Keni probleme me tretjen në stomak? Kini parasysh këtë gjë

May 31, 2018 22:39

Keni probleme me tretjen në stomak? Kini parasysh këtë gjë

 

Ndoshta ju ka ndodhur të përjetoni dhimbje në stomak, pasi keni konsumuar një vakt të bollshëm ose nëse keni ngrënë shumë shpejt, por nëse ndjeni vazhdimisht dhimbje të stomakut duhet të keni parasysh disa gjëra

Ndonjëherë disa ushqime që janë të mira për shëndetin ju shkaktojnë probleme në tretje dhe ju bëjnë të ndiheni jo rehat, pavarësisht se sa të shijshme mund të jenë.

Për ta bërë stomakun të ndihet mirë, më poshtë ju listojmë disa ushqime me të cilat duhet të bëni kujdes:

Ushqimet e përpunuara

Ushqimet e përpunuara që gjenden në dyqanet ushqimore zakonisht përmbajnë kimikate, të cilat trupi ynë e ka të vështirë t’i përpunojë.

Kafeja

Kafeja mund të shkaktojë simptomat më negative të tretjes, pasi ka përmbajtje aciditeti. Acidi mund të jetë i rëndë tek njerëzit me stomak të ndjeshëm.

Qumështi

Pirja e qumështit stimulon prodhimin e acidit në stomak.

Ushqimet me sheqer

Çdo gjë që është e lartë në sheqer ose përmban çokollatë, do të jetë nxitëse e këtij problemi.

Ushqimet me erëza

Disa njerëz reagojnë dobët ndaj ushqimeve me erëza dhe përjetojnë probleme kur konsumojnë ndonjë gjë me një piper, djegëse apo shije pikante./shije.al

l.h/ dita

May 31, 2018 22:39