KËPUCARË APO KAPUCARË?…

Daut GUMENI August 21, 2013 12:38

KËPUCARË APO KAPUCARË?…

Në këto ditë të nxehta gushti duket që vapa nuk u paska rënë në kokë vetëm pushtetarëve të përmbysur me votën plebishitare të 23 qershorit. Vapa e këtij gushti duket  sikur u ka prishur ekuilibrin e nevojshëm edhe ndoca shërbëtorëve të nderuar të Perëndisë. Ca më e rëndë bëhet kjo  humbje e drejtpeshimit  nga vapa, kur e sheh të pasqyruar nga uratat e një qyteti aq të urtë e të kulturuar si Përmeti ynë i vogël me histori të madhe.

Thashë në krye se mbase e kanë humbur mendjen nga vapa e gushtit dhe nja dy  priftërinj të Përmetit  tonë të urtësisë e të mirësisë njerëzore, por e shoh që paskam gabuar dhe për këtë u kërkoj falje lexuesve. U kërkoj falje lexuesve sepse nuk më shkonte mendja që me ata dy priftërinjtë mendjehumbur të Përmetit të kulturës e të mirësjelljes së rrallë do të ngriheshin më këmbë një bylyk i tërë me priftërinj që nga Korça e Gjirokastra e deri në Tiranë.

Si shumica e qytetarëve të këtij vendi me harmoni të pashoqe mes katër komuniteteve tona fetare, nuk  më shkonte dot mendja se atë humbje të drejtpeshimit, që na shfaqën sheshit ndoca priftërinj në Përmet e dhe ca të tjerë larg atij qyteti  të bekuar, nuk e paskëshin nga vapa e këtij gushti. Sepse vetë këta shërbëtorë të Perëndisë, sikundër besojmë të gjithë që duhet të jenë, na thanë që nuk e kanë nga vapa tërë atë rrëmbim që na dëftuan. Tërë atë rrëmbim shqiptarët janë mësuar ta shohin të derdhet nga pushtetarët tanë të sëmurë për sundim, por jo dhe nga uratat e Perëndisë.

Vetëm të shikoje sesi këta shërbëtorë të kishës sulmonin përmbaruesit e shkretë, që shkuan aty vetëm për të zbatuar një vendim të Gjykatës, habiteshe e mbeteshe pa mend. Se ata priftërinj  nuk kishin hequr as zhgunin e zi të paktën, që të mos turpëronin kishën që i ka në shërbim. Përlesheshin apo nuk përlesheshin uratat me përmbaruesit! Deshi Zoti që të jenë në moshë disi të shkuar, se kush e di se sa përmbarues do duheshin për të përmbajtur rrëmbimin “revolucionar” të atyre shërbëtorëve të Zotit! Dhe përse qenë tërbuar aq keq priftërinjtë e nderuar të Përmetit, do thoni ju. Sepse, pas vitesh të tërë lënie në harresë për të mos shqetësuar uratat zemërakë, më në fund, përmbaruesit u lejuan të zbatojnë një vendim të formës së prerë të Gjykatës më të lartë të këtij vendi (!)

Ndaj dhe nuk merrej vesh aq mirë se cilët qenë në rolin e revolucionarëve të revoltuar të vitit të largët 1967 në atë përleshje mes priftërinjve dhe përmbaruesve të ligjit. Madje nuk merrej vesh mirë se kush po sillej si trupë paramilitare, sikundër akuzoi përmbaruesit njëri nga uratat e revoltuara me ligjet e me gjykatat e  vendit të tij. Si të mos të të vijë keq për derexhenë ku kandisen nganjëherë edhe ndoca urata  të këtij vendi?

Se kemi të gjithë një Atdhe dhe këtu i ndajmë dhe të mirat e dhe të këqijat që na zënë derën. Ndaj dhe duhet t’ia themi njëri-tjetri në sy si cenet dhe virtytet. Se ndryshe biem në mëkat duke gënjyer njëri-tjetrin. Me këtë besim dhe me respektin e duhur për të gjithë shërbyesit e përkushtuar të Zotit, besoj që nuk bie në gjynah po qe se u them në sy mendimet e mia uratave të Përmetit të uruar e jo vetëm atyre. T’u kujtoj me aq sa mundem, si një profan në fushën e fesë, se dhunimi i ligjit është kundër urdhërimeve të Zotit, të paktën qysh në kohën e Moisiut. Atëherë, ku e gjejnë kurajën këta priftërinjtë e Përmetit që kundërshtojnë me dhunë ligjin dhe Gjykatat e vendit të tyre? Nëse janë në shërbim të Zotit, gjë që as nuk më shkon fare në mendje ta vë në dyshim, pse e humbasin aq keq drejtpeshimin sa të përleshen me përmbaruesit e ligjit, a thua se nuk janë priftërinj po ndoca militantë partiakë aq fanatikë, sa nuk i përmban dot sa duhet as policia?

Po qe se Pallati i Kulturës i ndërtuar më vonë se Kisha, ka  në atë vend më shumë sipërfaqe trualli dhe Gjykata mori  vendim në dobi të Bashkisë së qytetit, a nuk mund të kërkojnë të drejtën për të ndërtuar kishën me zgjerimin e nevojshëm në marrëveshje me Bashkinë e pa dalë aq me tërbim kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese, vendimet e të cilës  as diskutohen e as kundërshtohen, por vetëm zbatohen si ligje? Pse duhet të përleshen tek ne dhe priftërinjtë, kur kemi aq shumë përleshje për pushtet e për sundim? Pse dhe një prift tek ne duhet të flasë duke tundur gishtin e gjatë tregues tërë kërcënim, si të ishte jo shërbyes i Zotit po një pushtetar i sëmurë? Nuk më vjen aspak mirë ta kujtoj, por të gjithë e kemi parë terroristin plak të fshehur në Tora Bora sesi kërcënon me gishtin tregues Europën dhe Amerikën. Dhe nuk kërcënon ushtritë e tyre, jo. Kërcënon me bomba stacionet e trenave të shpejtë dhe metrotë e mbushura me njerëz të pafajshëm.

Përse t’i duhet ai kërcënim  me gishtin e gjatë tregues dhe një prifti të varfër në Përmetin tonë të vogël? Si mund të ndihet vërtet shërbëtor i Perëndisë një prift që kërcënon punonjësit e Përmbarimit të vendit të tij, se “keni dhe ju fëmijë”?… Fundamentalizmi është kundër besimit tek Zoti dhe këtë, më mirë se të gjithë të tjerët, duhet ta dinë shërbëtorët e Zotit. Apo jo uratat e revoltuara aq rëndë ndaj një vendimi të Gjykatës sonë?

Se nuk është gjuha e shërbyesve të Zotit, ajo që u kujton shërbyesve të ligjit që “keni dhe ju fëmijë”. Jo zotërinj të veshur me rrobën e shërbyesve të kishës. Nuk mjafton rroba që vesh, për t’u besuar si shërbyes i Zotit. Mund të veshësh rrobën e kishës e të xhamisë e të teqesë dhe të shërbesh më shumë përtej kishës, përtej xhamisë e përtej teqesë. Ndryshe, si ta shpjegojmë atë ndërhyrje të papritur e fare të pavend të Athinës zyrtare, edhe ajo me mospërfillje ndaj vendimit të Gjykatës më të lartë të një vendi sovran? Se Ministria e Jashtme, edhe kur tregohet aq besimtare sa ajo e Greqisë fqinje kur është puna me Shqipërinë, nuk  është pjesë e hierarkisë kishtare, por është pjesë e qeverisë greke. Atëherë, ç’punë ka qeveria greke me priftërinjtë e Shqipërisë? Pak kusure kanë zyrtarët grekë me  shkeljen e të drejtave të njeriut, që shkojnë deri në linçimin e imigrantëve në mes të Athinës, po merren me “të drejtën e priftërinjve shqiptarë” për të shkelur ligjet e për të mos zbatuar vendimet e gjykatave shqiptare?

Vërtet që kjo Shqipëria jonë e varfër e tranzicionit të gjatë ka shumë e shumë probleme. Por edhe me këtë skotë pushtetarësh që nuk e duan vendin, prapë fqinjët tanë kanë fituar. Kanë fituar sepse pushtetarët tanë nuk hapin dot gojën nga frika se u ikën përkrahja e fqinjëve për pushtetin e tyre të sëmurë. Kanë fituar fqinjët nga dobësia e pushtetit të Tiranës, por kjo nuk u jep të drejtë fqinjëve tanë të nëpërkëmbin dhe ligjet e dhe gjykatat e Shqipërisë. Ca më pak u jep të drejtë zyrtarëve të fqinjëve tanë që të shpërfillin dhe popullin shqiptar, duke marrë eshtrat e varreve shqiptare për të mbushur ca “kufij” imagjinatash të sëmura me varreza. E udhës do të ishte t’i respektonit të rënët tuaj në luftë me pushtuesit e Shqipërisë. Dhe respekti më i mirë do të ishte t’i merrnit me kohë eshtrat e të rënëve tuaj e t’u jepnit një vend varri  në dheun e tyre. Se me këto lloje”kufijsh” të përshenjur nga psikozat e mykura të luftërave ballkanike të shekullit të shkuar, nuk respektohen të rënët, por keqpërdoren dhe të vdekur. Dhe është kjo psikozë që hyn si erë e nxehtë ethesh, sa herë që u duhet ca qarqeve të caktuara, të mbetur në të shkuarën e harruar. Nga kjo erë e nxehtë ethesh të së shkuarës së errët, duket se marrin kurajo edhe ndoca priftërinj shqiptarë për të shkelur ligjin e për t’u përleshur si gardistë revolucionarë edhe me përmbaruesit e vendimit të gjykatave shqiptare. Ajo erë e nxehtë e të shkuarës së sëmurë, nuk është mirë të vijojë të sëmurë dhe sot marrëdhëniet e nevojshme normale midis dy vendeve tona në të gjitha fushat.

Se në Shqipërinë tonë të varfër e në Përmetin tonë të bukur të kulturës e të historisë kombëtare, ka vend për të gjitha besimet e për të gjitha shtëpitë ku njerëzit i falen Zotit. Ka vend Shqipëria e varfër për të gjitha besimet e për të gjithë llojet e lutjeve për paqen e shpirtit. Nuk ka vend Shqipëria jonë e varfër vetëm për ndoca klerikë që sillen si banditë me ligjet e vendit. Nuk ka vend Shqipëria e varfër për klerikë që sillen me punonjësit e zbatimit të ligjit, jo si qytetarë normalë por si paramilitarë partiakë.

Se në marrëdhëniet normale mes vendeve fqinjë nuk ka vend as për kërcëllima të politikës në emër të fesë dhe as për kërcëllima të fesë në emër të politikës. Ata të veshur si klerikë, që nuk gjejnë dot as zë e as kurajo për të folur kur u përzihet dhunshëm një koleg i tyre nga kisha e Perëndisë, nuk i beson dot njeri si shërbyes të kishës e të Zotit kur trimërohen kundër ligjit dhe përfaqësuesve të tij. Nuk i beson dot njeri as si besimtarë këta lloj klerikësh, që nuk njohin ligjet e gjykatat e vendit të tyre, por marrin zjarr trimoshësh, sapo dëgjojnë deklaratat politike të qeverisë së vendit fqinjë.

Këta lloj klerikësh meritojnë të përmenden nga ethet e nxehta të politikave të harruara, duke u kujtuar atë thënien lapidare të piktorit: “Këpucar, rri te këpucët!” Këtyre klerikëve shqiptarë me shkollë nate u duhet thënë shqip: po mundët, bëni mirë punën e klerikut dhe Zoti ju ndihmoftë! Po më parë duhet të zgjidhni vetë se çfarë të bëheni: këpucarë, apo kapucarë…

Daut GUMENI August 21, 2013 12:38
Komento

17 Komente

  1. Gramoz August 21, 13:44

    te falenderoj z gumeni ..te diskutosh me shume ,do ishte e pa kuptimte ,,gjykim me te drejte nuk ka ju faleminderit

    Reply to this comment
  2. beni August 21, 14:18

    Nuk kam degjuar diku ne gjith boten,qe te behet debat per nje vend, qe dikur ka qen kishe e me sjelljen e komunizmit te behet shtepi kulture?
    Sistemet politike nderohen ashtu si moda,dhe duam apo zduam,do te vishemi ashtu si vjen moda, per ti hapur perspektiven sistemit te ri shoqeror!
    Shtepi kulture,apo pallat kulture nuk ngeli as ne Tirane!
    Kulturei ne kapitalizem jan monumentet e kultit,mbase ju jeni akoma ne historin e shtepis se , kultures,ku komunizmi i futi qe te gjith ne nje thes!Kjo esht nje histori e gjate qe nuk i jepet xhevap as nga gjykata e as nga shteti,pra nuk mundet tu veme faj prifterinjve me nje shkollim qe kerkojn te mbijetojn,por shtetit dhe kryetarve te bashkive me orientim ideologjik Oriental!

    Reply to this comment
  3. KO August 21, 14:55

    Me vjen keq z. Gumeni,por ju beni nje gabim shume te rende.Mban ere “berishizem”! Ju thoni :permbarues “te shkrete” por ju nuk e dini se per ke sherbejne dhe punojne ata !? Kush fshihet pas tyre.??!! Ju thoni se vendimi i kushtetueses duhet te zbatohet dhe jo kundershtohet!? Por i kujt “gjykate Kushtetuese. ??!! Te Berishes.. ?!C’fare fshihet nga kjo ceshtje ,qe me shume u be politike edhe nga “permbaruesi”.Une pashe nje fotografi te para vitit 1967 dhe kisha ishte atje.Ku e mbeshte “gjyqesori i paverur” berishian vendimin ne favor te bashkise.Une kam lexuar vendime te berishes kryeminister qe urdherojne permbarimin te mos zbatoje disa vendime gjykate.Si jane te mjere keta permbarues kur hedhin me perbuzje ikonat e kishes si te jene sende pa vlere.Kisha eshte ndare nga shteti.E shikoj Z.Gumeni qe semundja e “Stokholmit”te ka prekur edhe ty.Pse nuk u prit edhe 2 jave dhe pastaj te veprohej…!? Nuk te duket njelloj si me SHQUP-in..??!!Nuk te duket qe c’do gje duhet te “regullohet”perpara dates 9 shtator.Duke qene i besimit mysliman,Z Gumeni eshte mire te heshtni dhe ta terhiqni c’keni thene ne kete artikull.Falemnderit. Kjo eshte nje lufte politike e Berishes kunder Rames dhe nje “leksion ne ikje e Berishes per grekerit.

    Reply to this comment
    • Bashkimi August 21, 15:41

      Sa keq per ne , qe kurre nuk arriten te drejtojne shtetin tone shqiptaret e mire (ndoshta pse jane pak ), na hedhin nje kocke e ne pastaj zihu e ata rregullo punete e tyre .
      Per komentuesin KO , vendimi eshte i vitit 2002 e Berisha nuk ishte ne pushtet (jo se dua ta mbroje , po se dua te te them se jane te njejtit) kurse Z.Gumenin do ta falenderoja per shkrimin por dyhere me shume do ta falenderoja ndonje te fese ortodokse p.sh. Z. Velon ose Z. Misha ose ndonje tjeter .

      Reply to this comment
    • Bashkimi August 21, 15:45

      Sa keq per ne , qe kurre nuk arriten te drejtojne shtetin tone shqiptaret e mire (ndoshta pse jane pak ), na hedhin nje kocke e ne pastaj zihu e ata rregullo punete e tyre .
      Per komentuesin KO : vendimi eshte i vitit 2002 e Berisha nuk ishte ne pushtet (jo se dua ta mbroje , po se dua te te them se jane te njejtit) kurse Z.Gumenin do ta falenderoja per shkrimin por dyhere me shume do ta falenderoja ndonje te fese ortodokse p.sh. Z. Velon ose Z. Misha ose ndonje tjeter .

      Reply to this comment
    • Leshi August 21, 16:20

      Po cfare pune ka greku more ketu ? Kisha a eshte shqiptare apo jemi duke folur per Kishen e Grekut ? Ah more palaco dhe rufiane , nuk perdoret emri i Zotit per pune te paudha dhe pushtimin dhe shkombetarizmin e shqiptareve !

      Nuk do t’ju eci qirie Foti ! Vete Zoti do t’u ndeshkoje ! Ne si shqiptare vetem do ta ndihmojme pak !

      Reply to this comment
    • hasan August 21, 18:08

      Ti zoti Ko ngaterron kekun me byrekun.Zaten ju birishistat i kuptoni gjerat siç ja u do oreksi e jo siç ja u thote bashkebiseduesi apo shkruesi i artikullit.Pikerisht keto gjera beri Birishi me institucionet ne Shqiperi dhe i hoqi dhe gurin e fundit atij qe quhet shtet.Ligjet dhe institucionet ne nje shoqeri demokratike RESPEKTOHEN.Gjykatat pandaj jane,te vendosin drejtesine.Vendimet e gjykates duhen respektuar ne te gjitha shkallet.Prifterinjte duhet te ishin te paret si njerez te zotit per te dhene shembullin e respektimit te institucioneve.Ta zgjidhin problemin me rruge institucionale.Jo me mjete rrethanore e metoda komuniste te Salihit.

      Reply to this comment
  4. Kot August 21, 17:17

    “Duhet t’ja themi ne sy njeri tjetrit veset dhe virtytet” – thote Gumeni. Dhe me te drejte.

    Dhe “vesi” eshte qe ka nje gjykate qe hedh poshte nje gjykate tjeter dhe kjo ndodh per nje kishe qe ka qene ndertuar pra 50 vjetesh ne mes te nje qyteti, qe duhet ta kene pare te gjithe.
    Une qe kam lexuar vetem ne gazeta, qe me thone se sistemi yne gjyqesor eshte me i korruptuari, kam nje ndjenje qe dicka nuk ecen ne kete vendim te dyte gjykate, qe autori nuk e shqyrton. Nuk e di nese ka pare dikush nje kishe ne mes qytetit 25 metra katrore sikurse thuhet.

    Vesi i madh qe kemi eshte qe nuk i shohim gjerat ne sy. Askush nuk mund te ndaloje reagimin ndaj nje vendimi te padrejte – ky eshte realiteti. Ndaj duhet te bejme ligje te drejta – jo si ato qe kemi bere deri tani per pronen, dhe te vendosim drejtesi – te verber ndaj ligjit te drejte.

    Reply to this comment
  5. ARUSHA August 21, 17:21

    keta gomere prifterinje se paskan lexu biblen por paskan lexu hitlerin,se bema e ketyre nuk ka lidhje me jezuin i cili pranoi te vdiste per njerezimin

    Reply to this comment
  6. Aliu August 21, 22:48

    Sinqerisht pata kujtu se populli yne shpetoj nga dogma fetare.Por jo spas ka qene e thene qe pas erresires shekullore te kthehemi nga bota e qytetruar nga perendimi . Gjermania hitlerjane pesoj shkatrrim total nga boshti Londer Mosk Uashington .Sot qe flasim eshte bere lule serisht.Si u be? Me pune bazuar ne shkence dhe jo me priterinj e hoxhallar ne balle , biles nje sondazh I para do diteve e radhit popullin gjerman ne shumice jo besimtsr. Per 25 apo 30 metro katrore toke do te behet lufte ,sa toke humben familjet shqiptare prej komunizmit, cfar don Greqia dhe Dulja ne kete mes , jemi ne Jergucat apo Permet biles edhe ne Dropull po te jete ndertu nje objekt kulture cfar te keqeje ka.E pa falshme per qeverit NANO ,BERISHA_META qe nuk kane zbatu vendimin e gjykates pra kemi pas te bejme me politikan RRUMPALLHANE.

    Reply to this comment
  7. Bardhi Tolabi August 21, 23:01

    Vleresoj shkrimin e zotit Gumeni!
    I drejte i padrejt, vendimi i Gjykates Kushtetuese nuk diskutohet, as nga parlamenti ligjevenes dhe aq me pak nga disa prifterinj e rrugece te paguar prej tyre.Persa shkruan KO-ja, i them te lexoje komentin tim ne kete gazete, ne artikullin qe ka intervisten e Kryetarit te Bashkise Permet.Aty them, se eshte dora e Sali Berishes dhe e kishes ortodokse greke, e cila ka influence te madhe ne qeverine e Greqise.Pra dora e Sali Berishes trazoj ujrat ketej dhe matane kufirit,por e perjeton populli yne dhe emigrantet fatzinj Shqiptare,qe jetojne dhe punojne ne Greqi.

    Reply to this comment
  8. Ardenica August 21, 23:44

    URIME PER ZOTIN GUMENI. KEQARDSHJE DHE NEVERI PER ZOTERINJTE TE SOJIT ” KO” I CILI ME SIGURI ESHTE NGA ATA QE MERR EVROT GREKE PER TU BERE ANTISHQIPTAR.
    A KA NJERI QE DUHET TE FALE MOSZBATIMIN E NJE LIGJI TE GJYKATES ME TE LARTE TE VENDIT.? ZOTI JANULLATOS, A ESHTE E LIGJESHME FEJA? pO JU VET, A JENI I LIGJSHEM NE ATE VEND TE LARTE TE KISHES TONE. ( E DIME SE JE VETZGJEDHUR DHE JE KREJT I PALIGJSHEM) PSE NUK ZBATON LIGJET E SHTETIT DHE TE KETIJ POPULLI QE GJOJA KE ARDHUR TI SHERBESH?
    SI MUND TE QUHET I BESUESHEM NJE FETAR KUR NUK ZBATON LIGJIN, KUR KERCENON DHE BENE VEPRIME RRUGAZI KUNDER NJEREZVE TE LIGJIT?
    CFARE PUNE KA GREQIA ME KISHEN TONE NE PERMET Z. JANULLATOS?
    PO Z. DULE DHE KSERA ETJ., C’PUNE KANE ME KISHEN TONE. KESHTU VERTETOJNE ME MIRE SE JU JINI KUAJT E TROJES NE KISHEN DHE SHTETIN SHQIPTAR.
    .

    Reply to this comment
  9. Guri August 22, 00:40

    Ju myslymanet beni mire te heshtni. Sepse thelbin beni sikur e kapni, e kapni thelbin e gjate pastaj. Se po te jete puna per inteligjence e dini ju sa te zgjuat jeni. Shkoni beni ndonje lek ne Siri e mos na cani derrasen ne blog.

    Reply to this comment
  10. STATUS QUO August 22, 02:52

    KEMI TE BEJME ME MBIVENDOSJE PRONASH DHE PRONARESH

    Reply to this comment
  11. KO August 22, 10:15

    Te dashur komentues.Se pari : disa nga ju duhet te mesojne shqipen.Se dyti ;ketu nuk behet fjale per vendim gjykatash, por vendime te Berishes,kur dhe ku te doje ky “birbo”vendimet zbatohen ose jo. Se treti :Une nuk ze ne goje prifterinjte.Nuk eshte misioni im. Se katerti :Z. Gumeni e di gjendjen e sistemit te drejtesise se koruptuar Berishiane dhe ben sikur eshte patriot kunder grekeve.Se pesti:pse ju bini burive , kur Nano me pare dhe Berisha kane shitur vendin tone tek te huajt,greke apo turq qofshin.Perfundimisht duhet kuptuar se -drejtesi ,e dhene nga drejtesia berishiane ,nuk ka ne Shqiperi.E keqja me e madhe e ketij vendi eshte “berishizmi” i instaluar tani ne shume sektore te jetes ne Shqiperi.Kush nuk e kupton kete,nuk di te shkruaje shqip,eshte ose naiv ose ka probleme me intelektin e tij, Lexoni Edison Ypin me dalldine e radhes qe shkruan per zonjen e pare,Odeta Nishanin ,per te kuptuar se deri ku kane shkuar gjerat me drejtesine berishiane.Nuk dua te ofendoj njeri vetem desha te them se si e mendoj une.Falemnderit per mirekuptimin.

    Reply to this comment
  12. Gava August 22, 20:59

    Daut xhani, mire por nje gje te vockel Fiddia ishte Skulptor dhe jo piktor…Nga takimi …ne ” Lisat e Kadhe” ….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*