Kërcënimet ndaj Vlahutin, KE: Duan të frikësojnë ambasadoren për reformën në drejtësi

May 11, 2017 20:00

Kërcënimet ndaj Vlahutin, KE: Duan të frikësojnë ambasadoren për reformën në drejtësi

Komisioni Evropian ka reaguar pas kërcënimeve të bëra në adresë të ambasadores së BE-së në Tiranë Romana Vlahutin.

Në një prononcim për BIRN, Komisioni Evropian deklaroi se nuk do të tolerojë  kërcënime për të intimiduar drejtuesen e BE-së në Shqipëri dhe stafin e delegacionit.

Thirrjet për dhunë dhe gjuha e urrejtjes janë të papranueshme.

Kërcënimet synojnë të frikësojnë ambasadoren që të bëjë punën e saj, e cila vitin e fundit është fokusuar tek Reforma në Drejtësi në Shqipëri.

Bashkimi Evropian shpreson se opinion publik shqiptar do të jetë në anën e ambasadores në këtë betejë, dhe të dënojë gjuhën e urrejtjes dhe përpjekjet për të frikësuar diplomaten e lartë”, thuhet në deklaratë.

May 11, 2017 20:00
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*