“Kërcënimi” ndaj Borcharcdt, zv.ministri: Dihet kush janë frymëzuesit

May 14, 2019 21:32

“Kërcënimi” ndaj Borcharcdt, zv.ministri: Dihet kush janë frymëzuesit

Zëvendës ministri i Brendshëm i Shqipërisë Julian Hodaj në një prononcim “News 24”, duke folur për grafitet e shkruara në pallatin ku jeton ambasadori Berndt Borchardt, tha se gjesti ishte skandaloz. Hodaj u shpreh se dihet se kush janë frymëzuesit e gjestit, duke nënkuptuar opozitën.

Nuk besoj se ia vlen ta flasim nëse e kemi shoqëruar me polici apo jo. Mendoj se veprimi ka prapavijë. Një grup doli dhe ka brohoritur.

Nuk na bën nder, aq më tepër që vitin tjetër Shqipëria kryeson OSBE-në. Ajo që ndodhi të them skandaloze më duket pak. E mbaj mend që Basha me nënqeshje e ka kujtuar. Edhe kjo dëshmon se kush janë frymëzuesit.

Shprehja e Lulzim Bashës, kur u pyet për këtë rast skandaloz, tregon se kush e ka bërë atë grafit. Grafiti ishte pasi OSBE tha se protesta e opozitës përmbante dhunë kriminale. Kjo është tepër e qartë tashmë”, tha Julian Hodaj, zëvendësministër i Brendshëm.

 

v.l/ Dita

May 14, 2019 21:32
Komento

8 Komente

  1. MH May 14, 22:42

    Ju lutemi kete informacion ia dergoni gazetes gjermane “Bild”.,njikohesisht BE dhe KE qe i bie ndesh punes tyre per anetaresimin e vendeve prendimore te Ballkanit,ne vecanti Shqiperise.Qellimi per nji ripastrim apo fereskim trunit te ekipit te kesaje gazete.E cila vepron ne kundershtim me politiken e BE apo dhe te KE.Duke favorizue opoziten kriminale pozitive dhe qeverine jo kriminale per kriminale,negative.

    Reply to this comment
  2. Lani May 15, 07:05

    Ate shkrimin ne shtepine e Borshardit e ka bere Ana Azizaj e shtyre nga Monika Cizmja.Eshte anetare e LSI.Cizmja u jep ndonjehere ndonje leke ketyre te rinjve te pa tru.

    Reply to this comment
  3. intelektuali May 15, 09:34

    Degjo ketu intelektualin o BOLE budallaqe e Edvinit, zevendesminister i Rendit ne nje vend pa rend fare, pse nuk flet ti more pusht servil per Komisarin e Policise Dritan Zagani qe Edvin Droga e masakroi me liber shpie?

    SHUME MIRE KA BERE GRUPI QE KA DALE DHE KA BROHORITUR PER PUSHTIN E KORRUPTUAR TE OSBE-SE,

    sepse:

    Kjo deshmon qe Shoqeria Civile ne vendin tone akoma nuk ka vdekur dhe po jep shenja jete si ne rastin e Armeve Kimike te Asadit qe Edvin Krimineli donte t’i depozitonte ne vendin tone duke i paraqitur me pushtat si puna jote si “Karamele Bamiresie”,

    prandaj:

    Degjo ketu intelektualin se duket qe nuk e ke haberin se cfare ndodh ne Bote:

    OSBE -se i kane vene hurin dhe dajakun ne te gjitha vendet ish komuniste te evropes Lindore, sepse kjo organizate famekqe qe i interesohet vetem per vetem pagat e majme qe kane nga taksapaguesit, por edhe ryshfetet qe paguajne qeverite e korruptuara si qeveria e Edvin Droges per te bere raporte fallco per zgjedhje te lira “me gisht ne bythe” si raporti per zgjedhjet e 2017 qe gajasi Boten:

    ZGJEDHJET U VODHEN NGA MAZHORANCA NE SHQYPNI, POR NUK NDIKUAN NE REZULTATIN PERFUNDIMTAR

    nderkohe qe:

    Nje raport i meparshem per hajnine makaber te mafies enveriste me pushtet:

    http://www.panorama.com.al/raporti-sekret-i-osbe-ja-lidhjet-kriminale-te-rames-metes-dhe-berishes/

    AVULLOI DHE U ZHDUK PA LENE GJURME SI BORA E BJESHKEVE NE VERE

    Reply to this comment
  4. intelektuali May 15, 09:48

    BORCHARD NJE LAKE I NEVERITSHEM QE DUHET PERBUZUR

    Bernd Borchardt e ka radhitur veten në linjën e paraardhësve më të përbuzshëm që OSBE ka dërguar ndonjëherë në Tiranë. Nëse Dan Everts bridhte me uniformë ushtarake në mjedisin e militarizuar shqiptar, duke përdorur çdo armë që kishte në dorë kundër opozitës së demokratëve, nëse Eugen Volfarth, nginjej me qofte dhe fryhej me birra mbi kufomat e demostruesve socialistë në bulevard dhe zgjedhjeve vjedhura në Tiranë, diplomati gjerman do të mbahet mend si një pupac qesharak në duart e rilindjes. Këtë profil të tij e bën edhe më të theksuar fakti se ai pasoi në gusht 2016, një profesionist race si Florian Rauning, i cili u vu në qendër të goditjeve të qeverisë, për largimin e OSBE nga Shqpëria, pas publikimit të raportit që pretendonte se Edi Rama kishte 200 milionë euro të fshehura në kompanitë offshore. Ky raport konfidencial që tronditi skenën politike vendase nuk përmendte vetëm kriminalizimin e parlamentit, 10%-20% që merte ryshfet ish kryetari kur dejtonte bashkinë, ndërtuesit që i kish bërë deputetë, por fshikullonte fort, me të njëtën ndershmëri, edhe Sali Berishën apo Ilir Metën.

    http://www.panorama.com.al/raporti-sekret-i-osbe-ja-lidhjet-kriminale-te-rames-metes-dhe-berishes/

    Kjo ishte një nga herët e vetme dhe të fundit (pas zbulimit të kabllogrameve të Wikiliksit) kur publiku shqiptar kuptonte se ç’mendonin saktësisht ndërkombëtarët për politikën shqiptare. Nuk kaloi shumë kohë pas këtij “skandali” dhe austriaku i fisëm Rauning, u largua. Bernd Borchardt që e pasoi vendosi ta drejtojë ndryshe misionin e vendosur në hotel Sheraton. Askush nuk mund ta gjykojë për këtë. Askush nuk mund të ankohet për preferencat e tij për rilindjen apo për idenë që ai ka për zhvillimet politike në vend. Natyrisht, një pjese të mirë të shqiptarëve nuk u ka ardhur mirë, që në pikun e protestave studentore ai u involvua në këtë krizë, që nuk është në mandatin e tij, duke u bërë zëdhënësi i Ramës në thirrjet për dialog. Ata mund ti kenë parë me dyshim absurditetet publike të zvendësit të tij, se blerja e votës nuk cënon rezultatin. Ata mund të jenë tallur me deklaratat se kodi zgjedhor mund të votohet edhe pa opozitën (që s’kanë guxuar ta thonë aq troç as vetë socialistët). Ata mund t’a kenë nënqeshur kur e kanë parë të përdridhet teksa flet për degradimin e lirisë së mediave në vitin e fundit. Ata mund t’a kenë përçmuar teksa e kanë ndjekur duke ndryshuar në kohë reale vetëtimat që lëshonte kundër dhunës në protesta. Por, pavarësisht nga këto ndjenja të përziera ata, në pjesesën më të madhe, mund ta kenë justifikuar, si një arbitër të anshëm me preferencat apo interesat e tij. Në këtë pikë nuk do të qe as i pari e as i fundit diplomat perendimor që sillej kështu në Tiranë. Ndërsa ajo që ndodhi të shtunën në mbrëmje e derdhi gotën, pasi Brend Borchardt pranoi ta degradojë statusin e tij: nga një gjykatës që imponohet, në një zar që përdoret. Mënyra se si ai e lejoi pushtetin të manipulonte me rastin e “kërcënimeve” ndaj tij, qe e turpshme. Disa pak qytetarë, nga portretet më të paqme që janë parë ndonjëherë, thjeshtë guxuan ti thërrasin se duhet ti vijë turp. Ata nuk patën frikë tia zhgarravisin këtë edhe në muret e shkallës ku banon. E ku qenkërkësh akti terrorist këtu? Ku është “dhuna kriminale e pashembullt” për të cilën vuri alarmin Edi Rama? Megjithëse vjen nga një vend ku akte të tilla proteste, as nuk përbëjne shkelje, jo më të trajtohen si krime të padëgjuara, Borchardt vendosi ti nënshtrohej logjikës autokratike të regjimit të Tiranës. Ai e vuri veten me gaz në shërbim të propagandës, njësoj si ata aktorët e Portokallisë që mbjellin pemë te liqeni, apo ata katundarët që marrin tapitë në fushatë. Ai nuk bëri asgjë më pak sesa një lake i zakonshëm shqiptar. Dhe prandaj ai e reshtoi veten në aradhën e diplomatëve që meritojnë përbuzjen. Jo thjeshtë për aktet që ka bërë, as për fjalët që ka thënë, por për mënyrën si ka lejuar ta shpërdorojnë.

    Reply to this comment
  5. Erion May 15, 11:51

    Shikoni ne profilin fcb te Ana Azizaj nje vajze me floke te bardhe dhe do te shikoni fotot e saj me Monika shkallaqen.

    Reply to this comment
  6. Taqi May 15, 21:38

    Po te shihne cv e ketij hodajt, do shihni qe ka ngrene e pire 11 vjet nga osce. Normal qe merakoset shume per ish padronet, qe e rropen kete vend me pagat e tyre te majme. Mallkuar qofshin!

    Reply to this comment
  7. Mark U.K May 15, 21:39

    Po eurot ne Rinas o zv/minister e dini ku gjinden?Ju i dini po nuk duani te thuani se jeni ju organizatori(ktu shteti).Nuk do shkojgjate e do nxierren se nga kan shkuar.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim