Keni myk në duar dhe këmbë, ja si të shpëtoni prej tij

June 12, 2018 15:24

Keni myk në duar dhe këmbë, ja si të shpëtoni prej tij

Me ardhjen e verës, gjëja e parë që bëjmë pas ndërrimit të garderobës është të zëvendësojmë këpucët dhe çizmet e rënda me shapka dhe sandale më të lehta. Mirëpo, përdorimi i gjatë i tyre përgjatë gjithë dimrit, lagështia dhe higjiena jo e duhur bëhen shkak për shfaqjen dhe zhvillimin e një prej infeksioneve mykotike më të përhapura; infeksioni mykotik i thonjve të këmbës.

I njohur ndryshe me emrin “Tinea Pedis”, ky infeksion është shumë i përhapur jo mes atletëve, por edhe njerëzve që nuk merren domosdoshmërisht me aktivitet fizik dhe sport.

Thonjtë e infektuar të këmbës zakonisht marrin ngjyrë të bardhë ose të verdhë, si pasojë e bakteres kërpudhore që shfaqet me keratinën që gjendet në lëkurën përreth tyre.

Ju propozojmë një metodë tepër të thjeshtë për të kuruar mykun e thonjve në kushte shtëpie:

Për të realizuar trajtimin e mëposhtëm ju nevojiten 5 lugë gjelle alkool etilik, 5 lugë gjelle ujë të oksigjenuar dhe 2 lugë gjelle uthull molle.

Hidhni në një vazo qelqi tre përbërësit e mësipërm, mbylleni me kujdes dhe tundeni për pak minuta, 2 të tilla janë mëse të mjaftueshme.

Në qoftë se thonjtë e infektuar kanë ngjyrë të verdhë të theksuar, ju këshillojmë që të limoni fillimisht sipërfaqen e tyre para se të aplikoni trajtimin. Me ndihmën e një furçe me qime të butë ose topthi pambuku, lyeni zonën e infektuar dhe lëreni të veprojë për disa minuta.

Këshillohet që më pas të mbathni çorape të pastra dhe të mos përdorni këpucë të mbyllura. Kjo është edhe arsyeja përse specialistët rekomandojnë që ta provoni sidomos darkave.

Sigurisht që rezulati nuk është i dukshëm pas përdorimit të parë, por nëse e ndiqni me përpikmëri këtë trajtim për 2 javë do të arrini rezultate mëse të kënaqshme.

s.a/dita

June 12, 2018 15:24
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*