Kërcënoi me armë kryebashkiakun e Belshit, policia kap agresorin Tafani

October 31, 2017 18:46

Kërcënoi me armë kryebashkiakun  e Belshit, policia kap agresorin Tafani

 

Policia e Elbasanit arreston një ditë pas denoncimit të kryebashkiakut të Belshit, Arif Tafani, se ishte kërcënuar me armë dhe gjobitur 300 mijë euro, autorin e dyshuar të krimit.

Burime zyrtare konfirmuan se “bënë kapjen dhe shoqërimin në Stacionin e Policisë Belsh të të dyshuarit Rajan Tafani, 31 vjeç”.

Aksioni u krye nga agjentët e Hetimit të Krimit dhe akuza ndaj të riut është “kanosje për shkak të detyrës”.

Nga hetimet paraprake rezulton se shkak i kanosjes ka qenë prishja e lokalit të familjes të të dyshuarit në qendër të qytetit për shkak të planit të ri që kishte bashkia për ndërtimet.

Në shenjë hakmarrje, 31-vjeçari sipas denoncimit të kryebashkiakut Tafani, që ka të njëjtin mbiemër me agresorin, i ka prerë rrugën makinës së tij më 30 tetor në aksin Belsh-Pajovë, te “Fusha e Bardhë”, duke i vendosur pistoletën në ijë.

“Më kërcënoi dhe më tha se nëse nuk i jepja 300 mijë euro dhe një leje shesh ndërtimi në qendër të qytetit, atëherë do më vriste dhe shuante familjen”, ka dëshmuar kryebashkiaku.

Hetimet e mëtejshme për ngjarjen do i kalojnë Prokurorisë së Elbasanit, kurse Tafani do të dalë për masë sigurie në gjykatë./a.q/Dita

 

October 31, 2017 18:46
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim