Kërcënimi për heqjen e vizave për gjithë shqiptarët, është qëndrim fashist!

Arben Duka August 15, 2015 10:30

Kërcënimi për heqjen e vizave për gjithë shqiptarët, është qëndrim fashist!

Europa kontribuoi

kur u shemb sistem i vjetër,
ndaj shqiptari do kërkojë,
punë në Europë-patjetër!

Në Europë do kërkojë,
kur këtu gjërat s’lëvizin,
dhe Europë e Bashkuar,
nuk ka pse u kthen kurrizin!

Gjermania në Europë,
është garant i garantëve,
po gjermanët po i shkelin,
të drejtat e emigrantëve!

Ata ju kthyen me vrull,
një politike të vjetër,
dhe kërcënojnë me vizat,
që të gjithë pjesën tjetër!

Shtyllat që mbajnë BE-në,
ata i dinë shumë mirë,
një nga shtyllat kryesore,
është Lëvizja e Lirë!

Me këtë qëndrim ekstrem,
të gjithë jemi kërcënuar,
por askush nuk ta heq dot,
një të drejtë që ke fituar!

Probleme dhe do të ketë,
lufta kundër varfërisë,
po ti s’mund të prekësh sot,
themelet e demokracisë!

Është gjëja më e lehtë,
fukarenjtë të riatdhesohen,
dhe mos mendosh asnjë çast,
se sa mund të punësohen!

Them se është i gabuar,
termi: “Azil politik”,
dhe aspak nuk është trajtuar,
si problem ekonomik!

Ata që gjithnjë na flasin,
për detyrat e shtëpisë,
patjetër kanë detyrime,
për njerëzit e Shqipërisë!

Vërtetë s’jemi vend në luftë,
ende pushka s’ka bërë “bam”,
po një vend pa punë e shpresë,
si në luftë është tamam!

Ambasadori gjerman,
duhet mirë të maturohet,
sepse një popull i tërë,
nuk mund që të kërcënohet!

Përmbi një popull të tërë,
nuk bën dot diskriminim,
dhe kur je një vend në NATO,
izolimi s’ka kuptim!

Arben Duka August 15, 2015 10:30
Komento

6 Komente

  1. N.VJOSA August 15, 12:13

    Shume bukur!
    Me shume se vjersha, mesazhi politik qe percjell ajo eshte shembullor!
    Kur ish puna per te permbysur sistemin e meparshem, perendimoret e dashur nuk lane gur pa levizur per ta destabilizuar Shqiperine!…
    Prunë dhe mbeshteten Sali Pisqollen dhe larot e tjere, servilë dhe kuklla te tyre, perkrahen emigrimin masiv me ambasadat dhe me pas dhe tani mbasi e roberuan me kredi dhe hua kete Popull te mjerë, po e kthejne Shqiperine ne nje K o l o n i, sistemin politik e perçajne si mos me keq, perkrahen Saliun dbe kusaret e tjere qe sa hap e mbyll syte bene pasuri qe do i kish zili dhe Ali Pashe Tepelena, ….zvarritin hyrjen e Shqiptareve ne EU, perkrahin direkt dhe indirekt Vrasesit e shqiptareve dhe sistemin e korruptuar deri ne palce te se ashtuquajtures drejtesi….
    Dhe ja tani, i pranojne shqiptaret, zgjedhin prej tyre krahun e kualifikuar te punes dne te tjeret i
    degtisin si SKLLEVER MODERN TS SHEKULLIT TË 21-të…
    Asnje presje nuk i heq mesazhit politik qe percjell i talentuari dhe mendjekthjellti Arben Duka….
    Por shqiptaret duhet ta kuptojne mire, se
    I ZOTI E NXJERR GOMARIN NGA BALTA…pra daj duhet te bejne çmos te hapin nje vend pune ne Atdheun e tyre te bekuar, por te grabitur poshtersisht…
    Rruge tjeter nuk ka…Te tjerat jane enderra me sy hapur…Edhe vet EU, eshte perfshire nga kriza dhe shume antare te saj, po kercenohen si Greqia….Vendet e Lindjes po e po..

    Reply to this comment
  2. METEH August 15, 13:36

    Z.DUKA,eshte kenaqesi e madhe te lexosh poezit e tua.Ju jepni mesazhe te vyera per çdo fushe te jetes sone.Europa kurdohere eshte tallur me ne,si athere per coptimin e saj,por dhe tashme kur na ka prure ne kete derxhe sa po japim shpirt,na kercenon me vizat.Ku te punojne njerzit:-Ne uzinat e fabrikat qe shkaterroi Berishizmi-Azemizmi ? A nuk qene Eur-Amerikanet qe nxoren teorin:”Te shkaterrohet çdo gje e ndertuar ne komunizem…”? “Çekun e bardhe”?Dhe e çuan kete vend ne “0”,si ne 1938.Keta i tremben “Shqiperise madhe”ndaj kerkojne qe ky vend te mos ngei koke,te ket destabilitet te cilen Saliu eshte gati ta realizoi per rrezimin e qeverise Rama,i cili siç duket nuk u pershtatet Amerikaneve qekurse nuk pranoi LHL-Siriane.

    Reply to this comment
  3. iliri tjeter August 15, 14:41

    Cdo popull duhet te ndertoje lumturine e tij ne shtetin meme!
    Para se t’i kujtojme ” detyrat” qe duhet te kryeje Gjermanija, me pare dhe me fort t’i kerkojme te kryeje detyrat me minimale ndaj popullit, qeverise shqiptare.
    Ka shume probleme qe duhen zgjidhur. Ja nje therime prej tyre:
    1.Te hapen vende pune qe prodhojne mundesira per investime te tjera dhe Jo te shpenzohen lek per ndertimin e gjerave te panevojshme ose qe mund te presin.( kulla e shemtuar ne qender te Korces dhe luongomaret qe tani per tani jane salltanete per gjendjen e mjerueshme ku ndodhet Shqiperia).
    2. Te zbatohen politika sociale si I ka e gjithe bota per shtresat ne nevoje. Te rishikohet sistemi I taksave dhe tatimeve qe t’i sherbeje popullsise dhe jo t’a varferoje ate.
    3. Te mos miratohen ligje qe ju rritin perfitimet personale deputeteve dhe qeveritareve por te shikohen ato per pjese dermuese te popullsise.
    Eshte fare e lehte t’ju kerkosh pergjegjesi te tjereve, kur vete apo qeverija jote nuk di te qeverise!

    Reply to this comment
  4. Kris 1 August 15, 16:31

    Thone qe gomari e nxjerr te zotin nga balta Po ky gomari jone po kerkon gjembac per vehte dhe kumbari jone gjerman Po debon emigrantet dhe hap nje ekspozite te sharlatan vizatimorit.Mire eshte qe BE ,FMN,etj mos japinme borxhe se populli eshte me mire pa to.Ato shkojne ne drejtim te paditur

    Reply to this comment
  5. Geri August 15, 17:31

    Bukur

    Reply to this comment
  6. iliri tjeter August 16, 02:00

    Komenti Nr.2
    Qe te udhetosh pa viza ne zones Shengen, nuk to te thote ne asnjehere menyre dhe ne asnje rast, qe turma, kulumce, te mesysh nje vend dhe te kerkosh azil ekonomik apo dhe azil politik.
    E kuptoni se sa dem ekonomik I sjellin Gjermanise keta mijra azilkerkues?
    Eshte kollaj te shfrysh dhe te anatemosh shtetin tjeter pa u thelluar ne problemin qe ka lindur.
    Po shqiptaret qofshin dhe gazetare apo bejtexhinj, hesapet e tjetrit I bejne kollaj. Pse nuk I pranon Shqiperija sirianet apo pakistanezet qe vijne nepermjet Greqise? Eshte e varfer? Dakord, po pse Gjermanija dhe taksapaguesit gjermane buxhetin qe kane, mos ja u ka falur njeri?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*