“Kemi nevojë për 20 mijë punëtorë, por jo azilantë nga Shqipëria”

November 5, 2015 17:06

“Kemi nevojë për 20 mijë punëtorë, por jo azilantë nga Shqipëria”

Sekretari i Shtetit në Ministrinë për Punë dhe Integrim në landin Renania Veriore Vestfalia, Thorsten Klute, thotë se personat nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia nuk kanë shanse për të përfituar azil në Gjermani. Ai thotë se kthimi i azilantëve ka filluar ku përfshihen edhe ata nga Shqipëria.

“Duhet të themi shumë qartë: Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia janë vende të sigurta të origjinës. Dhe personat nga këto vende nuk kanë kurfarë shansi për azil. Ndaj nuk ia vlenë të marrin rrugën nga Shqipëria apo Kosova, të vijnë këtu dhe të kërkojnë azil”, theksoi ai për DW.

Ai bëri me dije se Gjermania ka nevojë për 20 mijë punëtor të rinj në vit. “Më së shumti kemi nevojë për profesionet e mjekësisë, përkujdesjen për të moshuarit, në disa fusha zejtarësh, në gastronomi… Ka pra shumë fusha ku mund të gjenden vende të lira pune. Por po e përsëris edhe një herë: azili është rruga e gabuar për të ardhur në Gjermani. Ne duhet të flasim edhe për kontigjente dhe të gjejmë një rrugë më të mirë bashkëpunimi me Shqipërinë, Kosovën dhe vendet e tjera”, deklaron ai. /Dita/

November 5, 2015 17:06
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*