Kërcënohet sërish Nikos Kotzias, zarf me fishek mitralozi, në zyrë

March 17, 2018 11:22

Kërcënohet sërish Nikos Kotzias, zarf me fishek mitralozi, në zyrë

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias është kërcënuar sërish. E përditshmja greke “Ta Nea” ka shkruar se në adresë të ministrit ka mbërrutur një zarf me një fishek mitralozi.

Zarfi ka mbërritur në fillim të kësaj jave në  Ministrinë së Jashtme dhe përveç fishekut, kishte edhe një letër, përmbajtja e së cilës i referohej negociatave që po zhvillohen për zgjidhjen e problemeve mes Greqisë dhe Maqedonisë.

Kujtojmë se që nga fillimi i muajit shkurt është hera e tretë që ministri grek kërcënohet me jetë.

E  para ishte një letër që shkruante se “i kemi tre plumba për ty” dhe sipas letrës secili prej plumbave i përkiste çdo pjese të hapësirës gjeografike që quhet Maqedoni.

Më pas një tjetër letër mbërriti në adresë të Kotzias me  përmbajtje ofenduese për vetë ministrin, ku  ndër të tjera thuhej se “parlamentin duhej ta merrte në kontroll  ushtria”.

o.j/dita

March 17, 2018 11:22
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*