Kërcënoi punonjësit e Bashkisë Kamëz, kapet me armë

November 8, 2019 11:18

Kërcënoi punonjësit e Bashkisë Kamëz, kapet me armë

Një operacion policor i koduar “Valiasi” ka vënë në pranga një person i cili për shkak të detyrës kërcënoi punonjësit e bashkisë Kamëz.

I arrestuari është R. S., 61 vjeç, banues në Valias i ri, në Kamëz.

I dyshuari është konfliktuar për shkak të detyrës me punonjësit e Bashkisë Kamëz, të cilët po kryenin punime në një tokë në kufi me tokën e shtetasit R. S.

Ggjatë momentit që 61-vjeçari po futej në banesë i ka kërcënuar me fjalë për jetën punonjësit e Bashkisë Kamëz.

Me marrjen dijeni për rastin, në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë dy shërbime të patrullës dhe specialistë për parandalimin dhe hetimin e krimit, të cilët kanë parandaluar përshkallëzimin e konfliktit dhe gjatë kontrollit të banesës dhe ambienteve në pronësi të këtij shtetasi, policia gjeti një armë zjarri pushkë dhe fishekë luftarakë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i R. S., për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

 

l.h/ dita

November 8, 2019 11:18
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*