Këpuca që shkeli ëndrrën serbe

June 23, 2018 10:03

Këpuca që shkeli ëndrrën serbe

U kritikua, u cilësua provokim, por ai vazhdoi edhe më tej!

Xherdan Shaqiri ishte njeriu më i komentuar për një javë në mediat e Serbisë.

Madje, këto media kishin filluar një luftë speciale kundër superyllit shqiptar.

Dhe, ai u përgjigj në mënyrën më të mirë, me gol, dhe atë në minutën e 92-të të takimit.

Ishte goli i rikthimit, ishte goli i fitores dhe goli që fundosi shpresat e serbëve që kanë një mision të pamundur – fitore ndaj kombëtares me më shumë trofe, pesë herë kampione, Brazilit.

E gjithë kjo ndodhi me këpucët që u përqeshën dhe u cilësuan si provokative, këpucët ku gjendet flamuri i Kosovës, vendit prej nga vjen Shaqiri, nga Zhegra e Gjilanit e cila festoi ashtu si të gjithë shqiptarët.

Është kjo këpuca që po inspiron Shaqirin, është Kosova që është udhërrëfyesi i tij drejt suksesit dhe bashkë me shqiponjën po fluturon lart pa u ndalur nga askush, as nga kombëtare si Brazili, e as nga armiqtë si serbët, që vazhdimisht janë marrë me të.

Është këpuca që shkeli ëndrrën e Serbisë./telegrafi

o.j/dita

June 23, 2018 10:03
Komento

3 Komente

  1. Coli June 23, 12:22

    Cfare Djali!

    Reply to this comment
  2. filati June 23, 12:48

    Fitore trefishte

    Reply to this comment
  3. MH June 23, 13:36

    Bravo djelmoshat e shqipes.Sa here gjymtyret zbatojne komandat e trunit keni suksese.
    Vertet futbolli luhet me gjymtyr.Por dhe ky asht i nenshtruem direkt nga truni.Pra dhe futbolli luhet ma shume me mend origjinal si shahu.Qe i ban dy palet e spektatorve njera me virrje e buzqeshje te papermbajteshme dhe tjetra pale po me hidherime teper te pa permbajteshme.
    Ju uroj suksese ne cdo goditje te topit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*