Kërkesa drejtuar qeverisë: TVSH për biznesin e vogël të shtyhet në fillim të 2019

March 4, 2018 13:08

Kërkesa drejtuar qeverisë: TVSH për biznesin e vogël të shtyhet në fillim të 2019

Pak javë nga nisja e zbatimit të skemës së TVSH-së për biznesin e vogël, Konfindustria deklaron se do t’i kërkojë zyrtarisht qeverisë shqiptare shtyrjen e zbatimit të tij.

Shtyrja e afatit këshillohet të jetë fillimi i vitit 2019.

Më poshtë, pjesë nga deklarata:

“Mbështetur në të dhënat zyrtare janë me mijëra biznese të vogla, që sipas Drejtorisë së Tatimeve po kalojnë më shpejtësi në mbyllje të sforcuara si pasojë e përfshirjes në skemën e TVSH. Konfindustria, duke e mbështetur parimisht vlerëson, se shtrirja e TVSH mbi biznesin e vogël me qarkullim vjetor mbi 2 milion/lekë nuk duhet të ndërmerret si një akt i veçuar, por pjesë e një procesi të mirëstudiuar profesional, institucional dhe ligjor për ndikimin e një mase të tillë në ekonominë dhe mirëqenien e qytetarëve shqiptare në afatgjatë.

Masa e mësipërme ka vetëm ndikim të tërthortë dhe jo të drejtpërdrejtë në uljen e nivelit të informalitetit në ekonomi. Në rast të kundert pasojat do të jenë mbyllja e disa mijëra biznesesh të vogla, që do të kërkojnë mbështetje sociale papunësie nga buxheti, monopolizim sektorial, rrezikim masiv të prodhimit vendor, që punon me cikël të mbyllur për tregun e brendshëm dhe favorizim i prodhimeve të importit. Gjithashtu, vështirësia objektive e menaxhimit nga institucionet fiskale përgjegjëse të skemës së zgjeruar të TVSH, rrezikon të prodhojë problematika financiare për buxhetin e shtetit dhe njëkohësisht rritjen e mundësive për abuzime dhe korrupsion”.

b.m. / dita

March 4, 2018 13:08
Komento

3 Komente

  1. Lumi March 4, 13:32

    Konstatim I sakte. Futja e TVSH ne bizneset e vogla I ka gjetur te papregatitur. Njerezit nuk dine c’jane bilancet dhe dokumentacioni i nevojshem. Levizja e kufirit te xhiros vjetore nga 7 milion ne 2 milion eshte difference e madhe. Frika nga gjobat eshte perhapur gjithandej. Keto tregojne se shteti vet eshte I paqarte, pasi cfare thote sot nuk ben neser dhe ne vend te sillet si partner e te ndihmoje biznesin po e masakron ate. Duket qarte qe shteti interesohet vetem per vjelje taksash e jo per rritje apo qendrushmeri te biznesit.

    Reply to this comment
  2. Fatmiri March 4, 14:56

    Ne programin e PS eshte theksuar dhe vendosur “taksa progresive”, le te veprohet keshtu edhe me TVSH. :biznesi i madh apo “grosistet ta paguajne te plote , biznesi i mesem 50% , ai i vogel 25% dhe pensionistet e familjet ne nevoje te perjashtohen nga TVSH dhe cdo lloj takse!

    Reply to this comment
  3. Pluton Investor shpk Pastrim parash March 4, 17:10

    Viti tjeter eshte vit elektoral dhe keta qe kane leshuar deklaraten ja kane futur kot.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*