Keni probleme me aplikimin e Lotarisë Amerikane? Ambasada ka një mesazh

November 2, 2018 10:55

Keni probleme me aplikimin e Lotarisë Amerikane? Ambasada ka një mesazh

Kanë mbetur dhe pak ditë për plotësimin e formularit të Lotarisë Amerikane.

Faqja e Ambasadës amerikane në Tiranë nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook, ka bërë me dijë se disa aplikantëve u shfaqet një mesazh gabimi kur përpiqen të kryejnë aplikimin për t’u regjistruar për programin e Lotarisë, por ata nuk duhet të shqetësohen, pasi ky problem do të rregullohet shumë shpejt.

“Departamenti i Shtetit është në dijeni që disa aplikantëve u shfaqet një mesazh gabimi kur përpiqen të kryejnë aplikimin për t’u regjistruar për Programin e Lotarisë DV-2020 ose për të kontrolluar statusin e tyre. Zyrtarët aktualisht po punojnë për të rregulluar këtë çështje. Nëse hasni një problem gjatë procesit të aplikimit për Lotarinë, lutemi provojeni më vonë. #pyetanen”.

o.j/dita

November 2, 2018 10:55
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*