Kërcënim me bombë në aeroportin e Stambollit, evakuohen 134 persona

May 23, 2016 17:58

Kërcënim me bombë në aeroportin e Stambollit, evakuohen 134 persona

Kompania Turkish Airlines ka thënë se ka gjetur një letër kërcënuese në aeroplanin e tyre, i cili ishte gati të nisej nga Stambolli për në qytetin Keyseri.

Gjithsej 134 persona janë evakuuar nga aeroplani, mirëpo policia po vazhdon ta evakuojë edhe aeroportin Ataturk të Stambollit. Turqia vazhdon të mbetet cak i sulmeve terroriste. Kompania ajrore Turkish Airlines sot ka lëshuar një deklaratë ku shkruan se në aeroplanin e kësaj kompanie është gjetur një letër në të cilën shkruante do të ketë shpërthim me bombë.

Kjo kompani ka treguar se këtë letër kërcënuese e ka gjetur në aeroplan pak para nisjes së udhëtimit në aeroportin e Stambollit, Ataturk, shkruan Reuters. Ende nuk dihet saktë se çfarë ka shkuar në letër , mirëpo, autoritetet e sigurisë kanë evakuuar aeroportin.

May 23, 2016 17:58
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*