Kërcënimi i prokurorit/ Reagon organi i akuzës: Lojë për të përfituar azil

August 29, 2017 15:50

Kërcënimi i prokurorit/ Reagon organi i akuzës: Lojë për të përfituar azil

 

Prokuroria e Vlorës ka reaguar në lidhje me shkrimin e një gazete gjermane ku pretendohej se një prokurori të qytetit bregdetar i është rrezikuar jeta për shkak të detyrës.

Prokuroria vë në dukje se prokurori Arben Jorgaqi ka ndjekur hetime të dorës së dytë dhe lë të nënkuptohet se Jorgaqi po bën lojë për të përfituar azil.

Reagimi i Prokurorisë:

Burime zyrtare nga Prokuroria Vlorë thane se Arben Jorgaqi ka qenë në funksionin e oficerit të policisë gjyqësore (pra, nuk ka qenë prokuror) dhe nuk ka qenë asnjëherë pjesë e hetimit për falsifikimin e pronave.

Ai ka ndjekur kryesisht hetime për vjedhje të energjisë elektrike apo dëmtime të pronës publike (vjedhje kapakë pusetash, dëmtime të pareteve mbajtëse të rrugëve e të tilla vepra penale).

Është larguar nga detyra, në kuadër të nevojës për riorganizim të brendshëm.

Aktualisht është në proces gjyqësor për largimin nga detyra dhe çështjen e tij administrative mund ta mbrojë para gjykatës shqiptare me argumente ligjore dhe jo nëpërmjet kërkesave të mundshme për azil në Gjermani apo në ndonjë vend tjetër të BE-së.

Këtu mund të lexoni shkrimin e gazetës gjermane

 

August 29, 2017 15:50
Komento

2 Komente

  1. sapa August 29, 18:19

    Po LLalla kur do beje kerkese per azyl?

    Reply to this comment
  2. Niku August 29, 23:29

    U bë e modës kjo gjë…Para ca kohësh e bëri një punonjës i SHISH, me demek i rrezikohej jeta..prit kur të dëgjojmë saimir tahirin dhe visho ajazin të kërkojnë azil.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*