lëvizuar treguesit e këmbimit.

Sipas agjencive kryesore në vend, biznesi ka reflektuar një kërkesë të dobët për valutë dhe kjo ka ardhur nga rënia e qarkullimit. Ata argumentojnë se kriza politike po ndikon te konsumi i individëve, njerëzit nuk po blejnë dhe nuk po shpenzojnë.

Me afrimin e stinës së verës, aktorët e tregut parashikojnë që euro të mbetet e dobët si rrjedhojë e efekteve sezonale, të prurjeve të shtuara në valutë nga turistët, që tashmë kanë filluar të mbërrijnë dhe më vonë të emigrantëve, që kulmojnë në gusht.

Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 109.95 +0.17
Euro EUR 123.26 -0.08
Poundi Britanik GBP 141.97 -0.14
Franga Zvicerane CHF 109.29 +0.37
Jeni Japonez (100) JPY 100.49 +0.39
Dollari Australian AUD 76.13 -0.07
Dollari Kanadez CAD 81.63 +0.09
Korona Suedeze SEK 11.45 0.00
Korona Norvegjeze NOK 12.59 +0.02
Korona Daneze DKK 16.50 -0.01
SDR SDR 152.16 +0.14
Ari(OZ 1) XAU 142773.24 +278.42
Argjend(OZ 1) XAG 1629.46 +8.68
Juani Kinez (onshore) CNY 15.99 +0.03
Juani Kinez (offshore) CNH 15.91 +0.02
Lira Turke TRY 18.14 +0.02

 

b.b/dita

May 15, 2019 17:56
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*