Kënga-polifonike në “Krojet e Velçës”

November 8, 2018 09:42

Kënga-polifonike në “Krojet e Velçës”

Disku i radhës me këngët polifonike të grupit folklorik të fshatit Velçë, në Bashkinë e Selenicës, u përurua- festua në një ceremoni mbresëlënëse, duke përkujtuar rrugën e gjatë, përpjekjet e këtij grupi në polifoninë labe, të Vlorës. Ceremonia përkujtuese- celebruese, u zhvillua në sallën e njohur të Lokal; “GORISHTI”, në qendër të Vlorës, ku ishin mbledhur banorë të Velçës, nga krahina, bashkëqytetar, intelektualë, njerëz të këngës, krijues, grupi polifonik: “Krojet e Velçës”, me veshjet e tyre karakateristike, duke kënduar edhe në këtë sallë. Mes tyre, në këtë aktivitet ndodhej, i kudo ndodhur edhe kryetari i bashkisë Selenicë: z. Parparim Shametaj, i cili përshëndeti në aktivitetin, duke njohur edhe historikun e këtij grupi, rrugën, përfaqësimin e këngës velçiote, qysh nga startimi dhe ngjitja e tij…

“Këngët e kënduara, vargjet e thurura; janë frymëzim, pse jo dhe histori e udhërrëfim për njerëzimin, ku janë skalitur dhe evokohet nëpër vargjet e këngëve të çdo grupi: E hershmja, e ditës, po edhe e nesërmja, ngjarjet historike, data, heronjtë, dhimbja dhe dashuria; si pjesëza të historisë, të cilat janë skalitur në vargje dhe këndohen në këngët, për të cilat kemi etje, të dimë, ruajmë, pasurojmë e transmetojmë në breza, si pjesëza të historisë e memories, të një fshati, ku bëjmë pjesë, duke pasqyruar e pasuruar të tërën: Historinë e një e krahine, rrethi, bashkie e më gjerë, të Kombit…
Në këtë amfiteatër, të këngës, së krahinës të Bashki, Labëri- Selenicë, si një pasuri folklorike- zonale e traditës dhe e kulturës, zë vend edhe kënga polifonike: ”Krojet e Velçës”, e grupit polifonik të këtij fshati, e cila na ka mbledhur sot në ison e saj, për të ruajtur atë që kanë bërë të parët, për të ruajtur e pasuruar të dytët dhe për t’i përcjell tek të tretët…

Grupi folklorik i fshatit Velçë, i krijuar rreth viteve 1949, ka nisur startimin me; pjesëmarrjen e tij në: “Festivalin e zonës së Sevasterit”, i zhvilluar në Sevaster, me vallen e tij tradicionale të burrave, e cila është ruajtur në rrjedhën e kohëve” -tha në fjalën e vet kryebashkiaku, Shametaj.
Përmenden në këtë Festival e në vijim, pjesëmarrësit e këtij grupi si: Halil Xhezo Jaupaj, kthes i këngës së grupit,Valter Begë Karafili, si dhe Hysen Ramadani, etj.

Grupi folklorik i këtij fshati, mundi të ruante dhe të pasuronte fondin e tij me këngët tradicionale, ku vijoi dhe u paraqit edhe në festivalin “Kombëtar Folklorik të Gjirokastrës”, në vitin 1968.
Në fund vitet: 1960- 1970, e në vazhdimësi bëjnë të ditur drejtues të grupit dhe intelektual të fshati Velçë; grupi folklorik i këtij fshati, në rrethanat e kohës, ka mundur të rezistojë në folklorin e hartës së Vlorës, ku dhe përmendin emrat e: Zenel Shanaj, marrës i këngës, Xhuljeta Jaupaj, martuar në Ilazaj, ku grupi i këtij fshati mundi të konkurronte në Radio Tirana, me rastin e 30 vjetorit të Çlirimit!

Grupi folklorik i këtij fshati, në fund vitet 1970-1980, ka qënë i ftuar për konkurim edhe nga Radio Televizioni Shqiptar.

Kthesi i këngës njihet Jaho Katiaj. Ndërsa në vitin 1988 grupi: “Krojet e Velçës” shkoi me ansamblet shqiptare, deri në Francë!

Në festivalin Folklorik Kombëtar 1988, në Gjirokastër, në këngën polifonike të Bratit, kthesi i këngës, ishte Jaho Katiaj nga Velça.

Pra, kënga edhe dje i bashkonte, e kurrë nuk duhet ti ndaj sot njerëzit.
Grupi Folklorik i Velçës, si i gjithë folklori shqiptar, është një pasuri, jo vetëm e këtij fshati dhe e kësaj bashkie, por edhe një pasuri e trashëgimisë, kulturës, traditës e folklorit Lab, duke u shënuar në faqet e historisë, të kësaj kënge shqiptare.

Qysh nga fillimet e këtij grupi; këngëtarët, marrësi, kthesi, apo ata të isos labe si: Asqeri Palla, Sami Peçi, Nasip Peçi, Vero Memaj, Noke Revaj, Adriatik Revaj, duke u shtuar numri i tyre, por dhe duke rritur performancën e këtij grupi: Me Bejushe Demaj- Barjamaj, Agim Brahimaj, Valter Shabanaj, Kalo Zenelaj, Çuman Xhaferaj, Fatmir Maliqaj, Bejkush Murataj, Gilo Habilaj, Ali Habilaj, Blerim Hoxhaj, Servet Jaupaj, Bastri Muçaj si dhe: David Muhaj, Klodian Çelaj, këngëtar të brezit të ri. Në këtë grup zënë vend edhe valltarët e njohur të këngës: “Krojet e Velçës”: Begë Karafili, Mystehak Sadiku, Hysen Ramadani, Halil Xhezua, Mete Jazua, etj.

Grupi folklorik i Velçës, i riorganizuar në Tetor-Nëntor të vitit 2000, mori emrin: “Kojet e Velçës”, i cili ka dhënë koncertet e tij me këngën Labe në Fest-Folkun Gjirokastër, në Bylys, në Iso Polifonia, por ka dhënë koncerte edhe jashtë vendit si në: Kosovë, Maqedoni, Francë. Marësja e këngës; Bejushe Demaj- Barjamaj, ka kënduar edhe në Itali, Greqi, Austri, etj

Polifonia e grupit lab të Velçës, në vitin 2017 është dekoruar nga Presidenti i Republikës me Me: Urdhërin: “Naim Frashëri”.

Drejtuesi i grupit të Velçës dhe “Krojet e Velçës”, si dhe rapsodi i teksteve të këngëve ka qënë: Kastriot Muçaj, por kanë konrtribuar me tekste të këngëve të këtij grupi edhe Dero Murataj, etj.
Njerëzit ashtu si i bashkon isoja e këngës labe dhe isoja e “Krojeve të Velçës”, duhet ti bashkojë edhe qëllimi: E sotmja për të nesërmen e Shqipërisë, për të bërë Shqipërinë që endërruan dhe u flijuan të parët tanë, për të nesërmen e brezave, thanë në fjalën e tyre, në këtë akivitet edhe Ahmet Demaj, Caush Sinanaj, Ruzhdi Begaj, Albert Habazaj, Jani Gjergji, Sulçe Çela, Artur Dhamo, etj!

“Bashkia Selenicë, në gjithë inkursionin e vet, edhe për ruajtjen, zhvillimin dhe pasurimin e traditave, kulturës, të këngës polifonike labe; e ka pasur në vëmendjen e vet, duke përkrahur, zhvilluar atë në gjithë hapsirën e saj, me të gjitha mundësitë, ndonëse të kufizuara, por fryma e solidaritetit dhe mbështetja, nuk ka munguar dhe nuk do të mungojë asnjëhërë”- tha në fjalën e vet kryebashkiaku-Shametaj!

Urime këngës se “Krojeve të Velçës”, buroftë në të gjithë krojet e Labërisë dhe të Shqipërisë!

 

November 8, 2018 09:42
Komento

5 Komente

  1. MH November 8, 13:27

    Ne kohen e adleshences pa arrit moshen 10-15 vjecare,pra ne zemren e moshes adoleshences.Vrejshem nji ndikim perbuzes ndaj kengeve me lahut e cifteli,bash ne qytetin ku linda dhe u rrita.Aq ma teper edhe ma von ndigjoshem perbuzje ndaj kenges labe.Por me kalimin e kohes keto kenge te folkut popullore moren nji hove avancimit nga mbeshtetja qe i bani pushteti i asaj kohe,dhe sot ndjej nji kenaqesi te jashtzakonshme si per ato te krahines nga jam, Lahute e Cifteli po kaq dhe shume here edhe ma shume per folkun teper te paster te gjall e plot krenari kombetare te jugut.Gje qe e kane vlersue edhe shume muzikolog apo thjesht amator te cilet kane mbete te mahnitur per nji folk teper te vecant,e nga ma te rradhet ne Europe duke e quajtur pasuri prej floririt,nji minier ari.
    Pa perjashtim folku popullor i cdo kombi asht nji mrekulli e vecante e persosun qe pershkruajne jeten origjinale te ne cdo krijimtari letrare dhe kulturore te vete.Por kjo e jona per mue asht teper teper e vecante ne krahasim me folkun e botes.Sepse i shprehe i thure ndjenjat me shume bukuri e ekzaktesi ne pershtatje me jeten qe kalon e gezon qofte per mire apo per veshtiresi.Jo vetem kaq por kane dhe nji vlere civilizimi gjithemone ne rritje nga dekada ne dekade.

    Reply to this comment
  2. Guri Naimit D(Dh Xhoga) November 8, 15:19

    Pasardhesit e”Velces LABERIS”-
    Flamurtare dhe te kenges.!

    “Urime Kenges se “Krojeve te Velces”,sa tere atyre pjesmarresve dhe organizarore te ketij aktiviteti-percielle brezave, te asaj krahine te njohur ne vite,me ata emra vertet artiste.Mos ju harrofte emri kurre .Krenari VELCIOTE.Pershendetite te vecanta Perparim Shametit sa ata “SHTATE kengetare”mes hoke e shoqe, Te Labrise Heroike.
    Nje jete me kesi aktivitete nga “Dangellia Naimjane” n ne Shengjergj e Zall-Dajt te Tirane me bejne te mar gezimet nga arritiet e ketij zhonri ne shkalle republike, mua 73 vjecarit edhe tej oqeanit ne emigracion.
    Dy here pershendetie dhe Urime ketij Grupi per ta patur zili qe na ben krenar,Prag Festva te NENDORIT,gjithnje paraprires.
    Gezuat VELLEZER!
    Ju prifshin arritie me UNITET e SHENDET.

    Reply to this comment
  3. Dh.Xhoga (Guri Naimit D) November 8, 23:37

    Ne jete te jeteve;VLORA do te nderiohet !(1)
    (Faleminderit artisteve te lindur Vlonjate
    me:”Krojet e Velckes”)
    Ne respekt te tyre kete vjersherim gjyshi:

    Ne jete te jeteve ,Vlora do te nderohet
    Si cdo perllembe shqiptare emertuar.

    Te tera i ka thene Arben Duka
    Mbeshtetur “PENAT”atdhetare,
    “Dukat” pene, me mendim e pervoje
    Qe shqiperia,atdheu yne,te vegjatoje.

    “Pushka top” i fjales duhet thene,
    Ata qe jane akoma koke mushke
    te humbur davane do e kene.

    Shikoni c’ben,moter Kosova
    Per falamurin zeein ngriti,
    Nu do prese “sevap” nga bota
    I zoti e ndren ate, si gjithnji.

    E tha Kosova, n/Toronto perseriten
    ne 100 vjetor,nje flamur te ngrihet,
    Flamur”Shqiponja dykrenare kuq e Zi”,
    Ne jete te jeteve -Vlora do nderohet !(2)

    1 Nga libri “Ecim ne gjurmet e tua”Botim 2013te.
    2- Kushtuar pervjetorit te shpallie Pavaresise Kosoves;Vlora simbol i flamurit komnetar.

    Gezuar festat e “Tre NENDOREVE” bashkeombas te kudo ndodhur.

    Toronto 08 Nendor2018 DH Xhoga ( Guri Naimit D.)

    Reply to this comment
  4. Alaban Laberia November 9, 16:36

    Pershendesim Gazeten DITA dhe Autorin e shkrimit Agim Jazaj, nje nder autoret e njohur, briland- Vlonjat, Shqiptar 24 KARAT, edhe per kete shkrim, duke pasqyruar polifonine Labe, nga ky grup Folklorik, si pjese e pasurise Folklorike Shqiptare…. Kenga na bashkon ashtu si dhe Shqipera te gjitheve ku jemi… Falnderime dhe urime Gazetes Presitgjoze dhe autorit te Nderuar dhe te njohur A. Jazaj.

    Reply to this comment
  5. Alban Laberia November 9, 16:36

    Pershendesim Gazeten DITA dhe Autorin e shkrimit Agim Jazaj, nje nder autoret e njohur, briland- Vlonjat, Shqiptar 24 KARAT, edhe per kete shkrim, duke pasqyruar polifonine Labe, nga ky grup Folklorik, si pjese e pasurise Folklorike Shqiptare…. Kenga na bashkon ashtu si dhe Shqipera te gjitheve ku jemi… Falnderime dhe urime Gazetes Presitgjoze dhe autorit te Nderuar dhe te njohur A. Jazaj.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*