Kërcënon kreun e Bashkisë së Korçës, arrestohet 59-vjeçari

December 11, 2014 09:21

Kërcënon kreun e Bashkisë së Korçës, arrestohet 59-vjeçari

Një 59-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë, për shkak se ka kërcënuar kreun e Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo.

Sipas policisë, i arrestuari është Petrit Xhelollari.

Ai e ka kërcënuar kryebashiakun në zyrën e tij, për shkak se Bashkia ka vendosur që të prishë shtëpinë.

Mësohet se shtëpia e tij do të prishet për shkak të zgjerimit të bulevardit të Korçës.

Petrit Xhelollari është banues i lagjes 5 të qytetit të Korçës dhe ndërtesa që përfshin projekti për zgjatimin e bulevardit ndodhet në rrugën “Gjon Buzuku”.

December 11, 2014 09:21
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*