Kënga 520 milionë dollarëshe e Krishtlindjes, me një video krejtësisht të re

December 20, 2019 17:51

Kënga 520 milionë dollarëshe e Krishtlindjes, me një video krejtësisht të re

Duket si një spot gjigand i Krishtlindjes: një vajzë e vogël hyn në një dyqan, hap një derë dhe … surprizë: këtu është këngëtarja me një jumpsuit të kuq “Santa Claus”.

Mariah Carey ka shpërndarë një video të re për “All I Want for Christmas Is You”, klasikja e Krishtlindjes që nga viti 1994.

Këngëtarja e ka prezantuar premierën e saj në YouTube disa orë më parë, e shoqëruar nga një sesion pyetjesh dhe përgjigjesh me fansat.

“Në njëfarë kuptimi, është e kundërta e videos origjinale, ka më shumë prodhim”, tha Mariah Carey, e cila në nëntor publikoi prapaskenat e klipit të vitit 1994 në YouTube.

Katër ditë më parë, ylli i popit kishte pushtuar për herë të parë numrin një të tabelës amerikane me “All I Want For Christmas Is You”.

Pavarësisht se është një klasik i Krishtlindjes, nuk kishte arritur kurrë në pozicionin e parë në Shtetet e Bashkuara.

Kënga më e dëgjuar për Krishtlindje “All i Want for Christmas Is You”, që për herë të parë u këndua në vitin 199 është dëgjuar mbi 210 milion herë.

Sipas “The Economist”, që nga viti 1994 deri tani, Mariah Carey ka fituar plot 520 mln dollarë vetëm nga kjo këngë.

Janë shifra, të cilat tregojnë se Mariah ka fituar një pasuri, por nuk është aspak për t’u habitur, po të marrësh parasysh sa herë dëgjohet kjo këngë vetëm këtë muaj.

j.l./ dita

December 20, 2019 17:51
Komento

4 Komente

  1. Syperr Madam ... December 20, 18:00

    Mariah Carey eshte nji yll i padiskutueshem

    dhe kjo ” All I Want for Christmas Is You ” eshte sigurishte

    kenga me e bukur e Krishtlindjes ne Bote …

    Love you Mari ah…

    Reply to this comment
  2. MH December 20, 19:08

    Ndersa per veshin tim.Kanga ma e bukur asht:
    Silent Night.
    Ndigjojeni dhe vlersoni.
    Kemi feste fetare dhe jo nxjerrje shalesh ne publik.
    Kanga ka rritem.Por ka kange te krishtlindjes edhe me rritem ma te kendshem e harmonik se kjo.

    Reply to this comment
  3. DinPak December 20, 22:48

    Ndersa per mua, pa nenvleresuar ” All I Want for Christmas Is You” te Mariah Carey, nuk ka kenge me te bukur per Krishtlindjet se sa “So This Is Christmas” te John Lennon.
    Degjoheni dhe krahasoheni
    https://www.youtube.com/watch?v=Ax9ekyUy5gg

    Reply to this comment
  4. MH December 21, 13:59

    DinPak !

    E ndigjova kengen “So this is Cristmas” nga John Lennon.
    Por e kendume nga Celine Dion – So this is Christmas (lyrics) asht vertete e bukur.
    Deshiroj ta ndigjoni dhe ju vete kengetaren Celine Dion.
    Pershendetje!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim