Keqmenaxhimi, BE nuk ia beson fondin Ministrisë së Brendshme

Redaksia Online March 1, 2013 11:45

Keqmenaxhimi, BE nuk ia beson fondin Ministrisë së Brendshme

Keqmenaxhimi dhe mosshfrytëzimi i fondit për riintegrimin dhe riatdhesimin e personave të kthyer, si dhe skandalet e fundit të Ministrisë së Brendshme lidhur me këtë proces, kanë bërë që Bashkimi Evropian të humbë besimin te MPB dhe donacionin për procesin e riatdhesimit ta menaxhojë vetë.

Siç ka mëson e përditshmja “Zëri”, fondi prej 1.5 milion eurosh që BE ka ndarë për riintegrim dhe riatdhesim, ka qenë në plan që të menaxhohet direkt nga Ministria e Brendshme e Kosovës. Por, zyrtarë nga Zyra e BE-së në Prishtinë kanë njoftuar se ky fond, i cili do të përdoret për një projekt me anë të të cilit do të ndihmohet krijimi i sistemit të administrimit dhe menaxhimit të migrimit dhe sigurimin e masave socio-ekonomike për individët dhe familjet e kthyera, do të menaxhohet nga vetë Zyra e BE-së.

Redaksia Online March 1, 2013 11:45
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*