Është kërcënuar? TCH: Llalla largon familjen nga Shqipëria

September 23, 2016 15:06

Është kërcënuar? TCH: Llalla largon familjen nga Shqipëria

Kryeprokurori i Republikës Adriatik Llalla ka larguar fëmijët dhe bashkëshorten shtatzënë nga Shqipëria drejt një vendi aleat – ka raportuar sot kanali televiziv TCH, sipas të cilit “vendimi ka ardhur pas disa kërcënimeve që ka marrë nga një grup nën hetim“.

“Gjithçka ka nisur rreth dy muaj më parë kur në telefonin e kryeprokurorit kanë mbërritur telefonata dhe mesazhe kërcënuese anonime. Kërcënimi ka qënë serioz dhe i drejtpërdrejtë në drejtim të zotit Llalla dhe familjarëve të tij më të afërt. Të njëjtat burime citojnë gjithashtu gjendjen e shqetësuar të kryeprokurorit, bashkëshortja e të cilit priste dhe pret edhe një fëmijë të tretë. Më pas janë shtuar masat e sigurisë në prokurori, shtëpinë private si dhe eskortat për familjarët, dy fëmijët e tij të cilët janë në shkollë dhe bashkëshorten – raporton TCH

Sipas këtij kanali, “në drejtim të kryeprokurorit kanë vijuar të vijnë sinjalizime, kryesisht në formë miqësore, apo këshillash lidhur me zëra për një hakmarrje të mundshme fizike ndaj tij dhe familjes së tij. Natyra e kërcënimit nuk dihet, por flitet se i ka ardhur për shkak të një dosjeje hetimore ndaj një grupi të supozuar kriminal dhe për këtë janë vënë në lëvizje edhe shërbimet partnere dhe ambasadat e huaja në Tiranë, kryesisht ato të BE”.

Një prej ambasadave ka ofruar kryeprokurorit sistemimin e familjes së tij në këtë vend europian në mënyrë përfundimtare dhe familja Llalla e ka pranuar këtë zgjidhje – raporton TCH, sipas të cilit, sSpostimi i familjes së kryeprokurorit tashmë ka ndodhur, përpara fillimit të vitit të ri shkollor,a ta ruajnë identitetin e tyre, por janë në ruajtje të plotë 24 orëshe, nga forcat policore të këtij vendi partner dhe banesa e tyre private është vetëm pak kilometra larg stacionit të policisë së vendit përkatës.

Kryeprokurori Llalla thuhet se i viziton rregullisht familjarët e tij nën masa të rrepta sigurie, pasi bashkëshortja e tij është në pritje të fëmijës së tretë, por pohojnë nivelin e shtuar të stresit të tij personal dhe familjar me përshtatjen e detyruar me jetën e re. Sistemimi i familjes nuk do të jetë një masë e përkohshme por permanente – thotë TCH..

September 23, 2016 15:06
Komento

14 Komente

  1. gysi September 23, 15:12

    genjen ky prokuror ska hetuar asgje prandaj ska pse te kete frike Po frika me e madhe eshte VETINGU dhe prandaj po iken se sdo ti neneshtrohet kontrollit Prisni duroni dhe pak se do digjoni dhe per te tjere lloj lloj genjeshtrash

    Reply to this comment
    • shqipe September 23, 16:19

      Je i sakt gysi!

      Reply to this comment
      • predator September 23, 17:20

        nuk genjen jo.
        eshte Emiljano Shullazi qe kercenon
        Le ti dale per zot Luja

        Reply to this comment
        • BLACK SWAN September 23, 18:00

          ik mor koqe andej
          sapo i dolen ne shtyp fotot e jetes “modeste” qe bente
          ajo baby -prostituta qe ka pjelle ky ,
          doli direkt kercenimi …..
          hajt na u qerroni nga syte , me keto perralla me …dhalle
          ai do kercenuar vertet , ku e shikoni paligjshmerine ne kercenimin e dikujt qe ka postin me te rendesishem dhe kohen e kalon duke blere bileta per te shkuar ne Amerike , me taksat e nje populli te gjithe
          eshte ai qe po kercenon sigurine e nje republike te gjithe

          e vetmja gje qe me duket e dyshimte ne gjithe kete histori , eshte ajo historia qe e paska gruan me barre
          u çorodita , thua te kete bere ndonje pune vetem ky Dhalla ?????
          mah , nuk ma do mendja …..

          Reply to this comment
  2. TJ September 23, 15:29

    Selektiviteti pasiv i Llalles ka bere qe mafia qe s’eshte me Berishen ta kercenoje! Pse nuk fillon dosjet e PD po i mbyll?! Por nuk eshte e drejte te kercenohet dhe te gjenden ata njerez dhe te dalin para pergjegjesise! Mban ere si bombat kunder Tahirit! Eshte e njejta dore, Berisha?!

    Reply to this comment
  3. Monika Kryezeza ,motra Sllobodankes September 23, 15:53

    GJYNOF I SHKRETI VETEM MIRE I KA BO KRIMIT E KRRIMINELAVE TERE JETEN .

    Reply to this comment
  4. antonio September 23, 15:54

    Ky kryeprokuror do te mbahet mend si njeriu me i ZI i drejtesise shqiptare!
    Te gjitha keto jane sajime tre ti9j sepse ai nuk ka cuar ne gjykate qindra dosje te krimineleve dhe hajduteve me te medhenj te Shqiperise,qe nga Sali Berisha,Lul Basha etj!
    Ai qe do te te vrase,kurre nuk ben paralajmerime prandaj kjo eshte nje loje e radhes e ketij njeriu qe e ka patur me kohe vendin ne burg per shperdorim detyre minimalisht!

    Reply to this comment
  5. Valter Mola September 23, 16:44

    Vetem genjeshter kz Prokuror ke ka denuar ?Per tu kercenuar mashtrim i kalibrit te larte turp te kene

    Reply to this comment
  6. max11 September 23, 17:29

    ka frike nga reforma.
    pse nuk ka shkuar te kerkoje ndihme te amerikanet por tek BE?

    Reply to this comment
  7. perkthyesi September 23, 18:21

    Ky prokuror, ashtu si dhe te gjithe te tjeret paraardhes, vetem ka vegjetuar, e thene ndryshe, fjetur gjume! Ama, te jemi te sakte, rrogen e ka marre deri me nje, pasi ka punuar nate e dite per te miren e……….popullit!

    Reply to this comment
  8. PO.PO September 23, 18:26

    Ambasada qe e paska pranuar per ta strehuar , sepse me le nje shije te keqe ! Qeveria e atij vendi europian e njeh mire gjendjen ne Shqiperi, njeh mire korrentet politike dhe prirjet e dukeshme te ketij bashkepuntori me mafian dhe qe punon per destabilizimin e vazhdueshem te Shqiperise, duke mbrojtur e ushqyer krimin .
    Ky veprim tregon se z.Llalla, eshte pjese e mafias nderkombetare dhe pleksur me sherbimet e huaja sekrete . Tani,qe ai do te vihet ne shenjester te Vetingut , ata e largojne nga vendi , per ta ruajtur, si forme shperblimi per sherbimet qe iu ka kryer .

    Reply to this comment
  9. prokurori d.v. September 23, 20:05

    PO Po-ja shume sakte,kjo eshte e verteta

    Reply to this comment
  10. logjika September 23, 22:56

    PO ju te gazetes pse e mbani sekret qe Adriatik Llalla ka blere vile ne Gjermai dhe tani qe fillon wetingu do te shkoje dhe vete atje. Dhe une nuk e di sa e vertete eshte qe ambasada gjermane e paska siguruar Llallen per kete pune. Po Sali Berishen kush do ti afroje vile dhe strehim, cili vend i Europes?! Po ata te tjeret kush do ti siguroje? Dhe ne fund , keta sigurohen ne vendet europiane me gjithe parate dhe pasurite qe kane vjedhur apo vetem si trupa fizike?

    Reply to this comment
  11. demo September 24, 07:22

    Llalles tani po i vjen fundi,po pregatit aktin me spektakolar te jetes se tij si vegjetarjan.Mbyllja eshte makabre.Mish,peshk,gruaja me barre,arratisje,banda te strukturuara,telefonata anonime.Leri skenat Llalla,se Gramshi nuk mbahet mend per aktore e per deshmore!.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*