Këndi i lojërave si instrument për të marrë kreun e Partisë Demokratike

May 30, 2016 12:25

Këndi i lojërave si instrument për të marrë kreun e Partisë Demokratike

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka nxjerrë ditën e djeshme një album me foto nga Parku i lodrave tek Liqeni. Pikërishta nga parku i shumëdebatuar dhe i kontestuar se ishte projektuar për të prishur Parkun e Liqenit. Një pjesë e shoqërisë civile, opozita me kobure dhe në fund, vetë presidenti i Republikës u investuan për të ndaluar këtë kënd lojrash për fëmijë. Nuk ja dolën!

Ky kënd duket ndryshe nga ç’kishte akuzuar opozita dhe reagimet në rrjetet sociale vëlojnë pro këndit ku qytetarët më të vegjël të Tiranës do të luajnë, ndërkohë që të tjerët vrapojnë ose nxjerrin qentë shëtitje.

Mirëpo, përpos kujtesës së mësipërme e cila tregon kronologjinë e këtij investimi nga ana e bashkisë dhe përplasjet politike, qëndron një tjetër skenar politik, i cili merr formë çdo ditë e më qartë. Lëvizjet politike të presidentit të Republikës janë një sinjal i qartë se në SHQUP po tentohet një rrokadë, sa i përket kryetarit të saj.

Sulmi i presidentit ndaj Veliajt, në fakt nuk ishte për ndonjë arsye konkrete institucionale apo se Nishani me zemër kundër këtij këndi lojërash. Lëvizja kishte tjetër prapavijë. Lufta me Veliajn ishte nga njëra anë reklamë fantastike për punën e Veliajt dhe parkun, e poashtu një dëshmi e qartë se Nishani është një opozitar i thekur, madje edhe më i thekur e plangprishës se Basha. Presidenti është në një garë të ethshme me kryetarin aktual Basha, duke treguar çdo ditë se si ai di të bëjë më mirë opozitë se Basha. E bëri mbrëmë sapo Veliaj e Rama nxorrën albumin e parkut të lojërave. “Vandalizmin nuk e fsheh asnjë bojatisje”, do të shkruante mbrëmë Nishani për parkun e lojrave, ndërkohë që Basha akoma nuk ka reaguar.
Kjo luftë brenda PD-së bëhet si në një ndeshje futbolli ku lojtarët përpiqen të kenë paraqitje të mirë, vetëm e vetëm që trajneri t’i mbajë në formacion, ose t’i bëjë kapitenë. E këtë betejë Nishani duket se po e udhëheq mirë. Është Nishani që nuk tërhqet nga lufta e parkut të lojërave, duke manifestuar gjuhën e ashpër të një opozitari të regjur.

Është Nishani që në 32 muajt e qeverisjes së Ramës, ka mundur të kthejë plot 20 ligje të rëndësishme, duke mos i dekrertuar. Çfarë ka bërë Basha për të luftuar Ramën lind pyetja brenda grupit parlamentar të PD-së? Figura të rëndësishme në PD si Jozefina Topalli, Astrit Patozi, Genc Ruli, Majlinda Bregu etj, janë ata që mesa duket kanë bërë më mirë këtë analizë dhe që vazhdimish kritikojnë Bashës, i cili pasi i dëgjon nuk ju përgjigjet por vijon fjalimin e tij rutinë.

Presidenti në këtë pikë është më i fortë, ka më shumë rezultate pozitive opozitare që i japin atij edhe “OK” e Berishës, i cili është në këtë lojë Trajneri që do vendosë kush do të jetë kapiteni i ekipit të tij.

Gara për kreun e PD-së, në kohën kur mesa duket edhe sondazhet brendshme të demokratëve dhe rezultatet e 2013-ës dhe 2015-ës i nxjerrin sërisht humbës, është bërë e fortë. Nishani tanimë ka dalë hapur kundër kryeministrit Rama, kryebashkiakut Veliaj duke lënë mënjanë postin e duke ju përkushtuar maksimalisht partisë. Në Partinë Demorkatike gara është e ethshme. Rezultatet e dobëta të Bashës si kryeopozitar, kundondodhja e Nishanit për të bërë opozitë dhe simpatia e Berishës për Nishanin flasin për një rrokadë që duket që do vijë shpejt, ndoshta pas zgjedhjeve të 2017-ës.

Kjo ndoshta është edhe arsyeja dhe frika pse Basha nuk po e voton reformën në drejtësi. Nëse ai e voton sot, nuk ka besë se nesër do mbetet tërësisht i pambrojtur nga kryeopozitari i ri, Bujar Nishani. Edhe Berisha luan të njëjtën skemë. Pengon reformën që të vijë në krye të PD-së besniku Bujar, i cili në asnjë moment nuk do e shiste, ndryshe nga Basha. Ky i fundit po bën çmos, madje duke pranuar edhe takim me kryeministrin Rama për reformën në drejtësi, që të bëhet lideri i vërtetë i PD-së. Edhe duke kryer atë-vrasje ndoshta.

Gara në PD, strategjitë politike të Berishës, Bashës dhe Nishanit janë më intensive se kurrë. Dualiteti mes tyre pengon nganjëra anë, por jep shpresë nga ana tjetër që Reforma dhe mund të bëhet. Mbetet të presim. /Lexo.Al

May 30, 2016 12:25
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim