Kërcënimi që po i vjen Shqipërisë nga tkurrja dhe plakja e popullsisë

February 12, 2018 11:57

Kërcënimi që po i vjen Shqipërisë nga tkurrja dhe plakja e popullsisë

 

Më datë 1 Janar 2018, Shqipëria numëronte 2,870,324 banorë, çka nënkupton një rënie me 0,2% krahasuar me një vit më parë.

Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se popullsia iu rikthye trendit rënës, pas një ngritjeje të lehtë më 1 Janar 2017.

Edhe pse numri i lindjeve është ende më i madh se numri i vdekjeve, duke sjellë një shtesë natyrore prej 8,637 banorësh, është emigracioni fenomeni që po tkurr popullsinë e vendit, raporton Scan.

Gjatë vitit që lamë pas prurjet e imigrantëve me largimet e emigrantëve rezultuan me një bilanc negativ prej 14,902 banorësh.

Burimi: INSTAT

Një fluks i tillë largimesh dhe norma e ulët e lindjeve ka filluar të kthehet në një kërcënim të afërt për vendin, i cili tashmë ka gjithmonë e më pak të rinj dhe gjithmonë e më tepër të moshuar.

Nëse një vit më parë, personat në moshë 0-14 vjeç zinin 26,7% të popullsisë, sot ata zënë vetëm 26%.

Edhe raporti i personave në moshë mbi 65 vjeçare është rritur nga 18,9% në 19,4%.

Ky zhvillim nënkupton se në të ardhmen skema e pensioneve do të bëhet një barrë edhe më e madhe, pasi do të ketë më pak persona në moshë pune për të përballuar një numër më të madh pensionistësh.

Burimi: INSTAT

Duke u bazuar tek piramida e popullsisë, vëmë re dy kreshta, të cilat ndalen konkretisht tek moshat 48-54 vjeç, të cilat i takojnë një bumi lindjesh të viteve 1964-1970.

Kur këta individë të dalin në pension, pra pas rreth 12-18 vitesh, atëherë do të nisin të shfaqen edhe problemet e para për ekonominë e vendit.

Gjithsesi, ky numër i shtuar pensionistësh do të mund të kompensohet nga të rinjtë e sotëm të moshave 18-21 vjeç, që i takojnë bumit të lindjeve të viteve 1997-2000.

Këta të fundit pas 12 vitesh do të jenë në kulmin e moshës së punës, por kur t’i drejtohen vetë daljes në pension pas 48 vitesh, atëherë do të shfaqet edhe vala e dytë problematike në këtë drejtim, si dhe në aspektin e mungesës së krahut të punës, analizon Scan.

a.s/dita

February 12, 2018 11:57
Komento

11 Komente

  1. $$$ February 12, 12:38

    Natyrisht ne nje vend ku Politika ka si qellim interesin vetem te politikaneve dhe vetem te politikaneve pra interesin e tyre dhe pasurimit te familjeve te tyre ska si te ndodh ndryshe !
    Partite politike gjithnje e me shume po i largohen zgjidhjeve te problemeve te shumta te publikut, shqiptar,sa eshte e bere e pamundur qe shteti te funksionoj ne drejtim te kujdesit publik dhe social !

    Reply to this comment
    • Arben February 12, 12:54

      Politika or mik, ne cdo vend ate qellim ka,

      presioni popullor e mban ne binare.

      populli shqipetar, trim dhe heroik, e ka trurin e bllokuar.

      para 6 muajsh ishin zgjedhjet dhe votoi perseri

      me perpikmeri kriminelet dhe hajdutet

      Reply to this comment
    • Une... ti... ne te gjithe... February 12, 20:56

      Po qeverri te filloj te hartoje planin e shitjes se vatanit. Me valen e pare le te shesim te gjithe zonen e bllokut, – ndoshta i blejne bexhet pacolli ose silvio beluskoni. Me valen e dyte le te shesim jugun e shqiperise (ndoshta e ble ilir meta me monika kryemadin me florinjte e thesarit te shtetit). Popullsine e jugut te vendit le ta strehoje ne kamez tek xhelal mziu.

      Me valen e trete qeverria le te filloje te shesi popullsine… megjithe se kete ka 28 vjet qe po e ben e prap pensionistet po vdesin urie e se ftohti…

      Reply to this comment
  2. Merre me long... February 12, 13:08

    Si në asnjë vend tjetër të botës, sot më shumë se gjysma e popullsisë shqiptare e ka braktisur me dhimbje vendlindjen. Jeta në emigracion fillon zakonisht në moshë të re, pasi qytetarët janë arsimuar dhe kanë arritur të binden, se sa zhgënjyese janë ofertat e pakta për punë dinjitoze. Sa e turpshme është të punosh nga mëngjezi deri në darkë vetëm për të siguruar kafshatën e gojës. Sa poshtëruese është të shohësh horrat dhe kriminelët me dy klasë shkollë të krekosen e të kapardisen si agallarë.

    Shifrat e larta të emigracionit janë faktori kryesor për plakjen e popullsisë në vend. Media të pavarura kanë raportuar për shifra alarmante të emigracionit, kështu që të dhënat e paraqitura duhet të jenë të zbukuruara.

    Reply to this comment
    • Arben February 12, 18:03

      Fatkeqesite i kane pllakosur popujt gjate gjithe historise.

      Popujt kane dalluar nga njeri tjetri si kane reaguar ndaj

      tyre.

      Reagimi i popullit shqipetar, trim dhe heroik ndaj

      mizerjes qe e rrethon eshte poshte 0-s.

      Kjo eshte fatkeqesia ketu.

      Reply to this comment
  3. katarakti February 12, 17:52

    Me 1989-ten Shqiperia kishte 3,5 milione banore!

    Reply to this comment
  4. Jimi February 12, 18:55

    Keq me buaj e keq me qe’!? Kur ishim te izoluar, o burra ta cajme rrethimin e te marrim arratine neper bote, tani qe e came rrethimin, ku shkoni more qafira qe braktisni vendin!? Lereni miletin te bej si te doje, se me mire se e kupton dhe e ndjen ai politiken askush tjeter nuk e kupton! Ata “Patriote te ndershem” qe u ngjiren per kete milet e kane ne terez. , Pa punuar nje dite jane ber miliardere dhe prandaj shqetesohen, se ne qoftese mileti largohet nga vendi, kush do te punojne per ta qe te kene mundesi te vjedhin me shume?

    Reply to this comment
  5. Kuq e zi February 12, 19:52

    Plakja eshte nje gje… emigrimi dicka tjeter
    Populli jone nuk eshte plak por me keq ai emigron

    Reply to this comment
  6. gjermani i fundit February 12, 22:38

    rrumpallw hesapi, kush ben numerimin e popullsise? Ne baze te cilit kriter? Te atyre qe gjejne ne kafene? Apo te atyre qe jane ne gjendjen civile? Njerez e nuk dine te numerojne as delet, pa lere njerezit? Une kam 20 vjet qe s’rri ne Shqiperi, sa here shkoj e kur me duhet nje dokument shkoj ne gjendjen civile, sillen me mua sikur me kane aty tere ditet e vitit. Nga e dine keta numeruesit e deleve qe une jam pjese e “tkurrjes” se popullsise apo ashtu kot? Shtet qe nuk di sa banore ka, ku jane e ku s’jane?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*