Kërcënon dhe dhunon efektivin, e kishte kuptuar që gënjeu për emrin

April 23, 2016 17:35

Kërcënon dhe dhunon efektivin, e kishte kuptuar që gënjeu për emrin

Ndalim qëndrimi, dëbim të menjëhershëm dhe të mos hyjë më për 3 vjet në provincën e Bolzanos. Kështu ka vendosur për Fatmir Muhajn, shqiptarin 23 vjeçar, Gjykata e Bolzanos.

Mbrëmjen e 13 prillit të këtij viti, Muhaj së bashku me të tjerë shokë, ka kërcënuar dhe dëmtuar një polic brenda një lokali në Oltrisarco.

Mësohet se shqiptari ishte ndaluar nga efektivi i policisë në rrugë, pasi u pa të drejtonte një makinë, por nuk kishte patentë. Ai kishte dhënë informacione të rreme për identitetin e tij.

Më pas ishte larguar nga vendngjarja për të shmangur identifikimin. Ditën tjetër agjenti i policisë, duke e njohur shqiptarin i cili i kishte shpëtuar një ditë më parë, i ishte afruar duke i kërkuar të dhëna mbi identitetin, raporton Panorama.

Por i riu e kishte kërcënuar me vdekje oficerin që këtë herë ishte i shoqëruar edhe nga një koleg, me ton arrogant madje e kishte shtyrë edhe me dorë.

Po atë mbrëmje, shqiptari u takua me policin brenda një lokali në Oltrisarco, ku vazhdoi me kërcënimet që u pasuan edhe me grushte, me mbështetjen e katër personave të tjerë.

Oficeri u godit edhe me një xham, që i shkaktoi lëndime serioze në fytyrë dhe qafë. Kjo ishte historia që çoi në dëbimin e shqiptarit nga Italia.

April 23, 2016 17:35
Komento

1 Koment

  1. XXXL April 23, 18:00

    Te dhunosh dhe te xhdepesh ne dru nje polic dhe te mos plasesh ne burg, por vetem te debohesh nga Italia, kjo ndodh vetem ne kete vend. Me per lesh ka per te ikur ky shtet prej emigranteve qe e kane “Pushtuar”

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*