“Kemi sfida të njëjta. E mbështes Shqipërinë, plotësisht”

July 17, 2019 10:33

“Kemi sfida të njëjta. E mbështes Shqipërinë, plotësisht”

Presidentja e re e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë shqiptarët, menjëherë pas marrjes së detyrës.

Në mesazhin e parë në këtë post, Presidentja e KE është shprehur se mbështet hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Unë dëshiroj të riafirmoj perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe shoh një rol të rëndësishëm në procesin e reformave të vazhdueshme në të gjithë rajonin, ku kemi të njëjtin kontinent, të njëjtën histori, të njëjtën kulturë dhe sfida të njëjta.

Unë e mbështes plotësisht  qëndroj prapa propozimit të Komisionit Evropian për të hapur negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë “, thekson presidentja e zgjedhur Ursula von der Leyen në udhëzimet politike për Komisionin e ardhshme (2019-2024).

j.l./ dita

July 17, 2019 10:33
Komento

4 Komente

  1. Berti July 17, 11:01

    Te lumte zonja Ursula, kjo do te thote qe Parlamenti i Europes vepron dhe zgjedh Drejt dmth njerez te mire, te zgjuar, te drejte

    Reply to this comment
  2. Lili July 17, 16:58

    Problemi eshte se nuk keni fuqi per te bindur Macroin!

    Reply to this comment
    • Endri July 17, 17:54

      Jo vetem Macron Lili, por edhe disa deputete te CDU qe degjojne “hoxhen e nates” antishqiptaret Lulush Sumcja dhe Saleh Qoftelargu

      Reply to this comment
  3. Lili July 17, 19:54

    Po prape se prape Rrnoft Germani per ne!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim