Keni zgjedhur gushtin për pushime? Çfarë thonë sinoptikanët

July 31, 2017 14:05

Keni zgjedhur gushtin për pushime? Çfarë thonë sinoptikanët

Bëhuni gati te merrni masa për të perballuar temperatura të larta. Java e pare e gushtit sjell te nxehtin Afrikan dhe temperatura mbi 40 grade C. Por ja si do te jete gjithe muaji gusht, sipas Meteoalb:

NE TERMA AFATGJATE: Pritet qe Gushti 2017 te mbetet i thate por sigurisht qe do te kete 2 – 3 dite me reshje te pakta.

Parashikohet qe vjeshta 2017 te mbetet ne kushtet e thatesires, kryesisht gjate shtator – tetorit por pritet qe nentori te sjelle reshje shume prane normave mujore te nentorit (rikujtojme se nentori eshte muaji me i lagesht i vitit ne klimen shqiptare).

Nisur nga temperaturat e larta, mjeket bejne apel per vemendje te shtuar, ne menyre kritike per femijet e vegjel dhe moshat e medha, si dhe per pacientet qe kane probleme shendetesore. Mire eshte qe te evitoni qe te gjithe momentet e pikut.

Meteologet parashikojne rikthimin e te nxehtit afrikan, duke nisur nga e sotmja. Sipas parashikimeve, masat ajrore afrikane vijojne ndikimin ne territor duke bere qe kthjellimet dhe temperaturat e larta te jene dominante.

Qe sot temperaturat e ajrit shenojne rritje duke bere qe termometri te ngjitet mbi 40 grade.

Diten e neserme oret e mesdites do te sjellin vranesira kalimtare, por terroriri do te jete nen ndikimin e temperaturave shume te larta qe do te kalojne edhe 40 grade.

July 31, 2017 14:05
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*