Kemi patur industri gome?

March 10, 2019 01:42

Kemi patur industri gome?

Më 1936 u ngrit punishtja e parë e gomës në Korçë me rreth 15 punëtorë për prodhimin e çizmeve, opingave dhe takave, për këpucë.

Prodhimi ishte artizanal dhe shumë i pakët.

Më 1939 u ngrit në Durrës një punishte e vogël nga një shoqëri italiane.

Të dyja këto punishte përpunonin gjysmëprodhimet e ardhura nga Greqia dhe Italia.

Pas shtetëzimit të tyre më 28 nëntor 1948 u krijua fabrika e gomës “Kozma Nushi” në Durrës.

Më 1950 filloi për herë të parë përzierja dhe përpunimi i brumit të gomës me lëndë bazë kauçuk natyror në makineri të reja.

Në vitet 70 u projektua në vend dhe filloi të ndërtohet një fabrikë e re gome në Durrës.

o.p. / dita

March 10, 2019 01:42
Komento

11 Komente

  1. erion March 10, 10:01

    Dhe pastaj erdhi Saliu dhe i coi per lesh te gjitha

    Reply to this comment
  2. MH March 10, 12:59

    erion!
    Mos ia vere fajin Saliut.Ishte i imponuem nga Komiteti Qendror Beograd te conte per lesh.

    Reply to this comment
  3. Aleksander Thana March 10, 14:01

    Kane mbetur akoma disa goma qe salushi e Lulushi po I perdorin ne protestat e tyre duke I djegur per te krijuar versioning e tyre te “tymit antishtet lotesjelles”.

    Reply to this comment
  4. Qylafi March 11, 09:29

    Kishte edhe goma qe fshinte gabimet ne leter, futjani pordhes per gomat, se kjo i mungon shqupnise tone heroike, qe ka cpuar rrugen e historise me shpate te thyer.

    Reply to this comment
  5. Adi March 11, 13:01

    Shqiperine e dogji Azem Hajdari
    I vuri zjarr
    Shqipetar shko neper bote
    O tru thare
    Mjaft punove per vatan o more dreq
    Tani vuaj si hajvan o fat keq

    Reply to this comment
  6. a. thana March 12, 01:21

    adi, e ke qare!!!

    Reply to this comment
  7. Agron March 12, 13:34

    Pyetja eshte me vend pasi kane kaluar shume vite dhe brezat e rinj nuk e dine, por industria e gomes ka ekzistuar dhe ishte ne nivele deridiku cilesore. ne nderrmarjen e Gomes Durres ekzistonin 6 fabrika: e brumrave, e cizmeve, e prodhimeve tecnike, e rripave trapezoidale, e rriveshjes se gomave dhe nje oficine mekanike. Ne kete nderrmarje shume te rendesishme punonin 2500 punonjes.

    Reply to this comment
  8. altini March 12, 20:51

    Bravo plako. Me ke pelqyer se ke thene te verteten

    Reply to this comment
  9. Andi March 14, 02:33

    Te denohen kriminelet
    —————————
    1.
    Kriminelet tropojane
    Bashke me Azem Hajdarin
    E dogjen te tere vatan
    Shqiperise i vune zjarrin
    2.
    Me Arkanin udebash
    Punoi shume ky faqezi
    Te gjithe vendin e bene rrafshe
    Dhe germadhe e shkrumb e hi
    3.
    Dogjen shkolla e fabrika
    Neper zjarr therriste Azemi
    Do te na i beje Amerika
    Me te mira se ci kemi
    4.
    Do te shkojme ne Europe
    Per cdo dite thoshe psikopati
    Por na coj drejt e ne grope
    Sa s’na nxierre dot me as Zoti
    5.
    Serbi kurr s’do ta kishe bere
    Gjithe kete tragjedi te madhe
    Ta shkaterroj nje komb te tere
    Pa ja bere bampe fare
    6.
    Sot shqiptaret pune s’kane
    Ne Europe po bredhin kot
    Te gjithe djemte vendin e lane
    Dhe i mbushen burgjet plot
    7.
    Ti kthejme nderin Shqiperise
    Edhe plaget t’ja sherojme
    Ti cojme para drejtesise
    Kriminelet ti denojme

    Ju lutem botojeni kete koment.

    Reply to this comment
  10. Edmond(Koder Rreshen) March 14, 11:37

    Fabrika e gomes ne Durres ishte si Krematorim jo vetem per punetoret,por edhe per banoret e zones,per ndotjen dhe eren e padeshiruar, qe leshonte ne ate zone.Vlera e kesaj Fabrike ishte,rritja e mireqenis se punetoreve,jo per rrogen qe mernin,sepse ajo ishte minimale dhe me norm,po per mundesin qe ju jepte punetoreve duke marr nje Atletike sot te kembes se djatht,dhe nje neser te kembes se majt,per tjua shitur Rinis me gjysem cmimi . Ehh te shkretet punetor ! Per te fshehur Atletet,ne pjesen e barkut,e shtrengonin rrypin e pantallonave aq shum,sa qe edhe Merilin Monro do ju a kishte zli per Belin e holl.

    Reply to this comment
  11. Edmond(Koder Rreshen) March 14, 11:38

    Fabrika e gomes ne Durres ishte si Krematorium jo vetem per punetoret,por edhe per banoret e zones,per ndotjen dhe eren e padeshiruar, qe leshonte ne ate zone.Vlera e kesaj Fabrike ishte,rritja e mireqenis se punetoreve,jo per rrogen qe mernin,sepse ajo ishte minimale dhe me norm,po per mundesin qe ju jepte punetoreve duke marr nje Atletike sot te kembes se djatht,dhe nje neser te kembes se majt,per tjua shitur Rinis me gjysem cmimi . Ehh te shkretet punetor ! Per te fshehur Atletet,ne pjesen e barkut,e shtrengonin rrypin e pantallonave aq shum,sa qe edhe Merilin Monro do ju a kishte zli per Belin e holl.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*