Kemi dhe nuk kemi rrugë biçikletash

February 14, 2018 23:20

Kemi dhe nuk kemi rrugë biçikletash

I nderuar z.Kryeredaktor

Është për t’u lavdëruar nisma, tanimë jo aq e re, e Bashkisë së Tiranës, për rrugicat e biçikletave, që po shumohen përditë dhe po bëhen një element i zakonshëm e i volitshëm në këtë qytet, si në çdo qytet europian.

Natyrisht këto rrugica nuk bëhen për “stoli”, bëhen për t’u dhënë mundësinë të qarkullojnë lirshëm e pa rrezik aksidentesh përdoruesve të këtij mjeti të rëndësishëm të transportit qytetar.

Por a përdoren ato për biçikletat? Përdoren, por do të përdoreshin më shumë, nëse do ua linin të lira makinat.

Nga shkolla “Vasil Shanto”, duke kaluar përbri stadiumit “Stërmasi” e përmes sheshit Willson deri te godina e Presidencës gjarpëron një rrugë mjaft e gjatë biçikletash, por ç’e do, është gjithnjë e zënë nga makinat e parkuara apo dhe ato në lëvizje.

Biçiklistëve u duhet ose të parakalojnë makinat e të dalin në rrugë të madhe, duke u rrezikuar nga trafiku i vazhdueshëm, ose ta marrin biçikletën përdore e të hipin në trotuar.

Kështu edhe në rrugën “Hoxha Tasin”, ku tashmë janë zhdukur edhe vijëzimet, makinat ua zënë gjithnjë rrugën e tyre biçikletave. Po kjo pamje edhe përgjatë rrugës “Bardhyl”, rrugës së Durrësit, rrugës së Elbasanit e gjetiu.

Ky zakon i keq i shoferëve pengon qarkullimin e lirë të biçikletave dhe rrit rrezikun e aksidenteve për ata që i ngasin, që edhe nuk kanë munguar. Që një element i ri të zërë vendin e duhur në jetën e qytetit e të qytetarëve, ka nevojë të mbështetet mirë nga ligji dhe rregullat.

Por kontrollorët rrugorë duket se nuk e trajtojnë më si shkelje trafiku rastin kur një makinë zë rrugën e biçikletave; i shohin, mbyllin njërin sy dhe shkojnë më tutje të kapin ndonjë katërrotak mbi trotuar.

Dilaver Baxhaku

February 14, 2018 23:20
Komento

2 Komente

  1. lejlek February 15, 10:39

    Per mendimin tim te projektosh rruge bicikklistesh duhet te jesh i dashuruar pas mjetit cudiberes biciklete.
    Amatorizmi eshte vrastar per perdorues dhe beres vijash rrugesh neper qytet.
    Rruget e deritanishme jane pa fillim e mbarim . qe nuk ju a keshilloj sidomos femijeve ,por me keq akoma rruget e modelit francez te Astirit
    Pesedhjete mije banore gjarperijne rruges nga Shqiponja drejt qytetit te ri mes erresires , pluhurit ,pislllekut, baltes, eres kundermonjese te Lanes me uren e coptuar prej derrase e per ironi edhe koshat me eren kundermonjese qelbese prane te cilit” nje ditezi” nxjerr prej tij sende” me vlre”dhe i shet po aty mbi ure.
    Ketej qarkullojne gjithsej dhjete bicikleta te zhgarravitura fshataresh perfshi edhe timen tashme te zgjyrosur nga balta.
    Pemet jane vete jeta jone ….por na hapni rruget ,prishni gardhe e mure betoni absurdin shqiptar te koheve moderrne.

    Reply to this comment
  2. PRENG PJETRI February 16, 03:13

    I nderuar zoti Kryeredaktor i Gazetes DITA!
    Ne lexuesit e gazetes Dita jemi më fat dhe mjaft të përviligjuar qe
    kemi një dritare dhe një derë të hapur nga ku mund të qajmë hallet
    tona individuale dhe publike.
    Ndjehemi të vlerësuar nga ju zoti Thano dhe stafi gazetes DITA që na
    mundësoni në faqen tuaj të shpalosim mendimet dhe opinjonin tone
    qytetar.
    Jemi më fat qe ju kemi ju si gazeten e vetme në Shqiperi qe mundesoni
    te lidhim korrespondenca dhe të shkembejme mendime me lexuesit anë e
    mbane atdheut.
    Me fate jemi dhe mjafte krenar meqë ju zoti Thano dhe stafi gazetes
    DITA ne lexueseve na trajtoni si bashkepunetore dhe bashkëudhetar te
    gazetes DITA.
    Çdo lexues i DITES ndjehet pjese e pa ndame e “kuzhines” gazetes DITA
    ku secili jep receten dhe asortimentin e tij.
    Pastaj shef Thano me stafin e specializuar te kuzhines mediatike
    gazetareske servinê menyenë plot shije pse jo pak thumbuese dhe
    pikante.
    Materialisht në letêrshkruesit nuk fitojmë asgjë. As status as honore
    nuk marrim…
    Por në fitojmë shumë më shumë se sa ata ciceronet dhe paparacet që i
    shtyjnë padronet e medjave të shkruajnë paqavura me një doze te madhe
    shpifjesh trillimesh dhe dizeinformimesh mestruboze. Per të shitur
    disa ekzomplare me shume e per të futur në xhepat e tyre te piste dy
    tre lek me shumë.
    Ne letershkruesit e gazetes DITA fitojme force dhe moral.
    Fitojme energji dhe kurajo duke demaskuar çdo kleqke dhe veprimtari te
    zullumgjive me pushtet dhe te fortefe që nuk duane t’ja dine per
    ligjet dhe normat e shoqerise dhe demokracise.
    Ne letershkruesit e gazetes DITA jemi këmbana qe s’pushojmë kurre me
    tingujté tone njerezore.
    Fundja jemi te vetëdishem per ata çka themi dhe shkruajme.
    Dhe jemi të vetëdishem se këmbana jone bien per ata që kanë veshê.
    Te tjeret qe s’kanë ose nuk duane ta degjojnë këmbanen tone paqesore.
    Sigurisht dote jene trungje te infektuar dhe presin ndihmen e ustajt
    qukapik t’ja pastor parazitet ne koke e trup me sqepin e tij
    qudiberes.
    Faleminderit Gazeta DITA që na bên të ndjehemi pjese aktive e
    parlamentit tone mediatik..!
    Nga PRENG PJETRI
    LEXUES I DITES
    LEZHE

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*