Kërcënoi Haradinajn, Veseli i përgjigjet Erdogan: Nuk je sulltan i Kosovës

April 1, 2018 16:50

Kërcënoi Haradinajn, Veseli i përgjigjet Erdogan: Nuk je sulltan i Kosovës

 

Kryetari i Kuvendit të Kosovës shprehu habi ndaj deklaratave të Rexhep Taip Erdogan në adresë të Kryeministrit Ramush Haradinaj.

“Jemi të befasuar me deklarimet e Presidentit te Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, të drejtuara ndaj Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në një kohë kur institucionet e Republikës së Kosovës po trajtojnë në hollësi veprimet që çuan në arrestimin dhe deportimin nga Kosova në Turqi të gjashtë shtetasve turq”, shkruan ai në rrjetet sociale.

Veseli thotë se Turqia e ka treguar në të shkuarën dhe vazhdon të tregojë se është një vend mik i Kosovës, por shton se të tilla deklarata nuk kontribuojnë në forcimin e miqësisë mes dy vendeve.

Ai thotë se institucionet e Kosovës nuk mund të bien pre e presioneve të jashtme.

“Veprimet e institucioneve të Republikës se Kosovës janë sovrane dhe si të tilla nuk mund t’u nënshtrohen presioneve të jashtme. Në këtë drejtim, edhe marrja në përgjegjësi e bartësve të institucioneve të sigurisë është çështje e brendshme dhe në diskrecion të lidershipit të Kosovës”, shkruan kreu i Kuvendit.

 

April 1, 2018 16:50
Komento

1 Koment

  1. ganiu April 1, 18:36

    Edhe mua do të më kishte pëlqyer sikur Veseli ti kishte shkruar sipas titullit tuaj, por në fakt ai në mënyrë diplomatike i ka thënë të mos përzihet.
    Për mendimin tim ky titull vërteton thënien e Ramës, “mendje kazani”.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*