Kërcënimi i vetëm për Ramën, një Cipras shqiptar!

February 6, 2015 17:00

Kërcënimi i vetëm për Ramën, një Cipras shqiptar!

Letër e nënshkruar,

Gëzim Musa

 

Ne kemi një rini që mund të nxjerrë një Cipras. Për këtë mos të të zërë meraku i kotë, zoti analist Lubonja. Ju pohoni disa të vërteta në lidhje me cilësitë e rinisë së sotme që të bëjnë vërtet pesimist se janë të gatshëm t’i dalin për zot ndryshimit dhe zhvillimit të vendit dhe shtetit shqiptar. Dakord deri këtu, por zoti analist gabohet për faktin se nuk është në gjendje të shikojë më larg se kaq. Ai harron se çdo e keqe provokon të kundërtën e vet, e cila ekziston po ashtu në mes të rinisë shqiptare, jo vetëm nga mosha, por në radhë të parë nga mendësia e re dhe përparimtare që ajo nuk ka arritur ta shprehë gjer tani. Por kjo nuk do të thotë se nuk mund ta shprehë ndonjëherë. Sa për Sali Berishën, ky nuk përbën të kundërtën e Edit dhe kjo kuptohet lehtë, me gjithë ambicien e Berishës për të ardhur në pushtet me bekimin e vetë Edi Ramës, pasi këta të dy i përkasin të njëjtit krah dhe Ciprasin shqiptar e kanë njësoj kundërshtar. E megjithatë, Ciprasi shqiptar është gjallë dhe do të triumfojë mbi çiftin Rama-Berisha, sado që këta të përpiqen ta pengojnë e të nxitojnë t’i zënë vendin me marifetet që ata të dy, më mirë se kushdo tjetër dinë t’i bëjnë. Për këtë të ardhme të një Ciprasi të ardhshëm shqiptar garancia është populli shqiptar dhe zhvillimet politike sociale botërore.

February 6, 2015 17:00
Komento

2 Komente

  1. Pëllumb zaimi February 6, 21:16

    Optimizëm i tepruar!

    Reply to this comment
  2. tomsojeri February 6, 22:04

    O z.Gzim !Kur ke shkruar kto rjeshta duhet te kesh hedhur ndonje got ,se shum ne qef te shoh!
    Kjo band e organizuar, ka per ta varrosur shum shpejt sepse i dashur mik, jan pasuruar kaq shum, sa nuk e len kollaj kte “burim” qe ju fal e ju fal pasuri ! Ky Tsipra shqiptar i duhet te zbraz ter bordellon parlament dhe te luftosh me kto “kurva”,duhet te jesh nje Skenderbe me ko…… te medha ! Natyrisht qe Shqiperis ,sot ktu ku esht katandisur,vetem nje i till e nxjerr nga balta por mos haro qe nuk ja del dot vetem ! Do nje popull te vendosur e te ndergjegjshem per cka po ndodh e jo te percar ashtu si po mundohen kto parti kukulla ta katandisin ! Mbrem, greket u mblodhen me mijra ne sheshin e parlamentit, ne perkrahje te Tsipres, per vendimet qe po mer dhe u mblodhen vet, pa thirje politikanesh, nepermjet rjetit elektronik dhe fcb per ti treguar solidaritetin e tyre ! Ne presim te na kurdisin kta politikan te degjeneruar, te dalim neper protesta kur ata duan, per tju sherbyer interesave politike te tyre duke ngritur dy gishtat perpjet edhe kur njerzit mblidhen te pergezojn nje kengetare si Elihana !
    Megjithate nje Tsipra shqiptar esht duke u mbarsur dhe ky popull i zhgenjyer e i dhunuar do gjej mendje dhe forcen ta mbeshtes, qe ti shpetoj nga kjo humner ku po e cojn kta pazarxhij mafjoz te dhjamur……….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*