Kërcënim për sulme terroriste, mbyllen 900 shkollat e Los Angeles-it

December 15, 2015 19:22

Kërcënim për sulme terroriste, mbyllen 900 shkollat e Los Angeles-it

Të gjitha shkollat në Los Angeles janë mbyllur për shkak të një kërcënimi terrorist. Të paktën 640 mijë nxënës janë detyruar të qëndrojnë në shtëpi për shkak të frikës së një sulmi. Skuadra të FBI-së dhe ekspertë të shpërthimeve me eksploziv janë thirrur për të kryer kontrolle në çdo ndërtesë shkolle.

Bëhet fjalë për të paktën 900 institucione arsimore, të cilat sipas autoriteteve janë mbyllur për të shmangur çdo kërcënim të mundshëm ndaj sigurisë së nxënësve.

Ata thonë se kjo zonë merr kërcënime shpesh, por ky i fundit është i një natyre shumë serioze. Gjithçka ka nisur nga një email që i është dërguar një institucioni arsimor, i cili flet për “plane për sulme me bombë ndaj shkollave dhe studentëve”.

Situata është e brishtë edhe për shkak të sulmit të disa ditëve më parë në zonën fqinjë, San Bernardino, ku gjatë një sulmi u vranë 14 persona.

December 15, 2015 19:22
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*