Kërcënimi i Ramës zgjon Akademinë e Shkencave: Mbledhje e jashtëzakonshme

September 6, 2017 12:02

Kërcënimi i Ramës zgjon Akademinë e Shkencave: Mbledhje e jashtëzakonshme

 

Zgjedhjet e zhvilluar para dy ditësh në Akademinë e Shkencave u cilësuan si farsë nga kryeministri Edi Rama.

Për këtë arsye, shefi i qeverisë premtoi se do linte pa “asnjë qindarkë” Akademinë e Shkencave duke i ndërprerë fondet qeveritare.

Duket se kërcënimi i radhës ka dhënë efekt të menjëhershëm, pasi Akademia e Shkencave është zgjuar nga gjumi dhe do të zhvillojë një mbledhje të jashtëzakonshme të Asamblesë së saj.

Njoftimi i Akademisë së Shkencave:

Kryesia e ASH-së me propozim të sekretarit shkencor thërret mbledhjen e jashtëzakonshme dhe të zgjeruar të asamblesë së Akademisë së Shkencave, me këtë rend dite:

1- Ngritjen e komisionit të akademikëve për të gjitha çështjet e reformës institucionale në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, me mandat të plotë përfaqësimi dhe negocimi nga asambleja e akademikëve.

Mbledhja do të zhvillohet ditën e hënë datë 11 shtator 2017, ora 11. 00 në sallën “Aleks Buda” në Akademinë e Shkencave.

Merrni masa për pjesëmarrjen! Kryesia e Akademisë së Shkencave.

September 6, 2017 12:02
Komento

7 Komente

  1. Arberia September 6, 13:09

    Filloi dredhja e bishtit te mafias akademike!

    Reply to this comment
  2. spartaku September 6, 13:13

    Mblidhuni por me ment ne koke e kembet ne toke.

    Reply to this comment
  3. Aka Demiku September 6, 14:04

    27 vjet pall akademiket !

    Reply to this comment
  4. Dajti September 6, 14:40

    Qeveria e Rames nuk duhet te bjere ne kurthin e “Komisionit te akademikeve” mafioze (komisioni i ngritesit te peshave Gudarit dhe persekutorit te Cabejt, Muzaferit) qe ngriti kjo Akademi qe vetem dy dite me pare zgjodhi perseri ne krye te saj, shkatwruset e Akademise , te ketij thesari te kultures kombetare qe e katandisen ne kete dite Sali Berisha personalisht dhe te deleguarit e tij, Gudar Beqiraj e Muzafer Korkuti.
    Asnje nga (pseudo)akademiket e sotem nuk duhet te jete ne komision, neqofte se nuk duam te perseritet tragjedia e Akademise te te madhit Eqrem Cabejt dhe Aleks Budes.

    Reply to this comment
  5. Korabi September 6, 16:05

    Ajo akademi duhet shuar . Aty jovetem qe nuk ka intelektuale po aty jane mbledhur ca horra qe vetem bejne pazare me dergimin e njerezve jashte nuk japin asnje kontribut shkencor kane mbushur xhepat e tyre me dalaveret qe kane bere dhe nevend ti gjenin njeriun punes u punesuan per vete ne menyren me te shemtuar qe mund te ekzistoje dhe kane mbushur xhepat e kane bere rrumpalle dhe asnje kontribut per vendin. Ata duhen qeruar nga i pari te i fundit.Te jesh ne ate institucion eshte nje pergjegjesi e madhe per kombin. Ndersa atyre q jane te punesuar as qe ju prishet terezia sa kohe punet e tyre shkojne vaj dhe ata perfitojne maksimumin. Shume e turpshme.Aty duhet hyre me traktor jo me lutje jepni doreheqjen qe te gjithe e o bejeni ate institucion o shuajeni fare. Ate qe kemi tani eshte vec turpi i kombit.

    Reply to this comment
  6. Buna September 6, 17:07

    Zoti Rama duhet te kete kujdes qe ne komisione per ringritjen e akademise te perjashtoje te gjithe ata qe kane marre pjese ne degjenerimin skandaloz te akademise si edhe akademiket aktuale.
    Perndryshe Akademia do te futet ne nje rreth vicioz ne te cilin shkaktaret e degjenerimit salinian-vicidolian do te sjellin nje degjenerim tjeter te saj.

    Reply to this comment
  7. Buna September 6, 17:08

    Kujdes qe ne komisione per ringritjen e akademise te perjashtoje te gjithe ata qe kane marre pjese ne degjenerimin skandaloz te akademise si edhe akademiket aktuale.
    Perndryshe Akademia do te futet ne nje rreth vicioz ne te cilin shkaktaret e degjenerimit salinian-vicidolian do te sjellin nje degjenerim tjeter te saj.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*