Këngëtarja paditet nga nëna e saj për dhunë

May 30, 2016 22:33

Këngëtarja paditet nga nëna e saj për dhunë

Këngëtarja e njohur Eda Zari është paditur në Gjykatën e Tiranës për dhunë nga nëna e saj. Mësohet se Zhane Zari ka kërkuar edhe lëshimin e urdhrit të mbrojtjes nga gjykata. Mediat online pohojnë se kërkesa është regjistruar më datë 10 maj dhe seanca e parë është zhvilluar më 19 maj.

Gjykata në këtë seancë vendosi “të njoftojë palën e paditur Eda Zarin nëpërmjet Komisariatit të Policisë nr. 2 Tiranë e për dijeni Drejtorinë e Policisë, Tiranë, për të bërë të mundur njoftimin e palës së paditur”. Sakaq, bëhet e ditur se nëna e këngëtares, Zhane Zari ka pretenduar në gjykatë se në datën 29 prill të këtij viti është dhunuar nga e bija.

Ndërkohë, policia nuk ka mundur ta njoftojë këngëtaren për këtë padi. Ndaj gjykata, në seancën e dytë që është mbajtur ditës së sotme vendosi: “të njoftojë palën e paditur Eda Zarin në adresën e paraqitur nga pala paditëse dhe të përsërisë edhe një herë shkresat nëpërmjet Komisariatit të Policisë nr. 2 Tiranë e për dijeni Drejtorisë së Policisë, Tiranë, si dhe Drejtorisë Vendore të Policisë, Tiranë, për të njoftuar palën e paditur për në datën 16.06.2016, ora 12:30”.

May 30, 2016 22:33
Komento

3 Komente

  1. Thanasi qe ta plasi May 30, 23:24

    Pune jevgjish

    Reply to this comment
  2. Loni May 31, 08:16

    Po jo o Thanas jevgjiti jo, njerezit kane probleme, duhen ndihmuar, se deri dje shteti ishte 0 dhe nuk bente azgje per popullin se komandohej nga Saliu me Serbine, po dhe njerezit jane jane kthyer ne “harbuter “, e kane mendjen te leku, te prona, nuk ndihmojne, barkderra kafeneve dembela dhe para te lehta droge duan, keshtu jane kthyer shqiptaret,dhe nuk RESPEKTOJNE LIGJIN, po u vazhdua keshtu :Lavdi vepres se paharruar se Enver Hoxhes!

    Reply to this comment
  3. Jorgo May 31, 09:37

    Vetem pune jevgjish nuk eshte kjo.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*