“I thyejmë këmbët Ciprasit”, Athina reagon ashpër ndaj Turqisë

February 1, 2018 23:32

“I thyejmë këmbët Ciprasit”, Athina reagon ashpër ndaj Turqisë

Ministria e Jashtme greke, nëpërmjet zëdhënësit të saj Aleksandros Gjenimatas, i është përgjigjur ashpër deklaratave të një këshilltari të presidentit të Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan, me anë të të cilave ai ka kërcënuar kryeministrin grek dhe Ministrin e Mbrojtjes.

Duke marrë si shkas vizitën e këtij të fundit në ujërat pranë ishullit Imia, për të hedhur një kurorë me lule në kujtim të tre oficerëve grekë që humbën jetën gjatë incidentit më të nxehtë midis dy fqinjëve në Egje, 22 vjet më parë, Jigit Bulut, gjatë një programi televiziv, ka thënë:

“Ne do të thyejmë këmbët dhe duart e zyrtarëve, kryeministrit apo çdo ministri që do guxojë të shkelë në Imia, në Egje”.

Athina zyrtare i ka cilësuar deklaratat e tij, të padenja, të huaja për kulturën politike evropiane dhe i ka bërë thirrje këshilltarit të presidentit turk, që duke pasur parasysh postin, të kuptojë se qëndrime të tilla nuk ndihmojnë në përmirësimin e marrëdhënieve midis dy vendeve. Gjithashtu, Ministria e Jashtme greke ka theksuar se statusi ligjor i Egjeut është i qartë dhe i garantuar me ligj ndërkombëtar.

Tensionet mes Athinës dhe Ankarasë janë shtuar ditët e fundit, pas përpjekjes së flotës turke të pengojë dy luftanijet greke, në të cilat ndodhej ministri i Mbrojtjes, Kamenos, të lundrojnë pranë ishullit Imia.

Athina ka përgënjeshtruar publikimet e mediave turke, sipas të cilave Kamenos nuk mundi të shkojë në vendngjarje, duke publikuar videot përkatëse nga memoriali i hedhjes së kurorës pranë ishullit të kontestuar nga Ankaraja.  e.k/dita

February 1, 2018 23:32
Komento

12 Komente

  1. x February 1, 23:44

    si ishte ajo kenga e korifillakeve qe bejne lidhse kepucesh me zorret e shqiptareve ?
    perse s’ja kendoni edhe truqeve o helenaqis ?
    kur qekeni kaq trima !

    Reply to this comment
  2. Arben February 1, 23:47

    Jo po ngriji varreza krimineleve qe vdiqen duke pushtuar

    token e tjetrit, sic beme ne.

    Ka Cecua bicak andej

    Reply to this comment
  3. demo February 2, 01:18

    Ay turku e tha dhe e mban.Shko kape te gjalle ne kazerme me 5 minoritare 300 evro,se i mban pushket pa fisheke turku,dhe i tjekin gjume ne kufi,.Keni gjetur shqiptaret ju !

    Reply to this comment
  4. anticensurë25642654 February 2, 07:39

    kështu është kur dikush është më i fortë!!të pshurr në qafë dhe pastaj fillon e qahesh!por harron gërku të përdorë këtë fjali;”Athina zyrtare i ka cilësuar deklaratat e tij, të padenja, të huaja për kulturën politike evropiane”;kur është rasti për një më të dobët!!
    harron thirrjet e parlamentarëve të saj ndaj shqipërisë,harron deklaratat e ministrit të saj të mbrojtjes,harron stërvitjet ushtarake sulmuese në kufijt e shqipërisë,pavarsist se jemi në të njëjtën aleancë,harron kërkesat dhe veprimet duke prurë anije luftarake dhe helikoptterë në kufijt tanë,himarë!ska faj se një herë e një kohë nuk ja mbante bytha as ti kthente dylbitë në drejtim të kufirit shqiptar!!kot si thonë se dajaku ka dalë nga parajsa!!
    kështu që nëse është e padenjë deklarata e turkut erdoganist,mos bëj të njëjta deklarata dhe ti o gërk shovinist!!

    Reply to this comment
    • KOZi February 2, 11:55

      Kam lexuar shtypin e viteve 1925 – 1939, si spjegohet qe greku nuk mund te bente asgje si sot ne Shqiperi? As ne politike,as ne diplomaci, as ne ekonomi ,as ne gjeografi ?! Pasaporta shqiptare ecte ne europe ne ate kohe . Duhen pare se kush ishin Ministra te Jashtem te shtetit Monarkist shqipar mbase !….tung

      Reply to this comment
      • anticensurë25642654 February 2, 12:30

        shqiptarë janë dhe sot or lal!!
        shiko emrat e tyre,hiqi “s”në fundore dhe do të shohësh se janë shqiptarë të pastër!!e lexove emirin e ministrit “TOSKAS”,KA MË SHQIPTAR SE KAQ??
        pastaj dhe tjetra,asnjë prej tyre se mohon që është arvanitas,pra e thënë në shqip,shqiptar,por indoktrinimi i tmerrshëm fetar i ka bërë që të jenë më të ndyrë se hasmi!!

        pasaportën e atëherëshme mos na i çvendos në ditët e sotme!!
        nuk lëvizte se ishte “zvicra”,por thjeshtë se nuk janë të njëjtat kushte me sot!!
        atëherë mund të lëvizje kur të desh e ku të deshe,por me një kusht të vetëm:tërë shpenzimet ishin të tuat,deri tek vdekja si qën nga urija!!
        sot në ato shtete që shkon janë të detyruar të mbajnë jo vetëm me bukë por dhe të kujdesen për ty!!
        ky është problemi i qarkullimit të sotëm,prandaj pasaporta e atëherëshme ishte “më e fortë” se kjo e sotmia!!

        Reply to this comment
  5. Cyprus February 2, 12:55

    Nuk ka asgje te re ne kete deklarate te Ciprasit.
    Greqia, qe nga humbja katastrofike e nje shekulli me pare, kur Greqia shpetoi nga rikolonizimi turk vetem ne saje te nderhyrjes se Europes, qe nga ajo kohe ka mbetur ne pozita inferioriteti ndaj Turqise (mjafton te kujtoni mosreagimin skandaloz te Greqise ndaj pushtimit te pjeses veriore te Qipros,brenda nje nate, nga Turqia). Dhe kjo, per arsyen e thjeshte se Turqia eshte nje superfuqi ushtarake rajonale, me nje ekonomi dhe ushtri moderne dhe me te madhen ne numer nga te gjitha vendet e Europes.
    Per kete arsye, dhe per te ballancuar kercenimin grek, Edi Rama, sapo erdhi ne fuqi, beri hapin e zgjuar te lidhjes me Turqine si nje “aleat strategjik (ne fakt garantues i sigurise kombetare te Shqiperise se dobesuar e te shpartalluar ng politikat antishqiptare te sali Berishes qe shkateruan ushterine tone).

    Reply to this comment
  6. nje antiturk i betuar February 2, 13:25

    Na çate by…en me gjithe Turqi , ju turkoshaket e Shqiperise . Turqia eshte nje vend islamik diktatorial , ndersa Greqia eshte vend evropian demokratik e antar i BE-se . Ke doni ju turkoalbaneze , demokracine , apo diktaturen islamike ?

    Reply to this comment
  7. Eri February 2, 16:30

    Ketyre taneve ua bejne mbi koke dhe ja marrin valles.

    Reply to this comment
  8. Pellazgos February 2, 17:48

    Zoti Cyprus,problemi nuk eshte as Turqia,as Serbia,as as Shkupi por cfare do bej Amerika,Franca,Anglia.
    Po te kishin interes keto Fuqi te Medha ashtu sic beren me Milloshevicin te benin edhe me barbaret Osmane,nuk do flisje keshtu.
    Nuk eshte turp te te kafshoj dhe te te helmoje nje gjarper si Amerika dhe Italia.
    Megjithate Greqia luftoi kunder Fashisteve dhe kolaboracionistet e tyre “shqipetaret” e Dum Babes.
    Dihet historia e pushtuesve Sllave dhe turq,problemi eshte kush do mbijetoje ne keto troje po e beren edhe Ballkanin sic e beren Libyne,Irakun,Sirine,Afganistanin cifutet apo amerikanet.
    Politika “shqipetare” duhet ta kete parasysh qe per 30 vjet te tjera cjane “shqipetare” ne Greqi do behen me Greke se Greket dhe do luftojne per Greqine ashtu sic beren Arvanitasit kunder turqise dhe shumices myslimane te Dum Babes.
    Aresyeja eshte se ata “shqipetare” mesojne ne shkolle qe toka eshte e rrumbullaket d.m.th qe Epiri u nda ne te Veriut dhe Jugut nga turkoallvanoseve,fashisteve dhe sllaveve.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin